Zonja, në qoftëse ekziston një gjë që ju nuk mund ta bëni, është rutina juaj e përditshme e pastrimit, sidomos gjatë mbrëmjeve. Heqja e grimit dhe të siguroheni se fytyra juaj është pastruar mirë si dhe hidratuar mjaftueshëm, duhet të jetë një domosdoshmëri në rutinën tuaj!
Pra, nëse mendoni se pecetat e lagështa për pastrimin e grimit nuk po funksionojnë sa duhet, duhet të konsideroni një mjet lehtësues, si brusha e quajtur Nanopore Brush, gjë që bën mrekullira për lëkurën tuaj të fytyrës.
Kjo brushë mahnitëse është gjëja e vetme që ju nevoitet për një pastrim të thellë, e cila bën ekfoliant, masazhon dhe i hap poret – pa qenë fare e ashpër me lëkurën tuaj. Kjo brushë është e përbërë nga material i butë dhe i hollë, kështuqë nuk dëmton lëkurën sikur mjetet e zakonshme siç është sfungjeri, pecetat etj.
Pra, çfarë mund të jetë më praktike se të keni një mjet të tillë multi-funksional? Është një brushë e cilësisë së lartë dhe pastron fytyrën tuaj nga grimi, sidomos gjatë mbrëmjeve kur jeni e lodhur për t’u marrë me fytyrën tuaj. Fakti që nuk kushton shumë shtrenjtë, e bën një investim të kujdesit të lëkurës që duhet ta përdorni çdo natë!
Burimi: shefinds.com