Si të obsesionohemi me thonjt tanë?

Është më i lehtë se sa mendoni.

Nëse edhe ju jeni një nga ata që para se të drejtohen në salon apo thjesht keni vendosur të bëni një manikyr në shtëpi, dhe hulumtoni fotografi të ndryshme në instagram për një inspirim të bukur, me siguri që keni hasur në një faqe të quajtur Olive & Juve. Nga manikyret french në ato luleje, saloni ka ofruar pamje të manikyreve më trendi për këtë verë.

“Argëtimi me manikyrin e thonjve tuaj është rikthyer, sidomos kur shprehni një tregim në thonjtë tuaj,” thot Sarah Gibson Tuttle, themeluese e Olive & June. Ajo thot se ka një lloj të manikyrit i cili ka qenë më në trend për këtë verë: thonjt me yje.

Thonjt me yje minimale, grafike me një ngjyrë të bukur në sfond. Tuttle thot se ky lloj i manikyrit është i lehtë dhe i bukur shumë.

 

 

 

Ky stil i thjeshtë është i lehtë për t’u kryer edhe në shtëpi. Tuttle rekomandon të filloni me një ngjyrë verore të pastër të llakut, një të bardhë të ndriçuar. Përderisa ju mund të vizatoni yjet, mënyra më e lehtë dhe më e pastër që mund të krijoni yjet në thonjtë tuaj janë stikerat që mund t’i bleni, i vendosni në thonj dhe i siguroni në manikyr me anë të një shtrese përfunduese (top coat).

Ajo se si do zgjedhni se ku do shkojnë yjet, në cilin thua, a do jeni me shkëlqim apo do jenë të thjeshta, apo do e vendosni nga 1 yll në çdo thua, e tëra varet nga shija dhe dëshira juaj personale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: news.yahoo.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!