KUSHTET E GARANCIONIT

Shërbimi i garancionit do të kryhet në vendet e përcaktuara për servisim nga UNI Cosmetics. Garancioni vlen vetëm për riparimin e produktit të blerë. Që të jetë i vlefshëm garancioni, blerësi duhet t’u përmbahet këtyre udhëzimeve:

  • Produkti duhet të dërgohet për riparim tek servisi i autorizuar nga UNI Cosmetics brenda periudhës së vlefshmërisë së garancionit. Shpenzimet e transportit për ta dërguar produktin tek servisi i autorizuar i bart vetë blerësi.
  • Blerësi obligohet të posedojë faturën ose kuponin fiskal dhe fletë-garancionin kur dërgon produktin tek servisi i autorizuar për riparim.
  • Produkti duhet të mos jetë i servisuar paraprakisht nga personat e paautorizuar. Servisi i autorizuar është i obliguar që ta bëjë diagnostifikimin e produktit në afat prej 48 orëve nga koha e pranimit në servis dhe ka për obiligim eleminimin e defektit sa më shpejt që është e mundur. Në rast se defekti nuk mund të eliminohet brenda periudhës 40 ditore, UNI Cosmetics merr përsipër zëvendësimin e produktit të njëjtë.

Nëse UNI Cosmetics nuk ka në stok produktin e njëjtë është i obliguar të rimbursojë paratë tek blerësi. Garancioni nuk vlen për dëmtimet fizike të produktit.

Adresa dhe kontakti i servisit të autorizuar:
Rruga Ocarina, Përroi i Njelmët, nr. 201, 10 000 Prishtinë.
+383 44 377 990