6 ngjyrat e preferuara të flokëve për këtë pranverë

Ndërsa stinët ndryshojnë dhe moti ngrohet, ndryshimi i rutinës së bukurisë është një domosdoshmëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve. Le t'i shikojmë të personalitetet e famshme për udhëzime të tilla, por le të marrim parasysh këshillat praktike nga floktarja profesioniste e Nju Jorkut, Stephanie Brown. Gjeni një pamje të re që është në modë, tërheqëse dhe e menaxhueshme përgjatë artikullit më poshtë.

Pastele të bukura

Pamja: Brown parashikon që pastelët ose pastelët e zbehur do të rikthehen, por do të bazohen në nuancat e bardha. Mendoni për Lady Gaga në Golden Globes ose Khloé Kardashian. “E kaltërta dhe roza e butë do të shihen shumë”, thotë Brown. “Sigurohuni që të mos ketë nuanca të verdha në flokët tuaj, përndryshe do të humbni pamjen e duhur të këtyre ngjyrave pastel.”

Pyesni stilistin tuaj... për rekomandimet më të mira të shamponit dhe kondicionerit për të ruajtur ngjyrën.

Mjaltë luleshtrydhe

Pamja: “Është një kryqëzim i mrekullueshëm mes të kuqes dhe bjondes pa marrë hapin për t'iu përkushtuar plotësisht asnjërës ngjyrë”, shpjegon Brown. “E kuqja zakonisht funksionon më mirë me nuanca neutrale ose më të ngrohta, dhe duke qenë se kjo është një ngjyrë më e ngrohtë, nuk funksionon gjithmonë për nuancat e ullirit ose më të ftohta.”

Pyetni stilisten tuaj... për një bjonde të tillë, ngjyrën bazë të fijeve realizone me nuanca mjalti.

Brune e çmuar

Pamja: Ata me flokë të zinj të errët mund të lëvizin më shumë drejt një ombre karamel. "Kjo teknikë është prap shumë e errët, por i ka disa fije pak më të hapura, të shkëlqyera dhe shumë delikate në ombre," thotë Brown. “Ju dëshironi që fijet kryesore të jenë në nuanca jo shumë të hapura, sepse nuk do të donit që ato të duken të kuqe ose bakër, synimi është që ato të jenë në anën neutrale.”

Pyesni stilisten tuaj… për një ngjyrë pak më të hapur tek majat e flokëve.

Bakër i butë

Pamja: Kjo nuancë është ideale për flokëkuqet që anojnë nga ngjyrat e errëta me nuanca ulliri dhe më të ftohta. Kjo ngjyrë është një përzierje e bakrit dhe toneve neutrale, kështu që ju nuk e keni atë ndjesinë e nuancës së portokallisë kur dilni në diell, do të duket vetëm një ngjyrë e ngrohtë e pasur mëndafshi.

Pyetni stilistin tuaj... për një bazë ngjyrë bakri, por një përzierje të thekseve neutrale, shumë delikate.

Kafé plazhi

Pamja: “Ashtu si bjonde bezhë, kjo është e ngjashme por me nuanca më të ftohta”, shpjegon Brown. "Por për ato që duan nuanca më të ngrohta, gjithmonë mund t'i bëni disa fije më të ngrohta por pa ndikuar në pamjen e përgjithshme."

Pyetni stilisten tuaj... për një ngjyrë kafe neutrale të hapur me nuanca të hirit, me fije të holla më të hapura tek majat të flokëve tuaj.

Nude e lehtë

Pamja: Mendojeni një ngjyrë si bjonde e errët ose bezhë, e cila është shumë më e lehtë për përkujdesje se ajo si e bjonde pastel. “Do të keni disa fije më të hapura rreth fytyrës dhe përgjatë flokëve, por një bazë neutrale pak më e errët”, thotë Brown. "Është një nuancë bjonde por me një ombre të lartë."

Pyetni stilistin tuaj… për një nuancë bjonde më të errët tek rrënjët dhe bazohuni në foto që të shpjegoni rezultatin që dëshironi.

Burimi: elle.com

 

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!