Pa marrë parasysh se çfarë lloji të femrës i takoni, secila prej jush ka mënyrat dhe teknikat e saj të aplikimit të grimit. Një gjë e përbashkët është se të gjithë nga ne dëshirojmë të dukemi bukur dhe të ndihemi mirë me veten tonë. Lexoni në vazhdim se si 5 femra të ndryshme kanë përshkruar rutinat e tyre të bukurisë për dalje në mbrëmje apo ahengje të ndryshme. Ndjehuni lirë për të kopjuar disa nga stilet e pamjes së tyre si dhe produktet thelbësore të kozmetikës.
Gjallëruese dhe boho: Sonya, njëra nga femrat e përzgjedhura, përcaktohet për produkte me ndikim të lartë që i bëjnë tiparet e saj të preferuar – si sytë dhe buzëqeshjen që të theksohen akoma më shumë. Pamja ime për në mbrëmje apo ndonjë aheng duket e shkëqyeshme dhe më bën të ndihem e sigurtë. Buzë të theksuar, highlighter plot vezullimë dhe një palë qerpikë të mëdhenj janë një domosdoshmëri për Sonya-n. Nga produktet kozmetike, ajo përdor kryesisht brendet Sephora si buzëkuq, maskarë apo pudër.
Pamje minimaliste: Cassidy, një femër tjetër e përzgjedhur, i përmbahet rutinës së shpejtë dhe me ndikim të lartë të bukurisë, sidomos kur bëhet fjalë për të qenë në shënjestër të ahengut. Rutina ime e bukurisë për një mbrëmje apo aheng sillet diku mes komoditetit kazual dhe seksualitetit subtil. Ajo fillon me një skuqës të mollëzave, duke vazhduar me hijëzues dhe kufizim të buzëve. Hijëzuesi shton veçantinë në pamjen tuaj, meqenëse nuk përdorni shumë grim atëherë kjo ju sjell një pamje të freskët dhe tërheqëse. Ajo përdor kryesisht produktet kozmetike nga NYX si buzëkuq mat dhe hijëzues nga BECCA.
Trendi dhe i përsosur: Jasmine, është e përkryer në pamje për rastet e saja të veçanta. Duke filluar që nga buzët e saj, rutina e saj e bukurisë përsëritet në mënyrë të përkryer me stil të ulët por shumë trendi. Stili im për rastet e veçanta është kazual, andaj edhe zgjedhi produkte që janë delikate dhe të thjeshta. Produkti i saj i preferuar është buzëkuqi sepse qëndron gjatë kohë dhe shton gjallëri. Si aksesor i dalluar është edhe kapela e saj, gjë që sjell fokusin në pamjen e saj natyrale. ajo përdor kryesisht produkte nga Fenty Beauty, Buxom dhe Jeffree Star Cosmetics.
Pamje e dashur dhe retro: Erin, është e frymëzuar nga stili retro me detaje shumë të guximshme. Ajo parapëlqen të mbajë buzët me nuancë të errët të buzëkuqit në mënyrë që të theksojë sytë e saj, si dhe vaji me vitaminë E është një domosdoshmëri për të. Ajo thekson se ka buzë shumë të thata kështuqë vaji i ndihmon për t’i zbutur shtresat e leskëruara të buzëve. Ajo përfundon pamjen e saj me një manikyr të ngjashëm të errët sikur të buzëve, një fustan me printe të ndezura dhe një stilim klasik të flokëve. Produktet që ajo përdor janë kryesisht nga Revlon.
Thjeshtë dhe klasike: Maddie ka një orar të ngarkuar andaj prej në punë shkon drejt për në takim me të dashurin dhe rutina e saj e përditshme është paksa delikate. Pamja e saj ideale për raste të veçanta apo ndonjë takim do të reflektonte origjinalitetin e saj, Maddie-n e vjetër – por me një verzion plot shkëlqim. Një fustan i thjeshtë i zi, përshtatja e mirë e buzëkuqit të saj të preferuar e bën elegante dhe joshëse. Ndër produktet e preferuar që ajo përdor janë lapsi i buzëve, bronzeri dhe lapsi për vetulla.
Burimi: brit.co