Politika e privatësisë
Le të flasim për privatësinë
Ne funksionojmë duke besuar në bërjen e gjërave lehtë të kuptueshme për përdoruesit. Ne jemi të vetëdijshëm që thjeshtësia e tekstit në vijim do ta evitoj mërzinë gjatë leximit të kushteve të privatësisë. Prandaj, ne e kemi hartuar “Politikën e Privatësisë” në mënyrë të tillë që përdoruesit ta lexojnë dhe kuptojnë atë lehtësisht dhe në mënyrë të thjeshtë.
Kjo politikë shpjegon sesi UNI Cosmetics i përdor të dhënat e juaja personale kur ju regjistroheni dhe blini në web-faqen tonë: uni-cosmetics.com.
Çka ka ndryshuar?
Ligji evropian për mbrojtjen e të dhënave personale ka ndryshuar më 25 maj, 2018. Si secila kompani apo organizatë që i përdor të dhënat e juaja personale, edhe ne duhet t’ju ofrojmë më shumë informacione sa i përket qëllimeve të përdorimit të të dhënave personale, të drejtat që ju i gëzoni si dhe kuptimi i tyre në praktikë. Prandaj, ne e kemi marrë mundin që ta përditësojmë “Politikën e Privatësisë”. Mos u brengosni! Mënyra sesi i përdorim ne të dhënat nuk ka ndryshuar dhe vazhdojmë të kemi të njejtin nivel të përkujdesjes dhe mbrojtjes ndaj përdoruesve. Ne shpresojmë që e kemi shpjeguar në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë por nëse ju e shihni të arsyeshme që të informoheni më shumë, ju lutem referojuni legjislacionit të Republikës së Kosovës: Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e BE-së 2016/679 (Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave).
Ju premtojmë!
Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur privatësinë tuaj. Ne besojmë në përdorimin e informatave tuaja personale për t’ju ofruar shërbime më cilësore dhe efikase. Ne gjithmonë do t’i ruajmë informatat tuaj personale në mënyrë të sigurt dhe nuk do t’i shesim ato tek palët e treta. Në rast se keni opcione apo të drejta shtesë ne do t’i shpjegojmë ato tek ju në mënyrë që të evitohet çfardo keqkuptimi që mund të lind ndërkohë. Ne e kemi hartuar këtë “Politikë të Privatësisë” në gjuhën shqipe dhe në atë angleze, pa terminologji juridike, që ne t’ju shpjegojmë se si dhe pse i përdorim të dhënat tuaja. Shpresojmë që do ta keni të lehtë për ta kuptuar “Politikën e Privatësisë”, por nëse keni diçka të paqartë apo pyetje shtesë, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në: info@uni-cosmetics.com.
Kush e kontrollon informacionin tuaj?
Ju e kontrolloni. Përgjatë gjithë “Politikës së Privatësisë”, “ne uni-cosmetics.com” ose “UNI Cosmetics” nënkupton të gjitha filialet tona. Ne mund të ndajmë informatat e juaja personale tek filialet tona për t’ju informuar lidhur me produktet dhe shërbimet që ne i ofrojmë, për t’ju përgjigjur ankesave dhe pyetjeve tuaja si dhe për t’ju ofruar shërbime sa më të mira. Sidoqoftë, ne kurrë nuk e harrojmë faktin që këto informata personale janë tuajat dhe se ne do t’ju dërgojmë materiale të marketingut dhe informacione të tjera me rëndësi për klientët, vetëm nëse ju jeni pajtuar paraprakisht.
Mbledhja e informacioneve tuaja
Informatat që ne i marrim nga ju
UNI Cosmetics mbledhë informacionet e juaja personale kurdo që ju blini tek ne online, në pikat tona të shitjes ose kur ju i përdorni shërbimet tona.
Ju lutem shikoni më poshtë shembullin e të dhënave që ne i marrim nga ju:
- Emri dhe mbiemri, adresa, detajet kontaktuese, historiku i përdorimit të web-faqes (duke përfshirë reklamat që ju paraqiten kur ju vizitoni web-faqen), blerjet dhe informatat rreth çfardo pajisjeje që ju përdorni për të pasur qasje në shërbimet tona.
Informacionet që i mbledhim online: “Cookies”
“Cookie” është një skedar në shfletuesin tuaj të internetit që na mundëson që të njohim kompjuterin tuaj kur vizitoni uni-cosmetics.com dhe poashtu ju ndihmon që të përdorni web-faqen tonë më shpejt dhe më lehtë (p.sh. ju mban mend informatat tuaja për tu lidhur më shpejt). “Cookies” janë poashtu esenciale për funksionimin e pjesëve të caktuara të web-faqes dhe ne i përdorim ato për të mbledhur informacione se si përdoret web-faqja, sa vizitorë vizitojnë dhe kthehen në web-faqen tonë si dhe cilat produkte shikohen. Ne poashtu përdorim "Pixels" apo "GIF Transparent" për të na ndihmuar në menaxhimin e marketingut online. Kjo si rezultat na ndihmon të mësojmë cilat reklama janë më efektive në sjelljen e përdoruesve tek web-faqja e jonë. Informacionet e mbedhura në këtë mënyrë janë anonime dhe nuk përmbajnë asnjë informacion që mund t’ju identifikoj personalisht. Nëse dëshironi më shumë informata të pavarura rreth Cookies, shtypni këtu.
Si i përdorim ne “Cookies”
Web-faqja uni-cosmetics.com përdorë “Cookies” si në mënyrat e mëposhtme.
-
Ta bëjmë web-faqen funksionale:
Këto “Cookies” janë esenciale në mënyrë që të shfletoni web-faqen si dhe të lidheni në faqe të sigurta. Pa to, do ta kishit të pamundur të blinit në web-faqen tonë apo të kishit qasje në llogarinë tuaj.
-
Mbikëqyrja dhe përmirësimi i performancës së web-faqes:
Këto “Cookies” mbledhin informacione rreth asaj se si përdoruesit e përdorin web-faqen uni-cosmetics.com, p.sh.cilat faqe ata vizitojnë më së shumti dhe nëse ata shohin mesazhe me gabime. Informacioni grumbullohet dhe kështu menjanohet identifikimi i individëve. Ne e përdorim këtë vetëm për të na ndihmuar që të përmirësojmë funksionimin e web-faqes sonë.
-
Mundësimi i veçorive të web-faqes:
Këto “Cookies” i mundësojnë web-faqes sonë të kujtoj përzgjedhjet që ju keni bërë, siç është emri i juaj si përdorues apo rajoni ku ndodheni si dhe na ndihmon që t’ju sjellim një përvojë më të mirë dhe më personale. Për shembull, ato mund t’ju mundësojnë që të shikoni një video-klip, të komentoni në ndonjë blog apo të keni mundësinë për vlerësim të produktit.
-
Personalizimi i përvojës së uni-cosmetics.com:
Këto “Cookies” na mundësojnë që t’ju sjellim një përvojë më të personalizuar kur ju vizitoni web-faqen tonë, duke ju njohur dhe duke mbajtur në mend preferencat apo përzgjedhjet që ju keni bërë në vizitat paraprake në web-faqe. Ne mund t’i lidhim këto “cookies” tek informatat tjera që ne i ruajmë rreth jush (siç janë të dhënat e kartelës së UNI Cosmetics) dhe të përdorim këtë për t’ju ofruar oferta dhe përmbajtje më relevante. “Cookies” na mundësojnë t’ju sjellim përmbajtje dhe oferta më të personalizuara përmes kanaleve tona të tjera të komunikimit. Këto përfshijnë pikat tona të shitjes, postimet, adresat elektronike, rrjetet sociale, mediat online, web-faqen dhe aplikacionin.
-
Marketingu dhe reklamimi:
Këto “Cookies” përdoren për të shpërndarë reklamat që janë më relevante për ju, për të kufizuar numrin e shikimeve të një reklame të caktuar si dhe për të matur efikasitetin e fushatave reklamuese.“Cookies” mban mend që ju e keni vizituar web-faqen dhe ky informacion mund pastaj të ndahet me palët e treta për qëllime reklamimi. Ato poashtu përdoren për të mundësuar krahasimin e çmimeve me web-faqet e tjera për të përmirësuar funksionalizimin e web-faqes. Për të lidhur aktivitetin tuaj online me blerjet tek pikat tona shitëse, ne mund t’i krahasojmë informacionet e klientit që janë të ndërlidhura me të dhënat tona të transakcioneve në pikat shitëse, me ato që janë grumbulluar online, për shembull duke krahasuar email-in apo numrin e kartelës së UNI Cosmetics. Shembujt e kompanive me të cilat ne e bëjmë këtë lloj analize përfshijnë Google dhe Facebook. Informacioni i grumbulluar përdoret për të përmirësuar efikasitetin e aktivitetit tonë reklamues si dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe mesazhet të cilat ua dërgojmë.
Ndalimi apo bllokimi i “Cookies”
Ashtu siç do të mund ta keni parë në “Si i përdorim Cookies” më lartë, disa pjesë të web-faqes sonë nevojiten të kenë “Cookies” për të funksionuar në mënyrë të duhur. Në mënyrë të paracaktuar, “Cookies” duhet të aktivizohen në kompjuterin apo pajisjen tuaj dhe edhe pse ju mund t’i “ç’aktivizoni” ato në shfletuesin tuaj të web-faqeve, kjo do të ndikoj në përvojën tuaj me uni-cosmetics.com. Shfletimi, shikimi dhe kërkimi i produkteve do të jetë i kufizuar por nuk do të mund të bëni blerje, dhe mund poashtu të ndesheni me probleme teknike me disa veçori në web-faqe. Do t’ju duhet që të rivendosni detajet tuaja bazike sa herë që ju vizitoni web-faqen dhe ne nuk do të mund ta bënim atë më personale për ju – ju do të shihni përmbajtje gjenerike që nuk do të ishte interesante apo relevante për ju. Nëse ju edhe më tutje do të preferonit të kufizoni, bllokoni apo fshini “Cookies” nga uni-cosmetics.com apo çfardo web-faqe tjetër, është e lehtë ta bëni në shfletuesin tuaj të web-faqeve. Çdo shfletues i web-faqeve është i ndryshëm, prandaj ju duhet të shikoni në menunë “ndihmë” (help) që gjendet në shfletuesin e web-faqeve dhe të shikoni se si t’i ndryshoni “preferencat e cookie-t”.
Privatësia e juaj dhe kompjuterët e përbashkët
Nëse hyni në llogari të uni-cosmetics.com nga një kompjuter i përbashkët, siç mund të jetë në internet kafe apo nga kompjuteri i kolegut në punë, “Cookies” mund të shkaktojnë që email-i i juaj të paraqitet në fushën e lidhjes tek secili që e përdorë web-faqen në atë kompjuter pas jush. Ju mund ta shmangni këtë duke i fshirë “Cookies” që janë ruajtur nga shfletuesi i juaj i web-faqes. Opcioni për ta bërë këtë është normalisht tek menyja “mjetet” (Tools) lartë në dritaren e shfletuesit të web-faqeve.
Privatësia e aplikacionit mobil
Informacioni që ne marrim nga aplikacioni mobil i uni-cosmetics.com
Aplikacioni uni-cosmetics.com duhet të ketë qasje në disa informacione që mbahen në telefonin tuaj si dhe në disa funksione të pajisjes në mënyrë që funksionoj si duhet. Duke e shkarkuar aplikacionin e uni-cosmetics.com, ju i jepni UNI Cosmetics leje për ta bërë këtë për qëllimet e mëposhtme. Të jeni të sigurtë që ne do t’i përdorim këto leje vetëm për të ofruar aplikacionin dhe shërbimet që i kërkoni ju.
Pajisja e ID-së dhe identiteti i përdoruesit
Aplikacioni i uni-cosmetics.com i merr informacionet lidhur me pajisjen që është instaluar, siç është modeli i telefonit tuaj, verzioni i sistemit operativ që është në përdorim si dhe verzioni i aplikacionit që është i instaluar. Kjo mundëson që UNI Cosmetics në mënyrë të saktë t’ju njoftoj për më të rejat në aplikacion kur ato të jenë në dispozicion për verzionin tuaj. Aplikacioni poashtu e piketon referencën e ID-së së pajisjes e cila na mundëson që të dërgojmë njoftime tek pajisja e juaj specifike nëse ju paraprakisht jeni pajtuar që ne të mund ta bëjmë një gjë të tillë. Ky shërbim ofrohet me asistencën e palës së tretë.
Aktiviteti i kartelës së UNI Cosmetics
Nëse zgjedhni që ta lidhni kartelën tuaj të UNI Cosmetics me aplikacionin e uni-cosmetics.com, do të na mundësoj që të përmirësojmë përvojën tuaj të përdorimit të aplikacionit – për shembull, ne atëherë mundemi t’ju ofrojmë oferta të personalizuara dhe mesazhe. Për ta bërë këtë në mënyrë efikase, ne do t’i ndjekim ndërveprimet tuaja me këto oferta dhe mesazhe, shikimet, aktivizimet, riblerjet për tu siguruar që ne vazhdojmë t’ju sjellim oferta që ne besojmë se janë në interesin tuaj.
Vendodhja
Nëse i jepni leje aplikacionit të uni-cosmetics.com për të patur qasje në shërbimet e vendodhjes (siç është GPS apo vendodhja nga rrjeti), aplikacioni do t’i përdorë këto të dhëna për të përmirësuar funksionalizimin e disa veçorive. Për shembull, duke mundësuar veçorinë “vendodhja e dyqanit” (Store Locator) për të ndihmuar në identifikimin e pikave shitëse afër vendit ku ju jeni. Aplikacioni mund të ketë qasje në dy vende të ndryshme: “afërsisht” (approximate), ku vendi përcaktohet duke pasur qasje në rrjet nga pajisja e juaj, dhe “saktësisht” (precise), ku të dhënat e GPS-it përdoren shtesë tek të dhënat e rrjetit për një pozicionim më të saktë.
Hapësira/t, fotot, dosjet e mediave, kamera dhe drita sinjalizuese
Aplikacioni uni-cosmetics.com nevojitet që të ketë qasje tek fushat e pajisjes (hapësira/t, fotot, dosjet e mediave, kamera dhe drita sinjalizuese) suaj për t’ju mundësuar që të përdorni veçorinë e fotos dhe të përzgjedhni fotografitë që ju dëshironi t’i dërgoni tek pikat shitëse të UNI Cosmetics për t’i printuar. Aplikacioni uni-cosmetics.com mund gjithashtu të ketë qasje në pajisjen e kamerës për t’ju mundësuar që të bëni foto nëse vendosni që të piketoni një fotografi të re për printim. Kamera gjithashtu përdoret për t’ju mundësuar që ta skenoni barkodin dhe aplikacioni mund poashtu të aktivizoj dritën sinjalizuese në pajisjen tuaj për t’i dhënë kamerës dritë të mjaftueshme për të bërë foto apo për të skenuar barkode.
Informacionet e telefonit dhe thirrjes
Aplikacioni i uni-cosmetics.com mund të ketë qasje tek thirrësi i telefonit në pajisjen tuaj për t’ju mundësuar që t’i bëni thirrjet në mënyrë direkte nga aplikacioni i uni-cosmetics.com, për shembull për të telefonuar ekipin e kujdesit të klientëve.
Kontaktet
Aplikacioni i uni-cosmetics.com mund të ketë qasje tek kontaktet që janë të ruajtura në pajisjen tuaj për t’ju mundësuar që të shpërndani aplikacioni ne uni-cosmetics.com përmes kanaleve të mediave sociale me kontaktet që i mbani në pajisjen tuaj.
WiFi, lidhjet e rrjetit dhe të dhënat e internetit
Aplikacionit të uni-cosmetics.com i nevojitet qasja në internet për të funksionuar dhe kështu mund t’i qaset shërbimeve të të dhënave në pajisjen tuaj. Do të lidhet me rrjetet e diponueshme të Wi-Fi-së, nëse Wi-Fi është aktiv në pajisje në mënyrë që të shkarkoj të dhëna. Nëse aplikacioni nuk mund të përdorë rrjetin e Wi-Fi-së, të dhënat do të kthehen nga rrjeti duke e përdorur lidhjen me 3G, 4G apo 5G.
Parandaloni pajisjen që të bie në gjumë
Aplikacioni i uni-cosmetics.com nëse kërkohet mund të parandaloj pajisjen tuaj që të bie në gjumë për tu siguruar që aplikacioni pranon njoftime edhe kur pajisja të jetë jo-aktive.
Kontrollimi i vibrimit
Aplikacioni i uni-cosmetics.com mund të ketë qasje në mundësinë e pajisjes për të vibruar në mënyrë që alarmi i vibrimit të mund të aktivizohet kur njoftimi pranohet.
Mbikëqyrja e funksionimit të aplikacionit të uni-cosmetics.com
Aplikacioni i uni-cosmetics.com e përdor “Google Crashlytics” për të na ndihmuar në mbikqyrjen e funksionimit të aplikacionit tonë dhe mënyrës se si njerëzit e shfrytëzojnë atë. “Crashlytics” nuk merr asnjë informatë personale përpos informacionit anonim të aplikacionit. Për më shumë informata rreth “Crashlytics”, ju mund të klikoni këtu për të lexuar “Politikën e Privatësisë” së “Crashlytics”.
Informacioni që ne e marrim nga kompanitë e tjera në grupin tonë
Nëse jeni klient i brendeve tona të tjera, siç janë SugarBear apo Dikson etj., informacionin qe ju e jepni tek ata dhe tek uni-cosmetics.com konsolidohet për të na ndihmuar që ta kuptojmë biznesin dhe klientët tanë. Si rezultat, kjo na ndihmon që t’ju ofrojmë produkte, shërbime dhe oferta më relevante. Kjo bëhet në atë mënyrë që nuk ju identifikon si individ.
Informacionin që e marrim nga kompanitë e jashtme
Kohëpaskohe ne mund të plotësojmë informacionin që e mbajmë rreth jush me të dhënat nga burimet e tjera komerciale që janë në dispozicion, si lista zgjedhore dhe kompanitë si Experian që mbledhin dhe përditësojnë të dhëna. Kjo na ndihmon që të mbajmë arkivat tona të përditësuara, si dhe të mësojmë më shumë lidhur me klientët tanë në mënyrë që të vazhdojmë të përmirësojmë produktet dhe shërbimet. Ne punojmë vetëm me organizata që i marrin të dhënat në mënyrë legale nga burimet që janë në dispozicion publik.
Nganjëherë, për qëllime marketingu, ne mund të marrim listat potenciale të klientëve nga kompanitë e jashtme. Ne do të bashkëpunojmë vetëm me kompanitë që janë me renome dhe që e konsiderojnë të një rëndësie të veçantë mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave ashtu siç bëjmë edhe ne dhe të cilat e kanë marrë miratimin nga ana e jonë për ta bërë një gjë të tillë. Ne gjithmonë do t’ju lejojmë që të zgjedhni nëse do të donit të pranoni ose jo material marketingu nga ne.
Informacioni të cilin e përdorim ose e marrim nga rrjetet sociale
Ne mund të marrim informacione që janë publikisht të postuara në rrjetet sociale dhe i përdorim ato për të na ndihmuar që të kuptojmë se si klientët tanë të ndryshëm komunikojnë me ne dhe se çka ata mendojnë apo ndjejnë lidhur me brendet tona të produkteve. Ne e bëjmë këtë në një mënyrë që jo gjithmonë i identifikon klientët individual. Për shembull, ne mund të shikojmë se cilat grupe klientësh janë më të prirur për të biseduar me ne apo përdorin rrjetet sociale për të komunikuar lidhur me produktet e UNI Cosmetics. Nëse ne mëtojmë ta përdorim informacionin tuaj nga rrjetet sociale, siç është, ta zëmë nga Instagrami, ne gjithmonë do t’ju kontaktojmë paraprakisht për të marrë leje nga ju. Nëse ju e ngrisni ndonjë çështje të caktuar apo bëni ankesë përmes faqeve të UNI Cosmetics në rrjetet sociale, ne normalisht që do ta ruajmë emrin tuaj të përdoruesit. Kjo përdoret vetëm për të na mundësuar që të komunikojmë me ju në mënyrë që të zgjidhim atë çështje të cilën e keni ngritur. UNI Cosmetics shpërndanë të dhëna pseudonime me platformat si Facebook për ta mundësuar UNI Cosmetics që të shpërndaj përmbajtje dhe mesazhe që mund të jenë me interes për ju. Për më shumë informacione rreth kësaj, vazhdoni këtu: https://www.facebook.com/policy.php
Si dhe pse i përdorim informatat tuaja personale
Ne i përdorim informatat tuaja personale për një numër qëllimesh të ndryshme. Disa janë thelbësore për ne për të ofruar shërbimet që ju i përdorni apo për të përmbushur obligimet tona ligjore, disa na ndihmojnë që ta mbarëvajmë biznesin tonë në mënyrë efektive dhe disa na mundësojnë që t’ju shërbejmë me informata relevante dhe oferta të personalizuara. Në të gjitha rastet ne kemi arsye dhe bazë ligjore për procesimin e informatave tuaja personale.
Disa prej bazave më të zakonshme ligjore në të cilat mbështetemi, janë të shpjeguara më poshtë:
Pëlqimi:
- Detajet: Ju do të pyeteni për të konfirmuar që ju jeni të gatshëm që të ofroni informatat tuaja personale dhe se e ofroni lejen tek UNI Cosmetics për të procesuar të dhënat tuaja personale. Të gjitha detajet pse UNI Cosmetics i dëshiron të dhënat tuaja, si do të shfrytëzohen ato dhe nëse të dhënat tuaja do të ndahen - do të kërkohet pëlqimi i juaj. Kur UNI Cosmetics kërkon pëlqimin tuaj, ju zakonisht do ta shihni një kuti të aprovimit (tick box).
- Shembujt: UNI Cosmetics mund ta përdorë pëlqimin tuaj kur ne ju pyesim për konfirmimin e preferencave të marketingut për tu siguruar që ne ju kontaktojmë vetëm përmes mënyrave që ju i keni përzgjedhur, p.sh. përmes mesazhit apo email-it. Ju gjithashtu mund të pyeteni që të jepni pëlqimin tuaj kur ju merrni pjesë në ndonjë lojë shpërblyese.
- Të drejtat tuaja: Nëse disa nga detajet tuaja janë ndryshuar që nga koha kur ju keni dhënë pëlqimin, ju mund t’i përditësoni dhe t’i ndryshoni ato në çdo kohë. Ju keni të drejtë që të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë nëse ju nuk dëshironi edhe më tutje të jeni pjesë e aktiviteteve të UNI Cosmetics. Nëse ju nuk dëshironi që UNI Cosmetics të mbaj të dhënat tuaja, ju mund të kërkoni që ato të fshihen.
- Detajet: Procesimi i të dhënave për qëllimet e kontratës në të cilën ju bëni pjesë. Janë një mori kërkesash ligjore dhe rregullash që kompania e jonë duhet t’ju përmbahet dhe disa prej tyre mund të ndikojnë në mënyrën se si ne i procesojmë të dhënat tuaja personale, apo në kohëzgjatjen që ne i mbajmë ato.
- Shembujt: Ne jemi të obliguar të ruajmë fshehtësinë e kushteve të kësaj kontrate, informatat e shitjes dhe ato të klientëve, dhe të mos ia shpalosin askujt detajet e çështjeve të lartpërmendura, përveç nëse kjo kërkohet me ligj ose me urdhër të gjykatës.
- Të drejtat tuaja: Ju keni të drejtë për të kërkuar nga UNI Cosmetics që të ndryshoj të dhënat tuaja apo të kërkoni që ato të fshihen. Nëse nuk kemi ndonjë kërkesë ligjore që e ndalon këtë, atëherë ne do t’i fshijmë ato.
- Detajet: UNI Cosmetics në disa raste do të jetë e obliguar për të marrë dhe për të shpalosur të dhënat tuaja personale. Aty ku është e mundshme UNI Cosmetics do t’ju njoftoj kur procesohen të dhënat tuaja për shkak të një obligimi ligjor, sidoqoftë, kjo mund të mos jetë gjithmonë e mundshme (shikoni shembujt).
- Shembujt: Në mënyrë që të parandalohet ndonjë aktivitet kriminal apo të ndihmohet zbulimi i një aktiviteti të tillë, ne mund t’i ndajmë informacionet me autoritetet kompetente (polici, prokurori). Kjo bëhet në mënyrë të sigurt. Ju mund të mos njoftoheni lidhur me këtë.
- Të drejtat tuaja: Është thelbësore që UNI Cosmetics t’i përmbahet kushteve ligjore dhe kontraktuale. Nëse e kundërshtoni këtë kusht UNI Cosmetics nuk do të ketë mundësi t’ju ofroj shërbime.
- Detajet: UNI Cosmetics mund të mbaj të dhëna personale për interesa legjitime. Kjo ndërlidhet me ofrimin e mundësisë për t’ju sjellur produkte dhe shërbime në mënyrë të sigurt. Kur ne mbështetemi në këtë, ne do të ndërmarrim vlerësim me interes legjitim për tu siguruar që ne e konsiderojmë dhe e balancojmë çfardo ndikimi potencial tek ju si dhe të drejtat që bien në kuadër të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mund të aplikohet gjithashtu për procesimin e të dhënave që është edhe në interesin tuaj. Interesat tona legjitime të biznesit jo-domosdoshmërisht janë në kundërshtim me interesat tuaja. Ne nuk do t’i përdorim të dhënat tuaja personale për aktivitete ku interesat tuaja do të mund të shkeleshin, përpos nëse e kemi pëlqimin nga ana e juaj apo nëse kërkohet sipas ligjit.
- Shembujt: Ne mund të procesojmë të dhënat tuaja personale për t’ju mbrojtur kundër mashtrimit gjatë transaksioneve në web-faqen tonë si dhe për tu siguruar që web-faqja dhe sistemet tona janë të sigurta. Ne kemi interes që të sigurohemi që marketingu i jonë është relevant për ju, dhe kështu ne mund të procesojmë informacionin tuaj për t’ju dërguar materiale reklamuese që i përshtaten interesave tuaja.
- Të drejtat tuaja: Nëse keni ndonjë shqetësim lidhur me procesimin e të dhënave tuaja, ju keni të drejtë që të kundërshtoni atë. Për më shumë informata lidhur me të drejtat tuaja, ju lutem shikoni “Qëndrimi nën kontroll të informacionit tuaj: të drejtat tuaja” më poshtë.
Gjërat që duhet t’i bëjmë për t’ju sjellur shërbimet që ju i keni kërkuar
Ofrimi i produkteve dhe shërbimeve tona
Ne i përdorim informatat tuaja personale për t’ju sjellur produkte dhe shërbime si dhe për ta hapur dhe mbarëvajtur llogarinë, procesimin e porosive dhe transaksioneve, ofrimin e përgjigjjeve lidhur me kërkesat dhe komentet duke iu ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm klientëve. Ne mund ta përdorim atë për t’ju kontaktuar lidhur me porositë që ju keni bërë apo mund t’ju dërgojmë rikujtime. Ne mund poashtu t’ju kontaktojmë në situata emergjente si për shembull për tërheqje urgjente të produkteve.
A mund të heq dorë që të dhënat e mia të përdoren për këtë?
Jo, sepse kjo mbulon shumë procese dhe obligime ligjore që na duhet t’i vazhdojmë në mënyrë që t’ju ofrojmë produktet dhe shërbimet e UNI Cosmetics që ju i keni kërkuar, si dhe për t’ju mbrojtur në situata emergjente.
Përmbushja e obligimeve tona
Kërkesat ligjore, rregullative dhe kontraktuale
Ne "UNI Cosmetics" jemi të obliguar të bazohemi në kërkesat ligjore sipas ligjit që përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat ndëshkuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së individit. Përmes këtij ligji përcaktohen përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike.
Përditësimi i të dhënave tona
Ne kemi një detyrim ligjor për t'i mbajtur të dhënat tona të sakta dhe të përditësuara. Për ta bërë këtë ne ndajmë të dhënat tuaja personale nëpër kompanitë e grupit tonë.
Ne përditësojmë kohë pas kohe të dhënat drejt burimeve aktive komerciale apo publike në mënyrë që të përditësojmë adresat e klientëve të cilët janë zhvendosur ose që kanë vdekur. Kjo procedurë është e nevojshme për të mbushur boshllëqet në detajet e kontakteve që mbajmë dhe për të korrigjuar adresat që janë regjistruar gabimisht.
Çdo përditësim që i bëni informacioneve tuaja të mbajtura diku tjetër në UNI Cosmetics, si p.sh. llogaria juaj uni-cosmetics.com ose kartela e UNI Cosmetics nuk zbatohet për informacionin e mbajtur në këtë sistem.
A mund të heq dorë nga kjo?
Po, megjithëse mund të jenë disa kërkesa ligjore dhe rregullatore që kërkojnë që UNI Cosmetics të mbaj informacionet e juaja të përditësuara nëse jeni duke i përdorur shërbimet e UNI Cosmetics.
Duke mësuar më shumë për ju
Ne do ta konsolidojmë informacionin rreth jush në UNI Cosmetics si dhe në kanalet që ju i përdorni për të bashkëvepruar me ne (p.sh web-faqja, pikat shitëse, aplikacioni i jonë, korrespondenca etj.) Ne e bëjmë këtë për t’i mbajtur të dhënat e ruajtura të sakta dhe të përditësuara, t’ju ofrojmë produkte cilësore si dhe për të ndërtuar një pamje më të qartë të klientëve tanë: si ata në grup, poashtu edhe ata si individ. Duke iu kuptuar më mirë, ne mund t’ju ofrojmë produkte dhe shërbime më të personalizuara, por mos u brengosni – ne do t’ju dërgojmë materiale marketingu nëse ju paraprakisht jeni pajtuar që të mund t’ju dërgojmë.
Parandalimi dhe zbulimi i krimit
Si të gjithë shitësit me pakicë dhe shumicë UNI Cosmetics ndërmerr disa aktivitete të caktuara që na mundësojnë t’i ofrojmë klientëve dhe kolegëve tanë një ambient të sigurt dhe ligjor si në shitjet online poashtu edhe në ato të pikave të shitjes.
Kur ju e bëni porosinë në web-faqen tonë ne e bëjmë verifikimin e identitetit, parandalimin e mashtrimit si dhe kontrollin kundër pastrimit të parave, vlefshmërinë e informatave personale që ju i jepni tek databazat e palëve të treta. Kjo përfshinë shpërndarjen e informatave personale me organizatat siç janë “Datacash”, e cila i verifikon ato detaje dhe transaksione si dhe i piketon nëse dyshohet për ndonjë aktivitet ilegal. Në pikat tona të shitjes, ne përdorim video/inqizim të zërit për të parandaluar apo zbuluar krimin apo sjelljen anti-sociale.
A mund të heq dorë nga kjo?
Jo, sepse ka arsye ligjore dhe rregullative që këto aktivitete të ndërmirren ashtu siç janë cekur më lartë. Për këtë arsye, ne nuk do ta kemi të mundur që të parandalojmë procesimin e të dhënave tuaja sepse është thelbësore të mbrojmë klientët tanë, kolegët tanë si dhe biznesin tonë nga aktivitetet kriminale.
Gjërat që ne i bëjmë për t’ju ofruar shërbime më të mira
Më poshtë janë disa gjëra që ne i bëjmë si biznes për të na ndihmuar që të veprojmë në mënyrë efikase dhe kështu të mund t’ju ofrojmë shërbime më të mira dhe më të thjeshta. Është në interesin tonë legjitim për të bërë këto gjëra dhe ne i bëjmë këto në atë mënyrë që respekton dhe minimizon çfardo ndikimi në privatësinë tuaj.
Duke mësuar më shumë rreth klientëve tanë si dhe biznesit tonë
Ne bëjmë analiza të informatave të klientëve për të na ndihmuar që të kuptojmë se kush janë klientët tanë, si i përdorin ata shërbimet tona dhe si njerëzit bashkëveprojnë me ne. Kjo na mundëson që të planifikojmë biznesin tonë – për shembull, nivelet e stokut dhe stafit na sigurojnë që të ofrojmë përvojën e njejtë online si me ato të pikave të shitjes, të maksimizojmë efikasitetin e reklamimit dhe të kuptojmë se si është duke performuar biznesi ynë. Kjo analizë bëhet duke e ruajtur anonimitetin/privatësinë e klientëve tanë. Nuk ndërlidhet as me marketingun e drejtpërdrejt apo me ofertat e veçanta që ne iu dërgojmë bazuar në përdorimin tuaj të shërbimeve të UNI Cosmetics.
A mund ta kundërshtoj këtë?
Po, e keni të drejtën që ta kundërshtoni mënyrën se si ne i përdorim të dhënat tuaja nëse besoni që interesi ynë i cenon të drejtat tuaja të privatësisë. Ky lloj i analizës është i rëndësishëm për t’i mundësuar UNI Cosmetics (si çdo tjetër biznes që vepron me shumicë dhe pakicë) që të funksionoj në mënyrë efikase duke e ruajtur privatësinë e individid.
Njohja e juaj kur ju përdorni shërbimet tona
Cilëndo prej shërbimeve të UNI Cosmetics që ju e përdorni, kurdo dhe sido që ju bashkëveproni me ne, ne dëshirojmë t’ju japim nivelin e njejtë të shërbimit duke i bërë gjërat të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Ne i përdorim detajet tuaja përgjatë ofrimit të shërbimeve tona për t’ju identifikuar si klient si dhe për t’ju ofruar përkujdesje të vazhdueshme për secilin shërbim që ju e përdorni. Kjo poashtu do të thotë që ju nuk keni nevojë të ofroni detajet e njejta sa herë që vini.
A mund ta kundërshtoj këtë?
Po, por ne e bëjmë këtë sepse i bën gjërat më efikase si për ju poashtu edhe për UNI Cosmetics. Ju mund ta kundërshtoni, por duke e ndërmarr një hap të tillë, do t’i kufizoni vetes qasjen në shërbimet e UNI Cosmetics. Nëse nuk dëshironi nga ne që t’ju njohim (mbajmë në mend) përgjatë shërbimeve tona, shërbimet e mëposhtme do të ndikohen dhe nuk do ta kenë potencialin e plotë:
- uni-cosmetics.com/account, p.sh. llogaria.
- Kartela e UNI Cosmetics.
- Procesimi i porosisë online, përmes telefonit apo fizikisht në pikë të shitjes.
Ju nuk do të ndikoheni në këtë shërbim edhe nëse kundështoni:
- Procesimi i porosisë tek uni-cosmetics.com si klient mysafir.
A mund të heq dorë?
Nëse jeni një klient i ri në uni-cosmetics.com, mund të procesoni porosinë si klient mysafir dhe nuk keni nevojë të hapni llogari pasi që kjo do të kufizojë UNI Cosmetics në përdorimin e të dhënave tuaja personale. Gjithashtu, nëse na vizitoni në ndonjërën pikë të shitjes (dyqan) për ndonjë shërbim të caktuar, duhet të tregoni preferencën sa i përket të dhënave tuaja personale nëse ju kërkohet.
Nëse jeni një klient ekzistues, do t'ju duhet të dërgoni me email detajet tuaja me kërkesën për mbylljen e llogarisë, etj. Vini re se nëse mbyllni llogarinë tuaj, ne mund të vazhdojmë t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për një periudhë kohore pasi ta mbyllni atë (shih seksionin me titull "për sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja" më poshtë).
Personalizimi i përvojës suaj dixhitale
Ne i përdorim të dhënat tuaja personale siç është historia e shfletimit të faqeve, emrin e përdoruesit dhe blerjet për të personalizuar web-faqen tonë për të qenë sa më relevante për ju duke iu sjellur një përvojë sa më të mirë online. Ne e bëjmë këtë nëpërmjet përdorimit të "Cookies" dhe
sipas rastit, informacioneve që kemi mbledhur për ju nga ndërveprime të tjera (p.sh. produktet që blini, faqet që shfletoni ose linqet në të cilat keni klikuar) ose burime të tjera (p.sh. kartela e UNI Cosmetics). Për shembull, ne mund t’ju përshëndesim në bazë të emrit tuaj, mund të paraqesim rezultatet e kërkimit që reflektojnë gjërat që mund t’ju interesojnë juve dhe t’ju paraqesim përmbajtjen që është më relevante për ju.
A mund ta kundërshtoj këtë?
Po, por ne besojmë se do të rezultojë që përvoja juaj në internet të jetë më pak personale dhe e rëndësishme për ju. Përmbajtja dhe rezultatet e kërkimit që shihni do të jenë të përgjithshme dhe jo të lidhura me interesat tuaja. Personalizimi i përvojës suaj në internet nuk ndikon në opsionet e marketingut që keni përzgjedhur dhe për t'ju ofruar një shërbim të personalizuar për nevojat tuaja.
Si të kundërshtoj?
Nëse jeni një klient i regjistruar, mund të dërgoni me email detajet e kontaktit të cilat ju shfaqen sipas kërkesës suaj. Nëse nuk jeni klient i regjistruar, informacioni i mbajtur në “Cookies” mund të përdoret për të zgjedhur përmbajtjen që mendojmë se është më e relevante për ju. Për ta parandaluar këtë, ju mund të pastroni “Cookies” në shfletuesin tuaj.
Funksionimi i skemës së Kartelës së UNI Cosmetics
Kartela e UNI Cosmetics ofron përfitime dhe shpërblime të mëdha, dhe ne synojmë t’i bëjmë këto sa më relevante që është e mundur. Për ta bërë këtë, neve na nevojitet informacioni i juaj personal. Nëse jeni anëtar i skemës së kartelës së UNI Cosmetics, ne do ta kemi një pasqyrim tuajin bazuar në përdorimin e shërbimeve të UNI Cosmetics. Kjo përfshinë blerjet tuaja online dhe ofline, shfletimet në web-faqe, informacionin që na ofroni rreth jush, përmes çfardo klubi që jeni të anëtarsuar dhe çdo informacion që ju e ofroni rreth familjes suaj. Ne, poashtu, përfshijmë çfardo informacioni që ju e keni aprovuar, nga burimet e disponueshme tregtare dhe interesat e njerzve të tjerë që janë të ngjashme me interesat tuaja. Duke e ndërtuar një pasqyrim të drejtë për ju, ne mund t’ju ofrojmë oferta që ju interesojnë dhe që janë relevante për ju. Këto mund të dërgohen përmes email-it, të postohen në web-faqe/aplikacione apo përmes reklamave online.
Ju lutem kini parasysh që ne ju dërgojmë materiale marketingu vetëm nëse ju jeni pajtuar paraprakisht për këtë.
A mund ta refuzoj këtë?
Përfitimi i të qenit anëtar i kartelës së UNI Cosmetics është të pranoni pikë dhe shpërblime mbi produktet dhe shërbimet që ju interesojnë. Pa ndërtuar një pasqyrim të duhur për ju, ne nuk mund t’i përshtasim ofertat dhe shpërblimet që të jenë personale për ju si dhe ju nuk do të mund të pranoni të gjitha përfitimet e të qenit anëtar i kartelës së UNI Cosmetics. Nëse nuk dëshironi që të dhënat e juaja të përdoren në këtë mënyrë, ju lutem na kontaktoni përmes detajeve kontaktuese të dhëna në web-faqen tonë. Nëse nuk dëshironi që të dhënat tuaja të procesohen për çfardo qëllimi që ndërlidhen me skemën e kartelës së UNI Cosmetics, ju nuk do të mund aplikoni për kartelën e UNI Cosmetics. Nëse jeni aktualisht anëtar, ju duhet ta mbyllni llogarinë e kartelës së UNI Cosmetics. Ju ende do të mund të blini tek uni-cosmetics.com si dhe të përdorni shërbimet tona, por nuk do të mund të fitoni pikë apo të pranoni shpërblime.
Ndërtimi i një pasqyreje të profilit tuaj
Ne mund të analizojmë informatat tuaja personale, duke përfshirë produktet që i shikoni dhe i blini, zakonet tuaja të shfletimit si dhe mënyrat e tjera të bashkëveprimit me UNI Cosmetics për të vlerësuar efikasitetin e reklamimit dhe për të na ndihmuar që të ofrojmë oferta, këshilla dhe informata sa më relevante për ju, përgjatë kanaleve të ndryshme të marketingut duke përfshirë edhe reklamimin online si dhe faqet në rrjetet sociale, siç janë Facebook, Instagram etj. Ju sigurojmë që ne do t’ju dërgojmë materiale reklamuese vetëm nëse ju pajtoheni që ne ta bëjmë një gjë të tillë, dhe nuk do të pëdorim të dhënat tuaja personale. Nëse jeni klient i pajisur me kartelën e UNI Cosmetics, ne do të ndërmarrim këtë lloj analize në mënyrë që të sjellim përfitimet e kësaj skeme.
Disa nga përzgjedhjet e procesuara të marketingut janë automatike, që të sigurohemi që të zgjedhim ofertat, produktet dhe shërbimet që janë më relevante për secilin klient. Në mënyrë që ta bëjmë këtë, ne përdorim të dhënat që i kemi marrë nga përdorimi i juaj i kartelës së UNI Cosmetics, siç janë brendet apo produktet që ju dëshironi t’i blini, se sa shpesh blini tek ne, se sa shpenzoni kur blini tek ne dhe se në cilën pikë shitëse blini më së shumti. Ne e kombinojmë këtë me të dhënat demografike që ne i marrim kur ju regjistroheni në skemë; si gjinia, mosha dhe vendi ku jetoni; kjo është veçanërisht relevante kur ju ftoheni në ngjarjet të cilat i organizojmë. Këto të dhëna të grumbulluara pastaj krahasohen me klientët e tjerë për të kuptuar zakonet e juaja të blerjes. Duke e bërë këtë, ne ju informojmë rreth produkteve të cilat ne e dijmë që i pëlqeni si dhe për t’ju sugjeruar produkte të reja që ne mendojmë se do të ishit të interesuar, bazuar në atë se çka blini.
A mund të heq dorë nga kjo?
Po, mirëpo nëse keni kërkuar që të pranoni materiale marketingu, ju do të pranoni vetëm oferta gjenerike bazuar në informatat rreth gjinisë, moshës dhe vendit, në vend të reklamave specifike bazuar në preferencat tuaja. Nëse dëshironi të hiqni dorë, ju lutem na informoni përmes detajeve kontaktuese që mund t’i gjeni në web-faqen tonë.
Sondazhet e përshtypjeve të klientëve dhe hulumtimi i tregut
Ne mund t’ju ftojmë që të ofroni përshtypjet e juaja lidhur me shërbimet dhe produktet e UNI Cosmetics që keni përdorur apo të merrni pjesë në aktivitetet e hulumtimit të tregut siç janë sondazhet për klientë, pyetsorët apo fokus-grupet. Edhe pse ftesa mund t’ju dërgohet nga agjencitë e palëve të treta në emër të kompanisë sonë, të jeni të sigurt që ne do t’i dërgojmë vetëm detajet e kontakteve tuaja, nëse ato janë relevante, dhe të cilat i kemi grumbulluar përmes përdorimit të kartelës suaj të UNI Cosmetics. Ne do t’ju kontaktojmë vetëm përmes email-it nëse ju paraprakisht jeni dakorduar që të pranoni materiale marketingu nga UNI Cosmetics. Ju lutem keni parasysh që ju nuk do të kontaktoheni më shumë se njëherë brenda 6 muajve për qëllime hulumtimi, përpos nëse jeni regjistruar ndaras nga ekipi jonë dhe ne kurrë nuk do t’i shesim të dhënat tuaja tek palët e treta.
UNI Cosmetics do t’i ndaj të dhënat tuaja në mënyrë të sigurtë vetëm me agjencitë që kanë reputacion. Të gjitha të dhënat personale fshihen në momentin që ato përdoren. Mbajtja e të dhënave tuaja në mënyrë të sigurt është përparësia e jonë parësore.
A mund të heq dorë?
Po, ju gjithmonë do të keni mundësinë që të refuzoni pjesëmarrjen në aktivitetet e hulumtimit dhe ju mund të hiqni dorë nga llojet e këtilla të email-ave nga UNI Cosmetics apo edhe email-at tjerë me përmbajtje marketingu. Ju mund ta bëni këtë duke i menaxhuar preferencat tuaja online apo përmes klikimit në linkun e çregjistrimit, poshtë çdo emaili që vjen nga ne.
Përdorimi i të dhënave me pëlqimin tuaj
Si i dërgojmë materialet e marketingut
Ne i përdorim informacionet tuaja për t’ju dërguar oferta dhe informata, dhe ju gjithmonë do të keni mundësinë të zgjedhni nëse dëshironi të pranoni oferta dhe informata dhe se si do të dëshironit që t’i pranoni ato.
A mund të heq dorë nga kjo?
Po. Ju mund ta ndryshoni mendimin tuaj rreth pranimit të email-ave me përmbajtje marketingu në çdo kohë duke e kontaktuar qendrën tonë për shërbimin ndaj klientëve apo duke u kyçur në llogarinë tuaj tek uni-cosmetics.com. Ju mund të klikoni poashtu në pjesën e poshtme të çdo email-i që ju kemi dërguar për të hequr dorë nga pranimi i materialeve të tilla.
Ju lutem keni parasysh që fushatat tona të marketingut përgatiten paraprakisht, dhe se ju përsëri mund të pranoni materiale në email në një periudhë nga 28 ditë deri në 2 muaj që nga dita e përditësimit të preferencave tuaja.
Shporta e email-ave lajmërues
Kur ju vizitoni web-faqen tonë si një klient i regjistruar dhe i cili pranon nga ne email marketingu, ne do ta përdorim adresën tuaj elektronike për t’ju kontaktuar (përmes palëve të treta) me lajmërime që përmbajnë listën e artikujve që ende nuk i keni blerë dhe që janë në shportën tuaj të blerjes.
A mund të heq dorë?
Po. Ju gjithmonë do të keni mundësinë që të hiqni dorë nga email-at e UNI Cosmetics. Ju mund ta bëni këtë duke i menaxhuar preferencat tuaja online apo përmes klikimit në linkun e abonimit në pjesën e poshtme të email-ave tanë.
Ndarja e informatave tuaja jashtë UNI Cosmetics
Obligimet ligjore
Ne mund t’i ndajmë informatat tuaja personale me palët e treta kur kërkohet me ligj apo kur lejohet sipas ligjit, nëse ne besojmë që duhet ta ndërmarrim një hap të tillë për të mbrojtur të drejtat tona ose për t’ju përmbajtur procedurave ligjore. Atëherë, ne gjithmonë do ndërmarrim një hap të tillë në mënyrë ligjore, duke e marr parasysh privatësinë tuaj.
Brendet që nuk janë të UNI Cosmetics
Kohëpaskohe ne mund t’ju kontaktojmë duke iu ofruar oferta të veçanta në emër të brendeve që i kemi në stok por ne asnjëherë nuk do t’i shesim apo ndajmë të dhënat tuaja me brendet/kompanitë e tjera që mund t’ju krijoj atyre mundësi për të bërë fushata marketingu.
Nëse i ofroni detajet tuaja kontaktuese si dhe çdo informacion tjetër personal tek brendet/kompanitë që mund të gjenden në pikat tona shitëse, ju mund t’i ofroni informacionet atij brendi në vend të UNI Cosmetics. Secila kompani ka “Politikën e Privatësisë” e cila mund të mos jetë e njejtë si ajo e jona, kështu që ne ju këshillojmë që të informoheni se kush është duke i mbledhur informacionet tuaja personale dhe se si do t’i përdorin ato para se të regjistroheni për të pranuar oferta apo materiale të tjera marketingu. Ngjashëm, nëse klikoni linkun e një web-faqes së një kompanie tjetër përmes uni-cosmetics.com, informohuni mirë nëse pajtoheni me “Politikën e Privatësisë” së asaj kompanie të caktuar para se të ofroni informacionet personale.
Ndryshimet në biznesin tonë
Nëse pronësia e kompanisë sonë apo e një pjesë të saj ndryshon/riorganizohet (duke përfshirë shkrirjen me ndonjë kompani tjetër), ne do t’i transferojmë informacionet tuaja personale tek pronari i ri apo kompania pasuese në mënyrë që ne të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet tona.
Kompanitë që ofrojnë shërbime në emrin tonë
Ne i ndajmë informacionet tuaja personale me kompanitë që ofrojnë shërbime në emrin tonë siç janë printerët, transportuesit, kompanitë postare, shërbimet e mbajtjes së të dhënave, organizatave të mediave sociale, agjencive të marketingut dixhital, ofruesve të shërbimeve të thirrjeve (call center), hulumtuesve të tregut, prodhuesve dhe furnizuesve. Ne gjithmonë sigurohemi që këto kompani i kushtojnë kujdes dhe siguri informacioneve tuaja, njejtë sikur ne. Nëse të dhënat tuaja do të dërgohet jashtë Evropës, ne do të sigurohemi që ato të jenë subjekt i standardeve më të mira të mbrojtjes dhe sigurisë që janë në të njejtin nivel me ato që UNI Cosmetics përdor këtu tek ne.
Për më shumë informata lidhur me vendin e ruajtes së të dhënave tuaja, ju lutem shikoni më poshtë:
Për më shumë informata lidhur me vendin e ruajtes së të dhënave tuaja, ju lutem shikoni më poshtë:
- Shembujt e funksioneve që mund të ndërmerren nga kompanitë e jashtme:
- Qendra e kujdesit ndaj klientëve
- Hapja e llogarisë dhe lëshimi i kartelës
- Kompanitë postare dhe printerët
- Reklamimi online duke përfshirë edhe ato në rrjetet sociale
- Shërbimet e transportit siç janë korrierët
- Hulumtimi i tregut
- Prodhuesit apo furnizuesit
- Kompanitë dixhitale të pagesave
- Kompanitë që ofrojnë shërbime të web-hosting, ofruesit e shërbimeve të përmbajtjes (content providers), konkurseve, listave të pritjeve etj.
- Kompanive të cilat bëjnë hulumtim të mashtrimeve dhe shpëlarjes së parave
- Kompanitë që ofrojnë shërbime të IT-ve dhe shërbimeve të tjera si web-hosting, ruajtjes së të dhënave, fshirjen/shkatërrimin e të dhënave, konkurseve, listave të pritjeve etj.
Ndarja e të dhënave jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE)
ZEE përbëhet nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe Islanda, Lichtenshtajni dhe Norvegjia. Të dhënat personale mund të transferohen, përpunohen dhe ruhen brenda këtyre vendeve në mënyrë të sigurt, pasi ato ofrojnë nivelin e duhur të mbrojtjes për të dhënat personale në krahasim me Kosovën.
Ka një numër vendesh tjera që poashtu mund të ofrojnë një nivel adekuat mbrojtjeje, këto janë Andorra, Argjentina, Kanadaja, Ishujt Faroe, Guernsey, Izraeli, Ishulli i Manit, Xhersi, Zelanda e Re, Zvicra, Uruguai dhe SHBA-të.
Vendet me të cilat UNI Cosmetics ndan informacione, të cilat janë jashtë vendeve të listuara më sipër, janë: Vietnami, Kina, India dhe Tajlanda. Nëse informacioni juaj dërgohet në ndonjë nga këto katër vende, ne sigurohemi që do t'i nënshtrohet standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë që janë po aq të larta sa ato të përdorura nga UNI Cosmetics këtu tek ne.
Ne i marrim të dhënat tuaja shumë seriozisht, prandaj do të kryejmë gjithmonë një rishikim të plotë të të gjitha proceseve dhe procedurave të furnizuesve tanë, duke përfshirë zgjidhjet e ruajtjes së të dhënave tona. Për të siguruar përputhjen e të dhënave tuaja kur dërgojmë jashtë ZEE-së, ne vendosim kontrata të bazuara në klauzolat standarde të kontratës model të BE-së, të cilat janë krijuar nga Komisioni Evropian për të garantuar përshtatshmërinë për çdo transferim dhe përpunim të të dhënave të kësaj natyre.
A mund të heq dorë nga ndarja e të dhënave të mia?
Duke qenë se të dhënat tuaja ruhen në mënyrë të sigurtë si brenda ashtu edhe jashtë ZEE-së, ne nuk mund të ofrojmë zgjidhje alternative. Nëse dëshironi që patjetër të hiqni dorë nga ruajtja e të dhënave tuaja jashtë ZEE-së, do t'ju duhet të mbyllni llogarinë tuaj në UNI Cosmetics.
Për sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja personale?
Ne i mbajmë informacionet tuaja personale për aq kohë sa kemi një arsye ligjore për ta bërë këtë, që në përgjithësi do të thotë për sa kohë që ju mbeteni klient i UNI Cosmetics ose aq sa kërkohet për të përmbushur detyrimet tona ligjore, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose për të zbatuar marrëveshjet tona. Ne do t'i ruajmë gjithmonë të dhënat tuaja në mënyrë të sigurt dhe nuk do t'i përdorim ato për asnjë qëllim tjetër.
Siguria e të dhënave tuaja: çfarë mund të bëni ju?
Siguria e detajeve të pagesës në internet
www.uni-cosmetics.com është certifikuar me një Certifikatë Dixhitale të Serverit të Sigurt (Secure Server Digital Certificate) nga Autoriteti i Certifikimit online, DigiCert. Kjo konfirmon që uni-cosmetics.com është një faqe interneti legjitime që ofron një kanal komunikimi të koduar që të mbrohet informacioni që i kaloni UNI Cosmetics kur bëni një blerje. Për më shumë informacion në lidhje me shërbimet e vërtetimit dixhital të VeriSign dhe garancionin e sigurisë në internet, vizitoni faqen e internetit të VeriSign. Përveç kësaj, të gjitha pagesat me kartelë krediti/debiti trajtohen në mënyrë të sigurt dhe nuk ruhen kurrë në faqen e internetit të UNI Cosmetics.
Mundësia për t’i kontrolluar informacionet tuaja: të drejtat tuaja
Ne e respektojmë faktin që informacionet tuaja personale janë tuajat, andaj ne do ta bëjmë të lehtë për ju që t’i përditësoni/ndryshoni ato dhe aprovimet për të pranuar materiale marketingu. Ju lutem na lejoni t’ju ndihmojmë duke na treguar kur detajet e kontaktit tuaj ndryshojnë, apo kur hasni ndonjë gabim në informatat që ne i mbajmë lidhur me ju.
E drejta e juaj për qasje
Nëse do të donit të keni një kopje të informatave tuaja që UNI Cosmetics i ruan, apo nëse keni ndonjë pyetje lidhur me mënyrën sesi UNI Cosmetics i proceson informatat tuaja personale, ju lutem na kontaktoni në qendrën tonë të shërbimit ndaj klientëve.
Në cilat informata keni të drejtë që t’i keni në dispozicion?
Ju keni të drejtë që të merrni një kopje të të gjitha informatave që UNI Cosmetics i ruan rreth jush, siç janë: detajet personale, korrespondenca, preferencat e marketingut, informatat rreth pëlqimeve tuaja, ankesat, pyetjet dhe historikun e kartelës suaj të UNI Cosmetics, brenda një periudhe prej 30 ditësh dhe pa pagesë.
E drejta e juaj për t’i lëvizur të dhënat tuaja
Në disa rrethana të caktuara ju mund të kërkoni që UNI Cosmetics t’i lëvizë të dhënat tuaja tek një ofrues tjetër i shërbimeve. Kjo nuk është e drejtë automatike, varet nga lloji i të dhënave që UNI Cosmetics i ruan, si dhe arsyeja juaj që UNI Cosmetics t’i procesoj ato. Ju lutem na kontaktoni në qendrën për kujdesin ndaj klientëve për të bërë një kërkesë së tillë.
E drejta e juaj e procesimit
Ju keni të drejtë që të kërkoni nga UNI Cosmetics të ndaloj disa procesime të të dhënave tuaja personale, që mund të jenë të tilla si: mbajtja mend e emrit dhe adresës në llogarinë tuaj në uni-cosmetics.com, për transportimin e produkteve tek ju. Kjo nuk është e drejtë automatike, se çka UNI Cosmetics mund të bëjë, varet nga lloji i të dhënave që UNI Cosmetics i mban rreth jush. Ju lutem kontaktoni qendrën për kujdesin ndaj klientëve për të shfrytëzuar të drejtën tuaj në kundërshtim me procesimin e të dhënave tuaja.
E drejta e juaj e fshirjes
Përderisa ju mbeteni klienti ynë, ne do t’i procesojmë dhe ruajmë të dhënat tuaja ashtu siç është përshkruar në këtë “Politikë të Privatësisë”. Në momentin kur ju më nuk jeni klient i yni, ne do të vazhdojmë t’i mbajmë të dhënat tuaja ashtu siç parashihet me ligj. Ju keni të drejtën për të kërkuar që UNI Cosmetics t’i fshij të dhënat tuaja, por kjo nuk është një e drejtë automatike dhe varet nga lloji i të dhënave tuaja që UNI Cosmetics i ruan. Ju lutem vizitoni qendrën për shërbimin ndaj klientëve për të kërkuar që të dhënat tuaja të fshihen.
Inqizimet e kamerave (CCTV)
Nëse keni nevojë për akses në pamjet e kamerave (CCTV), për shembull, nëse jeni viktimë e një krimi që ndodh në ambientet e UNI Cosmetics, duhet të na telefononi në numrat e telefonit që mund ti gjeni në uni-cosmetics.com ose të na vizitoni në pikën tonë qëndrore.
Ne do t’ju kërkojmë datën dhe orën e përafërt të incidentit që dëshironi ta shihni dhe sa më shumë detaje që mbani mend për të na ndihmuar të gjejmë pamjet e duhura, kjo gjithashtu mund të ketë një tarifë të vogël. Ne do të bëjmë çmos për t'ju ndihmuar, por ka situata në të cilat mund të mos jemi në gjendje t'ju sigurojmë pamjet e kamerave (CCTV), si p.sh. nese incidenti ka ndodhur disa kohë më parë dhe nuk i kemi pamjet e disponueshme apo nëse besojmë se duke ju dhënë akces në atë pamje do të shkelët privatësia e dikujt tjetër. Inqizimet e kamerave (CCTV) ruhen në një periudhë 30 ditore.
Për të gjitha kërkesat e përmendura më lartë, ekziston një limit 30 ditor gjatë të cilit UNI Cosmetics duhet të përgjigjet dhe mund t'ju kërkohet dëshmi e identitetit tuaj.
Teknologjitë e lidhura me sistemet tona të kamerave (CCTV) përdoren për qëllimin e mbledhjes së të dhënave analitike të paidentifikueshme, p.sh.: për të kuptuar se sa kohë presin klientët tanë në radhë kur bëjnë blerje apo përdorimi i shërbimeve brenda dyqaneve tona. Ju nuk mund të identifikoheni nga përdorimi i këtyre teknologjive.
Procesimi i të dhënave për fëmijët
Fëmijët nën moshën 16 vjeç që përdorin shërbimet tona duhet të shoqërohen gjithmonë nga një i rritur. Për tu pajisur me një kartelë të UNI Cosmetics apo për të hapur një llogari në uni-cosmetics.com duhet të jeni të paktën 13 vjeç.
Kë të kontaktoni
Për të gjitha pyetjet në lidhje me këtë politikë, ju lutemi kontaktoni info@uni-cosmetics.com.
E drejta juaj për tu ankuar
Edhe pse ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë kurrë, ju keni të drejtë të ankoheni tek organet kompetente për ndonjë nga aktivitetet tona.
Ndryshimet e kësaj “Politike të Privatësisë”
Kjo “Politikë e Privatësisë” është përditësuar më 1 mars 2022. Ne mund ta përditësojmë atë kohëpaskohe dhe për këtë arsye ne ju rekomandojmë që ta kontrolloni atë herë pas here. Nëse ne bëjmë ndryshime që mendojmë që ndikojnë tek ju në mënyrë të konsiderueshme, veçanërisht nëse kanë ndikim në përzgjedhjet që ju bëni sa i përket marketingut, ne do t’ju njoftojmë përmes mediumit të përshtatshëm rreth ndryshimeve potenciale.