Disa vite më parë, në një shitore kozmetike një blerës para mua e derdhi një shishe të llakut të thonjve dhe lëngu u shpërnda kudo në dysheme. Mirëpo punëtorët me përvojë, kapën një kuti me sheqer nga banaku dhe e derdhën mbi derdhjen e llakut të thonjve e pastaj e pastroi të tërën lehtësisht. Andaj edhe mua kur më ndodhi e njejta gjë në shtëpi, e provova trukun e punëtorëve dhe funskionoi.
Gjëja e parë që bëra ishte shpërndarja e sheqerit mbi vendet ku u derdh llaku i thonjve dhe prita për ca minuta që sheqeri ta absorbojë atë.
Pastruesi i thonjve filloi të grumbullohet, duke e bërë më të lehtë që të pastrohet me një peshqir letre, fshesë dhe një kaci për pluhur.
Ishte e mrekullueshme mënyra se si funskionoi ky truk pasiqë po mos të shihja punëtorin, do të përdorja ndonjë pastrues kimikal me mundësi të dëmtimit të pllakave të banjos.
Një ekspert i pastrimit na këshilloi se acetoni largohet lehtë edhe me WD-40, vetëm spërkatet lecka me të cilën do të pastrojmë dhe puna është e kryer. Nëse prap ka ngelur pak, përdorim edhe ujë me sapun në leckë dhe me siguri që gjithçka do të jetë pastër si më parë.
Burimi: bestmaids.com