Si të zgjidhni hijet e duhura të konturit

Me siguri keni dëgjuar për konturimin, megjithatë ndoshta nuk e keni provuar kurrë vet, apo ndoshta jeni një profesionist me përvojë. Konturimi i fytyrës është një teknikë shumë e përdorur gjatë aplikimit të grimit, por ndonjëherë kjo metodë i lë shumë prej nesh duke kërkuar për ndihmë shtesë, si dhe këshilla të ekspertëve.

Kur vendoset siç duhet, konturimi mund të përmirësojë tiparet tuaja tashmë të bukura dhe mund të jetë mjaft transformues. Pavarësisht nëse jeni fillestarë, apo keni nevojë për një rifreskim mbi konturimin, një pyetje mbetet e domosdoshme kur filloni këtë praktikë: Si të zgjidhni nuancën e duhur të konturit për tonin e lëkurës tuaj? Ne e siguruam artisten profesionale të grimit në NYC, Caroline Baribeau, për të na dhënë mendimin e saj për konturimin dhe për të ndarë këshilla për t'i arritur të gjitha. Më poshtë është lista jonë e përpiluar e trukeve dhe teknikave që mund t'i përdorni për të gjetur nuancën e duhur të konturit.

Hijet kanë shumë rëndësi - Së pari, nëse keni nevojë për një rifreskim bazik mbi konturimin, keni ardhur në vendin e duhur. Të konturosh fytyrën do të thotë thjesht të errësosh zona të caktuara të cilave dëshiron t'i shtosh më shumë definicion. Zonat më të zakonshme në fytyrë për kontur janë mollëzat, balli, hunda, nofulla, madje edhe qafa. Pavarësisht formës së fytyrës suaj, konturimi është diçka që mund ta përdorni për t'i përmirësuar apo edhe për t'i ndryshuar tiparet tuaja të fytyrës, por sigurisht, nuk është e nevojshme ta praktikoni çdo ditë.

Është thelbësore t'i kushtoni vëmendje ngjyrës së hijeve në fytyrën tua kur zgjidhni nuancat e duhura për konturim, dhe Baribeau sugjeron përdorimin e nuancave që ngjajnë më shumë me hijet në fytyrën tuaj. Pudra e lëngët është ideale për të filluar udhëtimin tuaj të konturimit. “Përshtateni nuancën me pudrën tuaj të lëngët, por një deri në dy nuanca më të errëta se ajo; kjo është nuanca më e errët mund ta përdorni.” Shtimi gradual është një këshillë e shkëlqyer për ata që duan të fillojnë me një konturim të lehtë dhe pastaj të arrijnë në diçka më përfundimtare apo më të fortë.

Tonet e lëkurës nuk janë të njëjta për të gjithë - Nuancat e lëkurës sonë nënkuptojnë diçka kur zgjedhim nuancat e duhura të konturit, dhe meqenëse tonet e lëkurës janë shumë të ndryshme dhe unike, është ideale të njihni tonin tuaj individual të lëkurës për të mësuar se cilat nuanca konture ju përshtaten më shumë. Baribeau sugjeron që “nëse keni nuancë të hapur deri në mesatare të lëkurës, duhet të përdorni ngjyrat neutrale të konturit që mbështeten nga tonet e ftohta. Për nunancat e lëkurës ulliri apo më të nxira, duhet të prireni nga tonet pak më të arta, pasi këto tone janë më të ngrohta. Për nuancat e errëta të lëkurës, duhet të drejtoheni nga diçka më neutrale që ka ekuilibrin e duhur të nuancave blu dhe të kuqe.” Testimi i produkteve të konturimit në pjesën e brendshme të dorës suaj është një mënyrë e thjeshtë për t'ju dhënë një ide se si do të duket ai produkt në fytyrën tuaj dhe çfarë mund të mos funksionojë fare, nëse nuk mundeni të provoni produktet direkt në fytyrën tuaj.

Përdorni brushat e duhura - Përdorimi i brushave dhe mjeteve të duhura gjatë konturimit është shumë e rëndësishme, pasi ato mund të përmirësojnë shumë pamjen tuaj dhe ndihmojnë në aplikimin e produkteve pa probleme. Brushat mund të luajnë një rol të madh në pamjen e konturit tuaj, kështu që ka disa gjëra që duhen mbajtur parasysh kur i përdorni. Baribeau sugjeron brusha më të mbushura për një pamje më natyrale. "Përdorimi i një furçe të mbushur do ta mbajë konturimin të butë dhe të përhapur," thotë ajo. Për një pamje më të përforcuar, do t'ju duhet të zgjidhni një furçë tjetër: "Nëse dëshironi një pamje më të përforcuar, zgjidhni një brushë më të vogël dhe më të dendur" thotë Baribeau. Ajo rekomandon që kur të filloni konturin tuaj, fokusohuni te të gjitha pjesët në fytyrën tuaj që i bie dielli.

Nëse nuk jeni të sigurt se cili hap i grimit është konturimi, duhet të dini se koha më e mirë për konturimin është pasi të keni aplikuar pudrën e lëngët dhe korrektorin. Kështu ju e keni rregulluar tenin e fytyrës tuaj dhe mund të vazhdoni me produktet e tjera. Natyrisht, edhe pas konturimit mund të aplikoni prap korrektorin nëse është e nevojshme, dhe nëse ju pëlqen të vishni blush, aplikojeni pasi të keni përfunduar konturimin. Ju mund të zbusni konturin për t'u dukur më natyrale duke përdorur brushën e pudrës lehtësisht mbi konturim. Dhe gjithmonë mund të filloni nga e para, nëse duhet.

Kontura kremoze vs pluhur - Për shkak se teksturat kremoze dhe ato pluhur janë shumë të ndryshme, ju rekomandoj të njiheni me të dyj llojet dhe të shihni se cilin prej tyre preferoni më shumë për konturim. Konturet pluhur mund të ndihmojnë me llojet më të yndyrshme të lëkurës dhe japin një dukje mat, ndërsa konturet kremoze mund të ndihmojnë me llojet më të thata të lëkurës dhe japin një dukje më të shkëlqyeshëm. Ju madje mund të përdorni bronzuesin tuaj të përditshëm për kontur nëse nuk ndjeni nevojën për të blerë ndonjë gjë të re.

Argëtohu gjatë konturimin - këshilla më e rëndësishme? Argëtohu. Nuk duhet të keni aspak presion rreth konturimit, dhe sa më shumë të praktikoheni, aq më shumë do të gjeni atë që funksionon dhe nuk funksionon për ju. Eksperimentoni me produkte, tekstura dhe brusha të ndryshme derisa të zbuloni se çfarë ju përshtatet më shumë dhe kështu do të bëheni profesionist i konturës.

Burimi: byrdie.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!