Disponimi jonë nuk është gjëja e vetme që duhet të lehtësojmë për këtë verë. Çdo qershor, një mori e femrave vendosin që ngjyra e flokëve duhet të hapet dhe ndriçohet. Të gjith dëshirojmë flokë të puthura nga dielli me theksime të përsosura, por mos harroni që me kalimin e verës floku juaj do jetë i dëmtuar dhe më i thatë se kurrë nga ekspozimi në rreze të diellit. Kujtoni që zbardhuesi dhe dielli mund të jenë një kombinim i fortë për dëmtimin e flokut, duke shkaktuar maja dhe këputje të flokut. Atëherë, cila është zgjidhja më e mirë për këtë problem? E po kush mund të jep këshilla më të mira se sa teknikët e ngjyrës. Neve mblodhëm disa nga këshillat më të mira për të na treguar se si të ballafaqohemi me problemin e ngjyrës në stinvn e verës, dhe të mirëmbajmë flokun tonë.
Lorri Goddard
Klientët: Reese Witherspoon, Chloe Moretz, Emma Rossum
"Floku i shëndetshëm fillon me një skalp të shëndetshëm, ndotësist e verës ndikojnë në lëkurë, për këtë arsye juve duhet t'i jepni një pastrim të mirë skalpit të paktën 2 her në muaj si dhe 1 her në javë. Aplikoni Rene Furter Complexe 5 në skalpin tuaj dhe krehni atë me një krehër skalpi për përfitime më të shumta. Lejoni të qëndrojë për 20 minuta dhe pastaj pastroni atë me shampo.
Kur është fjala për kujdesin para ngjyrës, shumica thonë që mos pastrimi i flokut disa ditë para ngjyrosjes, ndihmon ngjyrën, por kjo nuk është shumë e vërtetë. Para ngjyrës, është e rëndësishme të pastroni flokun 48 orë para të pastroni flokun me shampo. Kjo do ofrojë një kavanac më të pastër për teknikun se ku të punojë dhe të arrijë rezultate më të mira. Një shampo dhe kondicioner ushqyes është ideale. Asgjë që stimulon skalpin shumë. Pas ngjyrës, unë rekomandoj që të aplikoni ndonjë serum rigjenerues në flokë.
Tracy Cunningham
Klientët: Jennifer Lopez, Chrissy Teigen, Drew Barrymore
"Unë kam vetëm një fjalë për kujdesin e përsosur të flokëve: Olaplex. Për kujdesin e flokut para se të aplikoni theksime, nuk kam gjëra që duhet apo s'duhet bërë. E vetmja përgatitje që u rekomandoj klientëve para ngjyrosjes është të sjellin fotografi të ngjyrës së dëshiruar, qoftë nga rrjetet sociale apo personazh i preferuar i famshëm që unë mundem t'i referohem. Kjo është gjithnjë një ndihmë për mua.
Përsa i përket kujdesit të ngjyrës deri në takimin e ardhshëm, nuk më pëlqen të përsëritem, por Olaplex #3 është një tretman shumë i mirë për përmisimin e flokut për përdorim shtëpiak. Gjithashtu ndihmon në qëndrueshmërinë e ngjyrës. Gjithnjë përdorni një shampo dhe kondicioner pa sulfate gjithashtu. Kur floku juaj duket bukur, është e pamundur të mos ndjeheni për mrekulli.
George Papanikolas
Klientët: Penelope Cruz, Miranda Kerr, Jessica Stam
"Tretmanet më të mira fillojnë në sallon përderisa kryhet procesi i theksimi të flokëve, sidomos nëse jeni duke e hapur ngjyrën e flokut. Procesi i zbardhimit për të hapur ngjyrën mund të ketë një efekt tharës, për këtë është e rëndësishme që të kërkoni nga tekniku që të përdor një sistem mbrojtës. Ai sistem vepron si një mburojë në mes flokut dhe zbardhuesit, duke mbrojtur lidhjen dhe duke mbajtur gjendjen e flokut të shëndetshme. Pastaj është e rëndësishme të ndjekni hapat e duhur edhe në shtëpi për të përfituar nga e gjith kjo.
4Ju gjithashtu duhet të siguroheni se po i ofroni flokut hidratimin e duhur. Dielli, plazhi, mjetet e nxehta si dhe proceset kimike mund të thajnë flokun dhe të bëjnë atë më të brishtë dhe të prirur ndaj majave të ndara dhe këputjeve të tyre. Përdorimi i produkteve si shampo dhe kondicioner hidratues do i jep flokun hidratimin e nevojshme por zgjedhni ato pa silikone. Silikonet veprojnë si një mbulesë e përkohshme për zbutje por nuk ofrojnë hidratimin e nevojshëm për të mbajtur flokun në gjendje të duhur."
Shahriar Karegar
Klientët: Irina Shayk, Priyanka Chopra
"Hidratim, hidratim, hidratim. Unë gjithnjë rekomandoj që floku duhet të hidratohet pa ndalur në mënyrë që të shmangni dëmtimin e tijë kur ju ngjyrosni apo theksoni flokun. Për këtë, unë rekomandoj klientët që ata të marrin të paktën 2 tretmane kondicionimi para se të fillojnë me ngjyrosje. E preferuara e imja është tretmani Inphenom i cili hidraton dhe mbron ngjyrën nga deoksidimi. Ju gjithashtu duhet të përdorni shampo dhe kondicioner për flokë të ngjyrosura pasi që të ngjyrosni flokun. Mua nuk më pëlqejnë tretmanet që përdoren gjatë natës pasi që proteina e tepërt dëmton flokun. Gjithnjë lexoni udhëzimet në paketim dhe ndjekni ato. Nëse thot që të lejoni të qëndrojë për 10 minuta, ajo është që duhet të bëni.
Gjithashtu përdorni një vaj ushqyes dhe mbrojtës për flokë pas ngjyrosjes dhe pas fenirimeve, vaj i cili do ushqejë dhe do e mbrojë flokun nga dëmtimi.
Neve do ju kishim rekomanduar që të provoni nga tretmani Daikson Dikso Plex Defensive me një teknologji italiane, tretman i cili përdoret para ngjyrosjes apo zbardhimit të flokut në mënyrë që të mbarohet ai nga dëmet e shkaktuara nga procesi, si dhe të zgjatet qëndrueshmëria e ngjyrës.
Burimi: wmagazine.com