Është një pilulë që po pushton Hollywood-in. Mos u shqetësoni; është plotësisht e legale. Është në formë ariu, i ngrënshëm, i ëmbël, vegan dhe i mbushur me vitamina që supozohet t'i bëjnë flokët tuaj më të gjatë, më të shndritshëm dhe më të shëndetshëm.
Së pari hasëm në këto vitamina SugarBearHair nëpër postimet e sponsorizuara të Khloe dhe Kylie në Instagram, pastaj në postimet e blogerëve të tjerë dhe përfundimisht në reklamat e llogarive tona në Facebook.
Një zbulim i vogël na çoi tek eksperienca personale e një redaktori të Marie Claire. Sipas Lauren Valenti, ajo porositi SugarBears për një muaj dhe merrte dy në ditë siç përshkruhet në faqen e tyre të internetit. Ndonëse ajo nuk përfundoi me flokë të përsosur si motrat Kardashian, ajo vuri re se flokët e saj u rritën më shpejt dhe u bën më të shndritshme dhe më pak të elektrizuara (frizzy) brenda një muaji.
Të kujton vitaminat e Flintstones që merrnim kur ishim fëmijë, SugarBears janë gjithashtu të ngjashëm me suplementet e vajit të peshkut që mund të blihen në farmaci, përveç faktit që SugarBears shijojnë më mirë dhe janë të paketuara në një mënyrë të lezetshme. Instagrami i tyre është i mbushur me ëmbëlsi!
Ndërsa duken dhe shijojnë si karamele, SugarBearHair përmban vitamina, Acid Folik, Biotinë, Jod dhe minerale të tjera - të gjitha për t'ju ndihmuar të keni flokë më të gjatë dhe më të shëndetshëm. Ashtu si një abonim reviste, mund të blini furnizime 1, 3 ose 6 mujore.
Burimi: cosmo.ph