Hibiskusi është shumë i njohur për efektet e tij estetike. Bima e bukur është vlerësuar prej kohësh për përfitimet e saj të kujdesit të flokëve duke filluar nga zbokthi, te flokët e thatë, të dëmtuar dhe, më e famshmja, te humbja e flokëve.
Por, a është e vërtetë apo jo? Ne folëm me trikologun dr.Isfahan Chambers-Harris dhe dermatologet dr. Purvisha Patel e dr.Anna Chacon për të zbuluar gjithçka që duhet të dini rreth përdorimit të hibiskut në flokët dhe lëkurën e kokës.
Ndërsa nuk ka pasur shumë kërkime shkencore që shqyrtojnë përfitimet e hibiskusit për flokë, ekspertët thonë se ia vlen të provohet nëse jeni duke kërkuar të qetësoni lëkurën e kokës dhe të rritni e të shtoni dendësinë e flokëve.
Përfitimet
Chambers-Harris vë në dukje se edhe pse një studim i vitit 2003 zbuloi se hibiskusi ndikoi pozitivisht në rritjen e flokëve dhe rënien e flokëve te kafshët laboratorike, nevojiten studime shtesë për të parë nëse ai ndihmon me flokët e njeriut. “Megjithëse nuk ka prova shkencore, hibiskusi është gjerësisht i pranuar në shumë vende si një bar që ndihmon në rritjen e flokëve”, shpjegon ajo. Një gjë që duhet pasur parasysh, thekson Patel, është se ky studim vërtetoi se ekstrakti i gjetheve të hibiskusit ishte më efektiv se ekstrakti i luleve të saj. Chacon shton se hibiskusi i bluar mund të kombinohet me një vaj, si vaji i kokosit për të ndihmuar rritjen e flokëve nga folikulat në lëkurën e kokës, duke luftuar thatësinë dhe zbokthin.
Ndërsa nuk ka asnjë konsensus shkencor që hibiskusi ndihmon në rritjen e flokëve të njeriut, logjika prapa mënyrës se si mund të funksionojë është se "si lulet ashtu edhe gjethet përmbajnë flavonoide, aminoacide dhe antioksidantë", shpjegon Patel. Për më tepër, “vetë akti i masazhimit të produktit në lëkurë ndihmon në qarkullimin e gjakut, dhe kjo në përgjithësi ndihmon me endjen e gjakut në folikulat e flokëve” që çon në rritjen e flokëve, shton ajo.
Llojet të flokëve
Duke përjashtuar rastet e alergjive, si Chacon ashtu edhe Chambers-Harris thonë se kushdo që kërkon flokë dhe skalp më të shëndetshëm mund të përdorë hibiscus.
Për shkak se hibiskusi përdoret më së shpeshti si një trajtim për skalpit, janë disa gjëra që duhen marur parasysh për llojet e lëkurës. Patel paralajmëron se kushdo me alergji ndaj bimëve ose polenit, apo me lëkurë të thatë ose të ndjeshme, ekzemë ose psoriasis nuk duhet ta praktikoj hibiskusin si një trajtim për flokët ose kokën. Gjithmonë bëni një test përpara se të provoni diçka të re, dhe siç paralajmëron Patel, "çdo produkt/trajtim i lëkurës duhet të ndërpritet nëse keni ndjesi shpimi ose acarim lëkure kur e aplikoni".
Përdorimi
Përderisa lulja në vetvete nuk njihet për efektet anësore të rrezikshme në vetvete, ju përsëri duhet të përdorni një produkt hibiskusi tashmë të formuluar nëse planifikoni ta praktikoni trajtimin në shtëpi. Arsyeja (dhe kjo është shumë e rëndësishme) është se "përdorimi i çdo produkti bimor për përdorim në shtëpi ka rreziqet e veta të kontaminimit, reaksioneve alergjike, djegies dhe madje edhe dëmtimit të lëkurës", thotë Patel.
Ka shumë kuptim kur e mendoni, përdorimi i luleve nga oborri juaj nuk ka kontroll cilësie. "Nuk mund ta dijmë se sa përbërës aktiv ka secila lule dhe përgatitjet ndryshojnë në bazë të tyre" paralajmëron Patel. Është për këtë arsye që ajo rekomandon këdo që kërkon të provojë këtë përbërës, ta blejë atë në një formulim të bërë posaçërisht për përdorim në flokë.
Nëse blini një produkt me hibiscus të krijuar posaçërisht për flokët, mund ta përdorni si maskë për flokët dhe lëkurën e kokës. Patel thotë të aplikoni produktin 30 minuta para dushit duke masazhuar flokët dhe kokën (thekson masazhimin; mbani mend, kjo është ajo që ndihmon edhe qarkullimin gjakut te gjëndrat e flokëve).
Burimi: byrdie.com