Maskarat ushqyese, zgjatuese që më ndihmojnë të...

Për të gjithë ato femra me qerpik të shkurtër dhe të dobët, ne jemi këtu për ju. Ju nuk do të keni më nevojë për zgjatje të qerpikëve, pasi që ne kemi bërë një listë të maskarave për ushqyerjen si dhe zgjatjen e qerpikëve tuaja...

Volum' Express The Colossal Spider Effect

Pas një zgjatje të dëmshme të qerpikëve, ky gur i çmuar nga Maybelline do jetë shpëtimi juaj. Qimet e holla kapen për qerpikët tuaj për t'ju dhënë atyre një pamje dramatike dhe të guximshme.

Lash Paradise Mascara

Nuk do keni nevojë të shtresoni ato pasi që një rrëshqitje e L'Oreal Lash Paradise bekon sytë tuaj me volum të mjaftueshëm. Formula prej mëndafshi nuk thahet për tu grumbulluar si dhe qimet e vogla do të krijojnë një përfundim të butë dhe voluminoz.

LashBlast Volume Mascara

Një maskarë që mund të shtresohet dhe që nuk grumbullohet? Po ju lutem.

Scandaleyes Retroglam Mascara

Theksoni sytë me këtë brushë në formë orë rëre e dizajnuar për t'ju dhënë volum qerpikve tuaj. Mesi i qimeve të brushës krehin mesin e qerpikve tuaj ndërsa qimet më të zgjeruara anash krehin qerpikt në këndin e brendshëm dhe të jashtëm të syrit.

Lash Extender Mascara Black

Testoni maskarën e cila është me qëndrueshmëri të gjatë, nuk transferohet si dhe jep volum.

On the Rise Volume Liftscara

Maskara nga Nyx ka një hije shumë të pigmentuar e cila ju jep qerpikve tuaja një volum dhe i zgjat ato.

Highly Rated 10-in-1 Volume Mascara

Shikoni statistikat, kjo maskarë nga Milan ka një arsye se përse është një favorite. "Qerpiktë duken aq të gjatë dhe me volum marramendës."

Hydro Boost Plumping Waterproof Mascara

Gjëja më e keqe që mund të ndodh me një maskarë është shkrirja e sajë dhe irritimi i syve tuaj. Kjo maskarë e kaltër është e pasur me acid hialuronik, vitamin E dhe keratinë për të hidratuar dhe forcuar qerpiktë me çdo rrëshqitje të sajë.

Double Extend Lash Extension Effect Mascara

Sistemi 2 hapësh i L'Oreal jep një shtresë bazë ushqyese për të mbrojtur qimet para se të rrëshqisni pjesën e 2 të formulës që zgjat qerpiktë. Ju mund të pastroni atë shumë lehtë me ujë, pra nuk keni nevojë të fërkoni sytë dhe të shkaktoni irritim.

Lash Sensational Washable Mascara

Brusha e sajë është me formë që ngjason me qepallat tona, gjë që e bënë aplikimin të lehtë. Çdo qime e brushës ndan qerpikët për t'ju dhënë volum deri në maksimum.

 

Burimi: msn.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!