Si të hiqni thonjtë me akril pa i dëmtuar thonjtë tuaj natyral

Ju ndoshta e dini gjithashtu se mënyra më e sigurt për të hequr thonjtë tuaj akrilik është duke shkuar në një sallon për t'i trajtuar nga një teknik të trajnuar të thonjve. Prapëseprapë, e kuptoj plotësisht se ndonjëherë duhet t'u drejtohemi metodave DIY për heqjen e akrilikëve.

Kam analizuar këshillat për thonjtë për të gjetur mënyrat më të mira se si të hiqni thonjtë tuaj akrilik pa i dëmtuar apo më mirë të themi, pa aq dëm sa ndoshta do të shkaktonit vetë.

Cila është mënyra më e lehtë për të hequr thonjtë akrilikë shpejt?

Mënyra më e lehtë për të hequr thonjtë akrilikë shpejt është t'i mbuloni me një pambuku të njomur me aceton të pastër, t'i mbështillni gishtat me foli alumini dhe t'i lini të qëndrojnë për 30 minuta. Acetoni do të ndihmojë në zbutjen e akrilëve, kështu që ju mund ta pastroni ose gërvishtni pjesën e mbetur me një shtytës të kutikulave.

Mënyra e parë

Teknika klasike. Një këshillë, provoni të ngrohni acetonin tuaj përpara se të filloni, gjë që do ta ndihmojë atë të jap rezultat më të shpejt dhe të jetë më efektive në thonjtë tuaj.

(Shënim me rëndësi: Acetoni është tepër i ndezshëm, kështu që mos e vendosni në mikrovalë - thjesht futeni shishen nën ujë të ngrohtë për disa minuta.)

Hapat:

  • Prisni me kujdes thonjët akril sa më afër thonjve tuaj natyral.
  • Duke përdorur një limë thonjsh, gërryeni sipërfaqen e manikyrit derisa shkëlqimi të jetë zhdukur plotësisht. Heqja e shtresës së sipërme ndihmon që akrili të zbutet më shpejt në aceton.
  • Hidhni aceton 100% të pastër në një enë dhe zhytni thonjtë në të për pesë minuta.
  • Me një shtytës metalik të kutikulave, shtyjeni butësisht akrilin nga thonjtë tuaj, duke e shtyrë nga kutikulat tuaja poshtë.
  • Zhytni përsëri thonjtë për pesë minuta, më pas shtyjini sërish butësisht. Përsëriteni derisa akrilikët tuaj të jenë larguar plotësisht.
  • Gërryni pjesën tjetër të pjesëve të vogla me një limë thonjësh.
  • Masazhoni thonjët me vaj kutikulash për t'i rihidratuar, më pas lëmoni ato me anën e butë të një lime. Ri-masazhoni thonjët edhe një herë me vaj.

Mënyra e dytë

Nëse metoda e parë ju duket si shumë punë, provoni mënyrën tjetër jashtëzakonisht të lehtë për t’i hequr thonjët akril me një qese plastike.

Hapat:

  • Prisni thonjtë tuaj akril (afrohuni sa më afër thonjve tuaj natyral).
  • Hidhni aceton 100% në një qese, duke e mbushur aq sa të mund të zhytni plotësisht thonjtë tuaj.
  • Anoni qesen në një anë në mënyrë që acetoni të grumbullohet në një cep, më pas futeni dorën në qese, duke i lënë thonjtë tuaj të zhyten në aceton.
  • Lërini të qëndrojnë për 15 deri në 20 minuta, më pas pastroni butësisht thonjët akril me një shkop druri për kutikula.
  • Nëse thonjët akril prap nuk largohen lehtë, futni ato përsëri për pesë minuta të tjera, pastaj provoni t’i largoni përsëri.
  • Lëmoni mbetjet e fundit për të përfunduar.

Burimi: cosmopolitan.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!