Shikoni thonjt tuaj - a janë të fortë dhe a duken të shëndetshëm? A po vëreni vija, çarje dhe ngjyra të pazakonshme? Shumë situata të palakmueshme të thonjve mund të shmangen nëse kujdeseni në mënyrë të duhur për to.
Thonjt: Çka është normale dhe çka jo?
Thonjt tuaj, të përbërë nga shtresa të petëzuara të proteinës të quajtur keratinë - rriten nga zona e bazës së thoit nën kutikulë. Thonjt e shëndetshëm janë të lëmuar pa plasaritje. Ato janë të njejta dhe pa njolla dhe çngjyrësim.
Ndonjëherë thonjt zhvillojnë disa vija vertikale që fillojnë nga kutikulet e deri tek maja. Vijat vertikale bëhen më të thella me moshë. Thonjt gjithashtu mund të zhvillojnë linja të bardha ose njolla që ndodhin për shkak të traumave, por këto zakonisht humbin me rritjen e thoit.
Jo të gjitha gjendjet e thonjve janë normale. Konsultoni mjekun ose dermatologun nëse vëreni këto shenja:
- Ndryshime në ngjyrë, si çngjyrësim të thoit në tërësi ose një vijë të errët nën thua.
- Ndryshim në formë të thoit
- Dobësim ose fortësim të thoit
- Ndarje e thoit nga lëkura përreth
- Gjakosje përreth thonjve
- Enjtje ose dhimbje rreth thonjve
Si të kujdeseni për thonjt:
Çfarë duhet të bëni:
- Mbani thonjt të thatë dhe të pastër: kjo parandalon që të mos rriten bakteriet nën thonj. Përdorni doreza gjatë punës me ujë dhe produkte të vrazhda për thonjt, pasi që thoi dobësohet kur është në kontakt me ujin.
- Praktikoni një higjienë të mirë të thonjve: përdorni gërshërë të mprehta manikyri ose prerëse. Shkurtoni thonjt drejtë dhe pastaj rreth skajeve shkurtoni në formë të rrumbullakët.
- Përdorni hidratues: kur ju përdorni losion duarsh, fërkoni losionin në thonj dhe kutikule gjithashtu.
- Aplikoni një shtresë mbrojtëse: Aplikimi i një forcuesi të thonjve mund të forcojë thonjt tuaj.
- Pyesni mjekun për biotinë: disa hulumtime sugjerojnë që suplementi ushqyes - Biotina mund të ndihmojë në fortësimin e thonjve të dobët.
Çfarë nuk duhet të bëni:
Për të parandaluar dëmtimin e thonjve mos:
- Kafshoni thonjt ose kutikulet: kjo shprehi mund të dëmtoj shtratin e thoit. Madje edhe një prerje e vogël në thua mund të lejoj që të depërtojnë bakteriet në thua dhe të shkaktojnë infeksion.
- Tërhiqni mishin rreth thonjve: me këtë ju mund të tërheqni ndonjë ind të gjall, në vend të kësaj më së miri është të preni ato me prerëse.
- Përdorni produkte të ashpra: kufizoni përdorimin e pastruesit të llakut. Kur përdorni pastruesin e llakut, zgjedhni një formulë pa aceton.
Nëse ju zgjedhni manikyr dhe pedikyr për pamje të shëndetshme të thonjve, mos harroni disa gjëra. Zgjedhni një sallon bukurie që posedon licencë dhe që punon me teknik të pajisur me licencë pune. Mos largoni kutikulet, kjo mund të shkaktojë infeksion. Sigurohuni që tekniku ka sterilizuar të gjitha mjetet para se të filloj me procesin për ju, në mënyrë që të parandaloni ndonjë infeksion.
E lehtë është moskujdesi i duhur për thonjt, por nëse ju ndërmerrni masa për mirëmbajtjen e tyre, ju do të arrini thonj të fortë dhe të shëndetshëm.
Burimi: renuuaesthetics.com