Të dashur klientë,

Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e transportit:

  • DHL
  • Posta e Kosovës
  • Posta Mik Mik

Shënim: Minimumi i vlerës së porosisë për transportimin e produkteve me postën DHL është 50€.


Ju lutem shikoni më poshtë detajet e transportit:

  1. Brenda Republikës së Kosovës:
    • Transporti nga UNI Cosmetics - Dërgesat e porosive brenda Kosovës do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 24 orë pune (1 deri në 3 ditë).
    • Posta Mik Mik - Dërgesat e porosive brenda Kosovës do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 24 orë pune (1 deri në 3 ditë).
    • Çmimi i trasnportit - Për çdo porosi mbi vlerën 9.99€ transporti është falas kudo në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa për çdo porosi nën vlerën 9.99€ transporti paguhet 2.49€.

Shënim:
a. Në bazë të përvojës sonë, dërgesat e porosive në 99% të rasteve arrijnë brenda ditës. 
b. Minimumi i vlerës së porosisë për transportimin e produkteve me postën DHL është 50€.

  1. Shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi):
    • DHL – Dërgesat e porosive në shtetet fqinje do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 24 orë pune.
    • Posta e Kosovës Sh.A.Dërgesat e porosive në shtetet fqinje do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 10 ditë pune.
    • Posta Mik Mik - Dërgesat e porosive në shtetet fqinje do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 7 ditë pune.

Shënim:
a. Në bazë të përvojës sonë, dërgesat e porosive me Postën e Kosovës/Mik Mik, në 99% të rasteve arrijnë brenda 3-4 ditësh.
b. Minimumi i vlerës së porosisë për transportimin e produkteve me postën DHL është 50€.

  1. Shtetet evropiane:
    • DHL – Dërgesat e porosive në shtetet evropiane do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 24 orë pune.
    • Posta e Kosovës Sh.A. – Dërgesat e porosive në shtetet evropiane do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar brenda 15 ditë pune.

Shënim:
a. Në bazë të përvojës sonë, dërgesat e porosive me Postën e Kosovës, në 99% të rasteve arrijnë brenda 7-10 ditësh. 
b. Minimumi i vlerës së porosisë për transportimin e produkteve me postën DHL është 50€.

  1. Shtetet e tjera:
    • DHL – Dërgesat e porosive në të gjitha shtetet e tjera të botës do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar për 48 orë pune.
    • Posta e Kosovës Sh.A. – Dërgesat e porosive në të gjitha shtetet e tjera do të arrijnë tek destinacioni i kërkuar më së largu brenda 30 ditë pune.

Shënim:
a. Në bazë të përvojës sonë, dërgesat e porosive me Postën e Kosovës, në 99% të rasteve arrijnë brenda 10-15 ditësh.
b. Minimumi i vlerës së porosisë për transportimin e produkteve me postën DHL është 50€.

Worldwide Shipping

Për herë të parë në historinë e tregut të kozmetikës në rajonin e Ballkanit, ne kemi filluar edhe me shërbimin e ri të transportimit të produkteve në të gjithë botën (Worldwide Shipping), në mënyrë që të jemi sa më afër klientëve tanë.

Transporti jashtë Kosovës për produktet me rrezikshmëri të lartë

Disa lloje të produkteve, si p.sh.: parfumet, spërkatësit e flokëve me presion dhe produkte të tjera me përmbajtje alkoolike ose kimike, nuk mund të transportohen jashtë Republikës së Kosovës me postën DHL dhe postën e Kosovës. Kjo ndodhë si pasojë e rregullave të shumë kompanive të njohura transportuese për produktet me rrezikshmëri të lartë.

Shumë parfume përmbajnë pothuajse 90% alkool etilik. Alkooli është një përbërës i ndaluar pasi është i ndezshëm dhe mund të përbëjë rrezik për sigurinë e transportit. Sipas klasifikimit të OKB-së 1266 për mallrat e rrezikshme, parfumet me tretës të ndezshëm konsiderohen të rrezikshëm. Prandaj, kompanitë ndërkombëtare të transportit si DHL Express dhe të tjera, ndalojnë transportimin e parfumeve që përmbajnë alkool.