Trendi viral i TikTok-ut – Slugging

Të gjithë mund t'a pranojmë se i jemi dorëzuar ndonjë truku viral bukurie ose produkti viral të TikTok-ut. Një ndër truqet më të famshmet ishte e zhytnim fytyrën në një tas me akull për të reduktuar ënjtjen. Truqet virale të bukurisë janë të shumta, por fatmirësisht ka edhe një bollëk adhuruesish të shkencës në TikTok që hedhin poshtë shumë nga këto mite dhe ata shpesh ofrojnë zgjidhje alternative të trajtimit të kujdesit të lëkurës. Ekziston një trend për të cilën shumica e ekspertëve të lëkurës mund të bien dakord se ia vlen reklamimi, ky është trendi i slugging.

Vetëm hashtagu #slugging ka mbi 189 milionë shikime, sepse të gjithë kërkojnë një gjë: lëkurë të lëmuar si të bebeve. Slugging është një praktikë e thjeshtë që kërkon "aplikimin e një hidratuesi të tillë si petrolatum, para gjumit," shpjegon dermatologu i certifikuar Dr. Hadley King. Trendet e kujdesit për lëkurën mund të jenë të ndërlikuara për t'i mbajtur, por slugging ka aq përfitime sa ia vlenë t'a provoni. Lexoni më poshtë për më shumë këshilla se si ta praktikoni metodën slugging siç duhet nga ekspertë që mund t'u besoni.

Çfarë është slugging?

Sigurishtë ka kohë që nuk keni përdorur vazelinë në fytyrën tuaj, por Dr. Alexis Parcells, MD, një kirurge plastike e certifikuar dhe themeluese e SUNNIE, shpjegon se slugging është një teknikë e thjeshtë "e përhapjes së një hidratuesi të rëndë (occlusive) si vazelina si hapi i fundit i një rutine nate." Është proces i çrregullt, por bllokon lagështinë, si dhe produktet e tjera që keni përdorur në rutinën tuaj të natës. "substanca e rrëshqitshme i ngjan një kërmilli (slug), prandaj edhe emri i teknikës është "slugging", shton ajo.

Carla Nelson dhe Wendy Jules nga Brooklyn's Fleur De Lis Beauty thonë se ky trajtim nuk është vetëm një mënyrë e shkëlqyeshme për të hidratimin e lëkurës tuaj gjatë natës, por "ai ofron hidratim të madh dhe mbajtjen të lagështisë në lëkurë, duke e lënë lëkurën të freskët në mëngjes. Qëllimi është të ruani lëkurën e re të gjallë dhe slugging patjetër ndihmon në këtë."

Sa herë duhet ta praktikoni slugging?

Rregulli numër një i kujdesit të lëkurës është që të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për shëndetin dhe nevojat e lëkurës suaj. "Për sa i përket frekuencës, është më mirë të dëgjoni lëkurën tuaj," shton Nelson. Nëse keni lëkurë që ka tendencë të jetë e thatë, mund të përfitoni nga slugging çdo ditë. Ndërsa, ata që kanë lëkurë të yndyrshme, megjithatë, duhet të konsiderojnë të heqin dorë komplet apo t'a praktikojnë shumë rrallë këtë teknikë, thotë Dr. Parcells, pasi slugging mund të përkeqësojë aknet aktive ose lëkurë të prirur ndaj yndyrës.

Çfarë lloj produktesh duhet të shmangni kur praktikoni metodën slugging?

Dr. Parcells këshillon të mos përdorni përbërës aktivë, të tillë si acidet alfa-hidroksi (AHAs), acidet beta-hidroksi (BHAs) ose retinoidet kur e praktikoni slugging gjatë natës. "Kur bllokohen, këta komponent [aktivë] mund të rrisin forcën e tyre, duke çuar në rezultate të paparashikueshme në lëkurën tuaj," shpjegon ajo. Slugging shoqërohet më së miri me përbërës hidratues si mjalti ose aloe vera. "Vetë slugging nuk është hidratues në vetvete - ai nuk e mbush lëkurën me lagështi. Përkundrazi, ai thjesht mban që produktet hidratuese që të kryejn funksionin e tyre të plotë," thotë Dr. Parcells.

Si praktikohet slugging?

Së pari, duhet të siguroheni që po filloni me një fytyrë të pastër përpara se të aplikoni produktet në lëkurë. "Kjo teknikë nuk është komedogjenike (shkaktuese e puçrrave), por nëse keni pore të bllokuara ose grim të papastruar plotësisht, mund të krijoni një infeksion apo t’i përkeqësoni aknet aktive duke i bllokuar këto grimca nën hidratuesin e vënë. Sigurohuni që lëkura juaj të jetë SUPER e pastër përpara se ta praktikoni slugging.“, thotë Dr. Parcells.

Më pas, sigurohuni që produktet që po aplikoni janë hidratuese për lëkurën. Dr. Parcells shton lëkura duhet të jetë e njomë kur e praktikoni teknikën dhe duhet të kërkoni "produkte me bazë glicerine, hialuronik apo aloe". Hapat janë të thjeshtë:

  • Pastroni lëkurën
  • Eksfolioni lëkurën
  • Hidratoni lëkurën me produkte me bazë ushqyese
  • Aplikoni hidratuesin të rëndë (occlusive)

Këto hapa duhet të bëhen rreth 30 minuta para gjumit për të lejuar që produktet të depërtojnë në lëkurë. Përpara se të lyeni lëkurën tuaj me hidratuesin e rëndë (occlusive), është më mirë të mbroni edhe këllëfin e jastëkut tuaj. "Vendosni një peshqir mbi këllëfin e jastëkut tuaj pasi gjërat mund të bëhen të çrregullta gjatë natës. Konsideroni t'i mbani flokët me kapele gjumi ose shirit koke." sugjeron Dr. Parcells.

Burimi: elle.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!