UNI Cosmetics është qendra më e kompletuar me produkte dhe pajisje bukurie, e cila është themeluar më 20 mars 2013. Që nga themelimi, ka qëndruar pranë klientëve, duke sjellur linjat më të njohura botërore me çmimet më të lira në treg dhe cilësi të shkëlqyeshme.

Tani mund t'i gjeni tek ne të gjitha produktet me çmimet më të lira në treg dhe të certifikuara sipas standardeve evropiane, siç jan ato të parfumerisë, grimit, flokëve, thonjve, depilimit, trupit, mobiljeve, pajisjeve dhe shumë të tjera.

Suksesi i UNI Cosmetics i atribuohet pasionit të pafund, që u kushtohet klientëve. Për ne historia vazhdon me çdo klient që kënaqet me produktet dhe shërbimet tona.

Filozofia e zgjerimit mbështetet pikërisht tek të qenit sa më pranë klientëve dhe sa më kreativ në plotësimin e nevojave të tyre. Duke u bazuar në këtë filozofi, ne planifikojmë edhe risi të tjera në zgjerimin e numrit të dyqaneve.

Çdo klient yni është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!

Vizioni

  • Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm ndaj klientëve
  • Gjithmonë të përkushtuar drejt risive dhe produkteve të reja
  • Të jemi një ekipë profesionale dhe e motivuar për punë
  • Të mbulojmë maksimalisht tregun e kozmetikës me produktet më cilësore dhe çmimet më të volitshme nga brendet më të njohura botërore

    Përvoja

    Krahas ofrimit të shërbimit të transportit të produkteve brenda territorit të Kosovës, për herë të parë në historinë e tregut të kozmetikës në rajonin e Ballkanit, nga data 28 shkurt, 2017 ne kemi filluar edhe me një shërbim të ri të transportimit të produkteve në të gjithë botën (WORLDWIDE SHIPPING), në mënyrë që të jemi sa më afër klientëve tanë.

    Gjithashtu, jemi kompania e parë, nga shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara që u kemi mundësuar klientëve tanë shërbimin e pagesave me kartelë bankare – ONLINE.

    Gjatë këtyre viteve, kompania jonë ka furnizuar me produkte organizatat e ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë duke përfshirë dhe institucionet publike, si:

    • UNDP
    • UNHCR
    • IOM
    • HELP Kosova
    • Caritas Luxembourg
    • Foundation Kosovo Luxembourg
    • VHS DVV International
    • TV 21
    • TV Klan Kosova
    • TV Kohavision
    • Komuna e Prishtinës
    • Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale