Shmangni këto gabime që i bëjnë flokët tuaja të holla

Është një barcoletë që thotë se femrat kanë dëshirë të bëjnë dush me ujë përvëlues dhe shumë femra me të vërtetë e pëlqejnë këtë veprim. Dushi i ngrohtë mund të jetë qetësues mirëpo shkakton dëmtime serioze të flokëve. Jo vetëm që i shpërlan yndyrërat mbrojtëse të flokëve, por dhe nxehtësia i nxit poret e lëkurës së kokës në mbiprodhim të yndyrës, gjë që në vazhdim dëmton rrënjët e flokëve dhe shkakton rënien e tyre.


Larja e flokëve për çdo ditë është tunduese mirëpo mund të shkaktojë më tepër dëme sesa mund të paramendoni. Ndokush me flokët të rralla dhe delikate duhet të shmanget nga larja e shpeshtë,jo më shpesh se dy herë në javë janë mjaftueshëm për mirëmbajtjen e prodhimit natyral të yndyrës dhe për të arritur baraspeshë në hidratim.


Shumë njerëz betohen në shampot pastrues pasiqë i bëjnë flokët tmerrësisht të pastër, mirëpo ky lloj i shampove përmban përbërës të ashpër sikurse sulfatet, andaj përcaktohuni për shampo pa sulfate. Nëse përdorni shampo të butë dhe pa sulfate në çdo larje, nuk do të keni nevojë për shampo pastrues.


Shumë njerëz i qëndrojnë besnik një lloji të shamposë ndërsa e vërteta është se duhet të ndryshoni herë pas here produktet. Njerëzit mbi 50 vite kanë flokë që kanë nevojë për më tepër kujdes, përderisa plakeni flokët humbasin proteinë, elasticitet dhe dendësi. Ruani flokët duke përdorur shampo pa sulfate!

 

Burimi: shefinds.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!