Nëse është një person që e përqafon një ndjenjë të lirisë në ajër në kohën kur masat e mbylljes si rezultat i pandemisë kanë filluar të hiqen, është Kaia Gerber. Debutimi i flokëve të sapo zbardhura e shoqëruar me familjen e saj tek Cafe Habana në Los Angeles, modelja dukej më shumë se e gatshme për tu zhytur në sezonën e verës.
Bërja e flokëve nga ngjyra gështenjë kafeje, platine, marka tregtare e Gerber të stilit bob është transformuar krejtësisht. Flokët i kishte kombinuar me lëkurën bronz, grim minimal, dhe natyrisht, garderoba që kishte veshur që nga lëndimi që kishte pësuar 5 javë më parë.
Derisa kjo është një pamje totalisht e re për Gerber, ajo më parë kishte aluduar se kishte përjetuar kënaqësi me flokët e saj në periudhën fillestare të pandemisë, kur ajo kishte shpërndarë një video në Instagram të Audrey Hepburn duke i prerë skajet e titulluar “unë tani”. Ajo më vonë foli për “theksimi në shtëpi” që e kishte bërë vet, duke rezultuar në stil bob brune që e kishte para se ta zëvendësonte stilin e saj në bjonde të plotë. Është e paqartë nëse modelja kishte zbardhur flokët – një shkathtësi për një stilist flokësh DIY – por një gjë është e sigurt: Gerber tërheqë ngjyrën bjonde me gjakftohtësi.
Burimi: vogue.co.uk