Kremi kundër diellit është esencial, kështu që nëse nuk e përdorni, ky është gabimi shumë i madh. Megjithatë, edhe nëse jeni përdorues të rregullt, përsëri mund të bëni ndonjë gabim të vogël që mund t'ju vë në rrezik për djegie nga dielli, plakje të parakohshme të lëkurës dhe, më seriozia, kancer të lëkurës. Kemi dëgjuar nga ekspertët për gabimet më të zakonshme të kremit të diellit që ata vënë re, kështu që ju mund të mësoni prej tyre.
I harrojmë zonat e vogla - Ndërsa ju ndoshta mbani mend të vendosni kremin kundër diellit në krahët, këmbët, stomakun dhe fytyrën tuaj, shumë njerëz harrojnë ta aplikojnë atë në zonat më të vogla. Megjithatë, ekspertët thonë se këto zona janë po aq të rëndësishme për t'u mbrojtur nga rreziqet e diellit. Dermatologu i Dr. Matthew Elias thotë se njerëzit shpesh harrojnë veshët dhe këmbët. Dermatologia Ava Shamban thotë se pjesa e pasme e qafës dhe dekolteja janë gjithashtu ndër zonat që harrohen. "Ne shpesh e shohim kancerin e lëkurës në zonat si veshët, gjoksi, krahët, këmbët dhe shpina, kështu që mbrojtja nga dielli është e rëndësishme për të gjitha zonat e ekspozuara të lëkurës," thotë Monroe, dermatologia e Janine Hopkins.
Dermatologu Dr. Frederic Haberman, thotë se gjatë përvojës shumëvjeçare me operacione, ai ka trajtuar "raste që shtrihen nga sipër buzëve dhe në vrimat e hundës dhe i afrohen hapjes së kanalit të veshit", kështu që është e rëndësishme të aplikoni kremin kundër diellit edhe për zonat më të padukshme. Sigurohuni që të mbuloni "çdo sipërfaqe të veshëve tuaj duke përfshirë pjesën e pasme të veshëve dhe qafën, kanalevet e veshit dhe vrimat e hundës.
Nuk përdorni mjaftueshëm - “Deri më tani, gabimi më i madh që bëhet gjatë aplikimit të kremit të diellit është mospërdorimi i mjaftueshëm i tij,” thonë dermatologet Gilly Munavalli dhe Hayley Leight-Dunn. Doktor Haberman thotë se për fytyrën duhet përdorur rreth 5ml krem. Kjo vlen edhe për kremrat kundër diellit me spërkatje, thotë Dr. Hopkins. "Njerëzit shpesh e spërkasin lehtë kremin dhe në këtë mënyrë ajo nuk mbron plotësisht nga dielli."
Riaplikimi i mangët - Edhe pse kremi kundër diellit është i formuluar shumë detajisht, ai ende nuk është rezistent ndaj ujit dhe djersës, kështu që ju duhet ta riaplikoni atë shpesh. Dermatologia Tami Buss Cassis, thotë se gabimi numër një që njerëzit e bëjnë është që nuk e riaplikojnë shpesh. Dr. Munavalli dhe Leight-Dunn thonë, "riaplikimi është çelësi". Ata ju sugjerojnë të riaplikoni çdo një deri në dy orë maksimumi dhe pas çdo ekspozimi në ujë.
Aplikimi i kremit kundër diellit shumë vonë – Ndonjëherë ju harroni ta aplikoni kremin para se të dilni, por ekspertët thonë se duhet ta shmangni shprehi. Sipas Dr. Hopkins, nuk është mirë të aplikoni kremin kundër diellit pasi të keni filluar tashmë një aktivitet në natyrë. “Kremi kundër diellit duhet të aplikohet 30 minuta para ekpozimit në ujë”, thotë ajo.
Mos aplikimit të kremit në buzë - Edhe pse tekstura e buzëve është paksa e ndryshme nga pjesa tjetër e lëkurës tuaj, ajo ende ka nevojë për mbrojtje nga dielli, ndoshta edhe më shumë. “Ekspozimi i buzëve në diell mund të rezultojë në kancer të lëkurës edhe në atë zonë”, paralajmëron Dr. Hopkins. Dr. Munavalli dhe Leight-Dunn sugjerojnë zgjedhjen e një labelle me një minimum 15-30 SPF.
Zgjedhja e kremit të gabuar kundër diellit - Industria e kremrave kundër diellit po lulëzon dhe ju duhet të përdorni të gjitha opsionet në avantazhin tuaj. Sigurohuni që jeni duke marrë një produkt që ju përshtatet mjaftueshëm për ta vendosur çdo ditë. “SPF-i më i mirë është çdo krem kundër diellit që ju pëlqen dhe që jeni të gatshëm ta përdorni rregullisht”, thotë dermatologia Linda C. Honet. “Mos harroni se kremrat e sotëm të diellit janë jashtëzakonisht të larmishëm, kozmetikisht elegantë dhe vijnë në forma të ndryshme – locione, kremra, spërkatje, xhel, balsam dhe pudër – kështu që zgjidhni atë që i përshtatet më së miri lëkurës tuaj.”
Mos aplikimi i përditshëm - Dr. Shamban thotë se nuk do të të ishte mirë të mendosh se një re, moti i ftohtë apo të qenurit brenda do të thotë se nuk ka rrezik. “UVA, depërton thellë, kalon lehtësisht përmes xhamit, reve dhe temperaturave të ftohta,” shpjegon ajo. Dr. Honet vë në pah se, "është një fakt i njohur që amerikanët kanë më shumë kancer të lëkurës në anën e majtë të fytyrës sesa në të djathtë për shkak të ekspozimit të diellit në anën e shoferit."
Ekspertët sugjerojnë krijimin e një shprehie për të vendosur kremin kundër diellit çdo ditë. “Rrezet ultraviolet çojnë në një plakje të parakohshme të lëkurës, rrudha, djegie nga dielli, dëmtim dhe kancer të lëkurës. Edhe kur jeni brenda, rrezet UVA mund të depërtojnë nga xhami dhe të të çojnë në këto efekte të dëmshme”, thonë Dr. Munavalli dhe Leight-Dunn. Kremi kundër diellit duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të përditshme – njësoj si larja e dhëmbëve!
Mendimi se SPF është shtesë - Dr. Honet dëshiron t'ju kujtojë se SPF-të nuk janë shtesë. “Vendosja e një pudre me 15 SPF mbi një krem hidratues me 30 SPF nuk është e barabartë me 45 SPF. Është ende e barabartë me 30 SPF” shpjegon ajo.
Të mendosh se SPF-i në përbërjen e grimit i mjaftueshëm - Dr. Buss Cassis thotë se ajo zakonisht dëgjon njerëzit që thonë se nuk kanë nevojë të vendosin krem shtesë kundër diellit gjatë gjithë ditës jashtë, pasi është në përbërjen e grimit të tyre, por kjo është gabim. Ndërsa pudrat dhe hidratuesit që përmbajnë SPF janë një risi e madhe, ajo sasi nuk mjafton.
Mos përhapja e kremit spërkatës kundër diellit - Komoditeti i kremit spërkatës kundër diellit është i mrekullueshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përhapet pas aplikimit. Kremrat spërkatës kundër diellit duhet të përhapen, këshillon Dr. Honet, përndryshe, do të përfundoni me djegie në zonat të cilat nuk janë prekur plotësisht.
Mos aplikimi gjatë sporteve dimrore - “Skiatorët duhet të mbajnë gjithmonë krem kundër diellit, minimumi 30 SPF krem mineral kundër diellit,” këshillon Dr. Haberman. "Për çdo qindra km lartësi, depërtimi i rrezeve UV shtohet për 5%".
Mospërdorimi i një SPF të lartë mjaftueshëm - Dr. Honet rekomandon përdorimin 30 SPF minimumi gjatë gjithë vitit. Megjithatë, “nëse ju intereson fare pak për rrudhat, kancerin e lëkurës ose dëmtimin e diellit, atëherë shtojeni atë në 45 SPF ose më shumë”, thotë ajo.
Burimi: newbeauty.com