Çka janë kushtet e përdorimit të uni-cosmetics.com?

Ky është një seksion i rëndësishëm i web-faqes sonë që shpjegon kushtet e përdorimit me të cilat ju pajtoheni kur blini në uni-cosmetics.com apo e përdorni atë.

E përgjithshme

Përpos nëse është specifikuar ndryshe, materialet në uni-cosmetics.com i’u drejtohen vetëm klientëve të cilët qasen në uni-cosmetics.com. Klientët të cilët zgjedhin që të përdorin shërbimet e uni-cosmetics.com nga shtetet e tjera janë përgjegjës për pajtushmërinë me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Çdo kontratë në mes nesh, qoftë për përdorimin e web-faqes, përdorimin e shërbimeve apo blerjen e produkteve tona përmes uni-cosmetics.com, do jetë subjekt i legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha palët i nënshtrohen vendimeve të juridiksionit të autoriteteve gjyqësore të Kosovës.

Çdo kontratë do të jetë e shkruar në gjuhën shqipe apo angleze.

Kur në uni-cosmetics.com produktet klasifikohen në kategorinë “Produktet më të shitura”, bazohemi në produktet më të shitura brenda 7 ditëve të fundit! Ndërkaq, kur produktet klasifikohen në kategorinë “Oferta”, do të thotë që ato produkte janë me përqindje të ndyshme zbritjesh dhe për një periudhë të caktuar.

Ne jemi kujdesur maksimalisht sa i përket përmbajtjes së uni-cosmetics.com; sidoqoftë, ne nuk mund t’ju garantojmë qasje të papengueshme apo totalisht të besueshme dhe kështu nuk mund t’ju garantojmë që të gjitha informatat do të jenë të përditësuara dhe pa gabime. Për aq sa e lejon ligji, UNI Cosmetics nuk jep garancion për përmbajtjen e web-faqes; shprehimisht apo tërthorazi, sa i përket saktësisë së informacionit që përmbanë çfardo materiali në uni-cosmetics.com, dhe nuk do pranoj përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim që mund të haset si rezultat i problemeve me qasjen, përditësimet apo gabimet potenciale në uni-cosmetics.com.

UNI Cosmetics nuk do të jetë përgjegjës ndaj asnjë personi për ndonjë humbje ose dëmtim, që mund të lind nga përdorimi i ndonjë prej informacioneve të përfshira në materialet e web-faqes sonë.

Disa linqe (hypertext) në uni-cosmetics.com mund t’ju dërgojnë në web-faqe të tjera të cilat nuk janë nën kontrollin e UNI Cosmetics, nese ju e aktivizoni ndonjërën nga këto, ju do të dilni nga web-faqja e uni-cosmetics.com dhe ne nuk jemi përgjegjës për materialet e web-faqeve të tjera, të cilat nuk janë nën kontrollin tonë.

Ne mund të përdorim programe (software) që janë në pronësi apo menaxhohen nga palët e treta që janë të qasshme nga ju. Ju duhet që t’i përdorni këto programe (software) në përputhje me kushtet e përdorimit të vëna nga pala e tretë.

Korrespondenca ose pjesëmarrja juaj në promovime, ose marrëveshje biznesi me reklamuesit që gjenden në ose përmes faqes sonë të internetit, duke përfshirë pagesën dhe shpërndarjen e mallrave ose shërbimeve të tjera, dhe çdo kusht, garanci ose përfaqësim të lidhur me marrëveshje të tilla janë vetëm midis jush dhe atyre (reklamuesëve). Ju pranoni që ne nuk marrim asnjë lloj përgjegjësie për çdo humbje ose dëmtim të çfarëdo lloji të shkaktuar si rezultat i ndonjë marrëveshjeje të tillë, ose si rezultat i pranisë së reklamuesve të tillë në faqen tonë të internetit.

Përjashtimet e përgjegjësive që janë paraqitura në këto “Kushte të Përdorimit” nuk mund të aplikohen tek asnjë dëmtim që vjen si rezultat i vdekjes apo lëndimit trupor i shkaktuar potencialisht nga neglizhenca e UNI Cosmetics apo nga stafi ynë.

Këto “Kushte të Përdorimit” do të bazohen dhe interpretohen në përputhje me ligjin vendor të Republikës së Kosovës. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj kontrate (“Kushteve të Përdorimit”) do të jetë e jashtëligjshme, e pavlefshme, ose e pazbatueshme nga ana e ligjeve të aplikueshme, dispozitat e tjera do të mbesin në fuqi dhe me efekt të plotë.

UNI Cosmetics e rezervon të drejtën për t’i ndryshuar “Kushtet e Përdorimit” kohëpaskohe duke postuar kushte të tjera të përdorimit në këtë faqe: uni-cosmetics.com.

Markat tregtare

Të gjitha emrat e brendeve, produkteve, titujt dhe të drejtat e  tjera të rezervuara, që janë përdorur në uni-cosmetics.com, janë marka tregtare, emra të tregut dhe janë të rezervuara nga mbajtësit përkatës (autori).

UNI Cosmetics nuk u jep leje për përdorim të tyre asnjë personi përpos mbajtësve përkatës dhe përdorimi i tyre mund të përbëj shkelje të të drejtave të autorit.

Të drejtat e rezervuara

Të gjitha dizajnet, tekstet, grafikat apo përzgjedhja dhe rregullimi i tyre në këtë faqe interneti janë të drejta autoriale të UNI Cosmetics ose të ofruesve të përmbajtjes së saj. Leja u ipet përdoruesve për kopje elektronike ose për të printuar pjesë të kësaj faqeje vetëm për përdorimin e tyre personal dhe jo për atë komercial. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe pa pëlqimin paraprak me shkrim të UNI Cosmetics është rreptësisht i ndaluar.

Pranimi i porosive

Duke punuar me lider në industrinë e procesimit të pagesave, ne së pari verifikojmë detajet e pagesës/porosisë suaj dhe pastaj ju njoftojmë për porosinë duke ju dërguar një mesazh në email-in e dhënë gjatë regjistrimit.

Ndërkohë porosia juaj ka mundësi që t'i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme të vlefshmërisë. Nëse porosia juaj kalon kontrollet tona, ne do t'ju konfirmojmë porosinë duke ju njoftuar përmes email-it. Pas këtij konfirmimi arrijmë tek një  marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në mes nesh.

UNI Cosmetics rezervon të drejtën të kufizojë numrin e artikujve të disponueshëm për shitje për çdo klient. Të gjitha porositë i nënshtrohen disponueshmërisë. Nëse ndonjë artikull nuk është i disponueshëm dhe keni paguar duke përdorur një kartë debiti/kredi, nuk do të tarifoheni për artikujt e anuluar.

Ne pranojmë pagesa nga shumica e kartelave të kreditit/debitit. Pagesa do të debitohet nga llogaria juaj kur ne të konfirmojmë blerjen tuaj. Gjithashtu, ne pranojmë edhe pikët e kartelës UNI Cosmetics, pikët do të zbriten sapo të bëni porosinë tuaj.

Të gjitha porositë i nënshtrohen kontrolleve të vlefshmërisë dhe autorizimeve nga lëshuesi i kartelës. Ne mund ta paraqesim porosinë tuaj tek një palë e tretë për ekzaminim të mashtrimit, të cilët në mënyrë të sigurt verifikojnë porositë në emër të uni-cosmetics, për të eliminuar mashtrimin dhe për të mbrojtur transaksionet e klientëve tanë. Ne gjithashtu mund të paraqesim adresën tuaj, datën e lindjes dhe vlerën e porosisë suaj tek pala e tretë dhe ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë vonesë potenciale të porosisë suaj që mund të shkaktohet nga ata. Nëse lëshuesi i pagesës suaj refuzon të autorizojë pagesën për ne, ne nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë vonesë ose mos-dorëzim.

Porositë mund të dërgohen në të gjithë botën.

Opsionet e pagesës

Ju lutem shikoni më poshtë opsionet e pagesës:
  Pagesë me kartelë bankare (Visa, Master Card, Maestro, etj.)
•  Pagesë pas pranimit të porosisë (vlen vetëm për territorin e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut)
•  Transfer bankar
•  Western Union – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë
•  Money Gram – Labinot Vitia, Prishtinë, Kosovë

 

Ju lutem shikoni më poshtë të dhënat bankare:

  1. ProCredit Bank:
    Emri i kompanisë: UNI sh.p.k.
    Adresa: Sheshi “Nëna Terezë”, qendra tregtare, kati i parë, nr. 1, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
    Emri i bankës: ProCredit Bank Kosovo J.S.C
    Numri i xhirollogarisë: 1189006791000179
    IBAN: XK051189006791000179
    SWIFT CODE: MBKOXKPRXXX
  2. TEB Bank:
    Emri i kompanisë: UNI sh.p.k.
    Adresa: Sheshi “Nëna Terezë”, qendra tregtare, kati i parë, nr. 1, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
    Emri i bankës: TEB Bank
    Numri i xhirollogarisë: 2033000070613776
    IBAN: XK052033000070613776
    SWIFT CODE: TEBKXKPR

    Ne jemi kompania e parë nga shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara, që u kemi mundësuar klientëve tanë shërbimin e pagesave me kartelë bankare përmes internetit (online).

    Ju garantojmë për sigurinë e këtij shërbimi!

    Informata rreth çmimeve

    uni-cosmetics.com i ka kushtuar kujdes të theksuar saktësisë së çmimeve. Çmimet mund të ndryshojnë kohëpaskohe, prandaj nëse jeni duke e përdorur listën e blerjes nga “Llogaria ime” si mënyrë që të ri-porosisni artikujt, çmimet e porosive paraprake mund të mos jenë të vlefshme edhe më tutje. Sidoqoftë, çmimet korrekte do të aplikohen kur ju e përzgjedhni artikullin nga lista e blerjes dhe e shtoni tek shporta e juaj aktuale. Të gjitha çmimet përfshijnë TVSh-në.

    Emri dhe adresa e kompanisë

    uni-cosmetics.com është emri tregtar i kompanisë: UNI SH.P.K. me adresë: Veternik, nr. 179, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, me numër unik identifikues: 810825648, i regjistruar në Kosovë më datë 20.03.2013.

    Politika e kthimeve

    Ne synojmë të ofrojmë produktet më cilësore në treg dhe të jemi partnerët më të besueshëm ndaj klientëve. Shpresojmë që ju gjithmonë të ndaheni të kënaqur me produktet tona por ne gjithashtu kuptojmë se ka raste që mund t'ju duhet të ktheni ndonjë produkt.

    Nëse do t'ju duhet të ktheni ndonjë produkt, ju lutemi shikoni informacionet e mëposhtme:

    • Ju mund ta ktheni produktin e blerë për çfarëdo arsye.
    • Kthimet duhet të bëhen brenda 10 ditëve nga data e faturimit.
    • Produkti i kthyer duhet të jetë në gjendjen e tij origjinale, i pahapur dhe i papërdorur.
    • Kthimi i produktit bëhet vetëm në UNI Cosmetics - Veternik. Adresa: Veternik, nr. 179, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
    • Produkti mund të kthehet vetëm me faturën e blerjes ose kuponin fiskal dhe gjithmonë duke u bazuar në vlerën e tyre.
    • Nëse ju paguani me para në dorë (Cash), të gjitha mjetet do të rimbursohen në të njejtën mënyrë dhe menjëherë.
    • Në rastet kur ju paguani me kartelë bankare, të gjitha mjetet do të rimbursohen në kartelën e kreditit që e keni përdorur gjatë blerjes. Kthimi i mjeteve do të procesohet brenda 10 ditëve nga data e pranimit të produktit të kthyer.
    • Në rastet kur produkti që keni blerë del në zbritje brenda 14 ditëve nga data e faturimit, atëherë ne jemi të obliguar t’ju kompensojmë shumën e diferencës së çmimit apo t’ju japim ndonjë kupon ose Gift Card (sipas përzgjedhjes suaj).
    • Ne nuk e rimbursojmë koston e transportit me kthimin e produktit përveç nëse kthimi i produktit bëhet për arsye të ndonjë gabimi potencial nga ana e UNI Cosmetics.
    • Nëse kthimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë ne nuk marrim përgjegjësi për ndonjë humbje/dëmtim eventual të produktit nga ana e kompanisë postare. Gjithashtu, ne nuk e bëjmë rimbursimin e mjeteve para se të pranojmë produktin e kthyer.
    • Kur kthimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë jeni të obliguar ta paguani shërbimin e postës, në të kundërtën, produkti i kthyer nuk do të pranohet nga UNI Cosmetics.

    Vetëm produktet e blera nga uni-cosmetics.com ose nga faqet tona zyrtare apo në pikat tona të shitjes mund të pranohen për kthim. Produktet e UNI Cosmetics të cilat i blini nga shitësit e tjerë nuk mund të pranohen për kthim.

    Ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim.

    Politika e ndërrimeve

    Nëse do t'ju duhet të ndrroni ndonjë produkt, ju lutemi shikoni informacionet e mëposhtme:

    • Ju mund ta ndërroni produktin e blerë për çfarëdo arsye.
    • Ndërrimet duhet të bëhen brenda 10 ditëve nga data e faturimit.
    • Produkti i ndërruar duhet të jetë në gjendjen e tij origjinale, i pahapur dhe i papërdorur.
    • Ndërrimi i produktit bëhet vetëm në UNI Cosmetics - Veternik. Adresa: Veternik, nr. 179, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
    • Produkti mund të ndërrohet vetëm me faturën e blerjes ose kuponin fiskal dhe gjithmonë duke u bazuar në vlerën e tyre.
    • Ne nuk e rimbursojmë koston e transportit me ndërrimin e produktit përveç nëse ndërrimi i produktit bëhet për arsye të ndonjë gabimi potencial nga ana e UNI Cosmetics.
    • Nëse ndërrimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë ne nuk marrim përgjegjësi për ndonjë humbje/dëmtim eventual të produktit nga ana e kompanisë postare. Gjithashtu, ne nuk e procesojmë porosinë e re para se ta pranojmë produktin e kthyer (ndërruar).
    • Kur ndërrimin e produktit e bëni me ndonjë kompani postare, atëherë jeni të obliguar ta paguani shërbimin e postës, në të kundërtën, produkti i kthyer (ndërruar) nuk do të pranohet nga UNI Cosmetics.

    Vetëm produktet e blera nga uni-cosmetics.com ose nga faqet tona zyrtare apo nga pikat tona të shitjes mund të ndrrohen. Produktet e UNI Cosmetics të cilat i blini nga shitësit e tjerë nuk mund të ndrrohen.

    Ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim.

    Politika e produkteve të dëmtuara

    Nëse pranoni një produkt që është i dëmtuar ose me defekt, mund të kontaktoni shërbimin e klientit brenda 3 ditëve nga data e faturimit për një zëvendësim.

    Edhe pse ne synojmë të ofrojmë produktet më cilësore në treg dhe paraprakisht i testojmë ato në prani të kamerave, fatkeqësisht, ka raste të rralla që ju mund të pranoni ndonjë produkt të dëmtuar ose me defekt.

    Nëse hasni në raste të tilla, ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit për një zëvendësim të produktit.

    Cilat janë “Kushtet e Përdorimit” të skemës së “Kartelës së UNI Cosmetics”?

    1. Skema e ‘Kartelës së UNI Cosmetics’ dhe përfitimet e lidhura me kartelën operohen nga UNI Cosmetics, me adresë: Veternik, nr. 179, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
    2. Për të kuptuar “Kushtet e Përdorimit” më të fundit apo për ndonjë kërkesë tjetër të përgjithshme, ju lutem na kontaktoni përmes ekipit të kujdesit ndaj klientëve.
    3. UNI Cosmetics mund të anuloj, tërheq apo ndryshoj “Kartelën e UNI Cosmetics” në çdo kohë, duke bazuar në këto kushte të përdorimit.
    4. Skema e “Kartelës së UNI Cosmetics” është e vlefshme vetëm tek uni-cosmetics.com.
    5. Nëse ne e identifikojmë që ju mbani dy apo më shumë kartela të UNI Cosmetics, ne mund t’i bashkojmë ato në një, sipas zgjedhjes suaj.
    6. Skema e “Kartelës së UNI Cosmetics” është vetëm për përdorim personal. Përdorimi për qëllime biznesi është i ndaluar rreptësisht dhe përbën abuzim. UNI Cosmetics e rezervon të drejtën për të përcaktuar nëse transaksioni përbën abuzim duke e përdorur kartelën për biznes (tek pikat shitëse dhe online apo në retrospektivë).
    7. UNI Cosmetics mund të ndërmarr çfardo veprimi të cilin e konsideron të përshtatshëm, duke përfshirë edhe heqjen apo suspendimin e llogarisë së kartelës apo pikët e përllogaritura, nëse ne kemi arsye që të besojmë që ju jeni duke abuzuar me skemën apo me ofertat.
    8. UNI Cosmetics do të heq pikët nga llogaria e “Kartelës së UNI Cosmetics” që nuk është përdorur për një periudhë prej dy vitesh apo që është mbyllur.
    9. Për të përfituar nga skema e “Kartelës së UNI Cosmetics”, ju duhet të jeni 13 vjeç apo më shumë. UNI Cosmetics nuk do të komunikoj me klientin deri në moshën e caktuar, ashtu siç parashihet, duke përjashtuar distribuimin e kartelës së përhershme të UNI Cosmetics.

    Cilat janë “Kushtet e Përdorimit” të ofertave apo promocioneve të web-faqes?

    Kushtet e Përdorimit” për oferta

    • Të gjitha ofertat janë subjekt i disponueshmërisë.
    • Disponueshmëria vlen përderisa ka produkte në stok.
    • UNI Cosmetics e rezervon të drejtën për të kufizuar disa oferta të caktuara me një porosi për klient duke u bazuar në kushtet e ofertës.
    • Ofertat nuk janë të transferueshme.
    • UNI Cosmetics rezervon të drejtën për të tërhequr ofertat pa njoftim paraprak.
    • Ofertat promocionale dhe ngjarjet online mund të dallojnë për shkak të dallimeve në vargun e produkteve që janë në dispozicion, gjatësia e kohës për të cilën vlen oferta, si dhe kostot e përfshira të operimit. Ne jemi, megjithëkëtë, të përkushtuar për tu siguruar që çmimet të jenë të sakta dhe të qarta.

    Pikët e kartelës së UNI Cosmetics

    • Pikët nuk mund të shpenzohen për mbushjet e celularit.
    • Pikët online nuk jepen për “Kartelat e Dhuratave” apo tarifat e dërgesës/trasnportit.

    Cilat janë “Kushtet e Përdorimit” të aplikacionit të UNI Cosmetics?

    Blerja në UNI Cosmetics nuk ka qenë kurrë më e lehtë me të gjitha veçoritë e dobishme që i ofron aplikacioni i UNI Cosmetics, duke përfshirë qasjen në të gjitha ofertat fantastike dhe më të fundit që janë përshtatur vetëm për ju. Përzgjedhni ofertat që ju i dëshironi dhe mbushni shportën tuaj. Është kaq e thjeshtë! 

    Ofertat e mia

    Pasi të keni futur numrin tuaj të “Kartelës së UNI Cosmetics”, do t'ju jepet qasje në ofertat më të fundit të personalizuara të cilat mund t'i përdorni online dhe në të gjitha dyqanet tona. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të aktivizoni ofertën dhe ajo do të paraqitet menjëherë në kartelën tuaj. Nëse nuk keni një kartelë të UNI Cosmetics, mund të regjistroheni/antarësoheni nga kjo faqe dhe të filloni të shijoni ofertat tuaja sapo të merrni “Kartelën e UNI Cosmetics”.

    Blej

    Ju mund të përdorni të gjitha zbritjet më të fundit të produkteve dhe ofertat speciale kur hyni në uebsajtin tonë celular uni-cosmetics.com duke përdorur butonin e dyqanit. Mund të regjistroheni, të kërkoni produkte dhe të realizoni një porosi gjatë gjithë kohës që jeni në lëvizje.

    Skeneri

    Nëse dëshironi të shihni vlerësimet dhe komentet më të fundit për një produkt që është i disponueshëm online apo në dyqanet tona, ju mund ta bëni këtë shumë lehtë. Skaneri do të kërkojë për produktin në uni-cosmetics.com dhe më pas do të shfaqë informacionin e produktit në ekranin tuaj duke përfshirë vlerësimet dhe komentet që ju t'i shikoni; duke ju ndihmuar të gjeni informacionin që ju nevojitet për produktet tona.

    Matësi i vendndodhjes

    Nuk po mund ta gjeni pikën shitëse më të afërt të UNI Cosmetics? Matësi i jonë i vendndodhjes përdorë GPS për t’ju ndihmuar që të gjeni pikat tona shitëse. Këtë mund ta bëni duke kërkuar përmes post-kodit apo qytetit.

    Informacion

    Nga këtu mund të vlerësoni ose shpërndani aplikacionin tonë dhe të hyni në seksionin e ndihmës për të marrë më shumë informacione mbi përdorimin e aplikacionit “UNI Cosmetics”.

    TERMET DHE KUSHTET E GIFT CARD

    Llojet e Gift Card - UNI Cosmetics

    • Gift Card - Fizike | Mund të përdoret vetëm për blerjet online përmes web-faqes sonë: uni-cosmetics.com. Kartelën mund ta blini në të gjitha pikat tona të shitjes apo përmes uni-cosmetics.com, shitja e tyre nga palët e treta konsiderohet ilegale. Gjatë procesit të blerjes së Gift Card-ës suaj në pikat tona të shitjes do t’ju kërkohet që ta plotësoni një formular me të dhënat e përdoruesit në mënyrë që ta aktivizojmë atë sa më shpejt që është e mundur(maksimalisht për 8 orë pune).
    • Gift Card - Virtuale | Do t'ju dërgohet me email në momentin e blerjes (kartelën mund ta mbani në Apple Wallet, ta printoni, ta mbani në email apo t’ia dërgoni kujtdo si dhuratë me email). Para aktivizimit të Gift Card-ës suaj, ne mund të kërkojmë nga ju informacione shtesë (si p.sh.: emri dhe mbiemri, email, telefoni, adresa etj.). Gift Card mund të përdoret vetëm për blerjet online përmes web-faqes sonë: uni-cosmetics.com.

    Si mund ta menaxhoj bilancin?

    • Bilanci i Gift Card-ës suaj mund të përdoret për të blerë produkte në web-faqen tonë uni-cosmetics.com.
    • Bilanci i Gift Card-ës suaj nuk mund të përdoret për të blerë një Gift Card tjetër.
    • Gift Card asesi nuk mund ta ktheni apo ta konvertoni në para (Cash).
    • Bilancin e Gift Card-ës suaj ju mund ta shikoni në email-in që pranoni nga UNI Cosmetics gjatë blerjes së Gift Card apo në Apple Wallet.

    Si mund të përdor Gift Card-ën time?

    Gjatë procesimit të porosisë në web-faqen tonë uni-cosmetics.com aplikoni kodin e Gift Card-ës suaj në faqen e pagesës gjatë përfundimit të blerjes. Vendosni kodin që gjendet në anën e pasme të Gift Card-ës - Fizike ose vendosni kodin e Gift Card-ës - Virtuale që keni pranuar në email.

    Nëse vlera e porosisë suaj është më e madhe se vlera e Gift Card-ës, ne do të kërkojmë një pagesë shtesë për të paguar bilancin e porosisë. Gift Card ruan bilancin dhe ju mund ta përdorni atë disa herë, derisa bilanci të jetë 0.00€. Gjatë blerjes suaj në uni-cosmetics.com ju mund të përdorni disa Gift Card-a. Duket e qartë; por ne donim të ishim të sigurt se e dinit.

    A mund t’i kthej produktet që i blej me Gift Card?

    Po! Ju mund t’i ktheni produktet e blera për çfarëdo arsye. Kthimet duhet të bëhen brenda 14 ditëve nga data e faturimit.

    Kthimet do të kompensohen duke rikthyer vlerën e shfrytëzuar në Gift Card-ën tuaj. Nëse keni paguar me Gift Card dhe kartelë bankare ose para në dorë (CASH), atëherë kompensimi i pjesës së mbetur bëhet sipas mënyrës së pagesës.

    Ju lutem kontaktoni shërbimin ndaj klientit nëse keni interesim për të kthyer ndonjë produkt.

    Për më shumë informacione rreth politikës së rimbursimit, ju lutem klikoni këtu.

    Politika e Gift Card

    1. Duke përdorur një Gift Card, duke e blerë apo pranuar si dhuratë, ju i pranoni termet dhe kushtet e uni-cosmetics.com (UNI Cosmetics).
    2. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e Gift Card-ës nga humbja apo përdorimi i paautorizuar. Ne nuk jemi përgjegjës nëse ndonjë Gift Card humbet, vidhet, shkatërrohet apo nëse bilanci i Gift Card-ës përdoret pa lejen tuaj. UNI Cosmetics nuk është përgjegjës ndaj jush për sjelljet e paligjshme ose mashtrimet nga ndonjë palë e tretë lidhur me Gift Card-at tona. Mbajini afër; ato janë të vlefshme dhe mund të përdoren nga kushdo që i gjen.
    3. Ne rezervojmë të drejtën që pa ju njoftuar dhe pa ju rimbursuar ta anulojmë Gift Card-ën, ta pezullojmë ose ta mbyllim llogarinë tuaj, të pezullojmë ose t’ju ndalojmë përdorimin e shërbimeve tona, të anulojmë ose kufizojmë porositë dhe të faturojmë forma alternative të pagesës, nëse dyshojmë se një Gift Card është përdorur në mënyrë të paligjshme ose në kundërshtim me këto terme dhe kushte.
    4. Politikat dhe kushtet mund të ndryshojnë pa paralajmërim dhe disa produkte mund të mos jenë të disponueshme për blerje me Gift Card. Ju lutemi vizitoni uni-cosmetics.com për t’u njoftuar me termet dhe kushtet aktuale.
    5. Për aq sa është e lejueshme me ligj ne nuk japim asnjë garancion (të shprehur apo të nënkuptuar) në lidhje me gift card-ën ose bilancin tuaj në uni-cosmetics.com.