Manikyrët të jashtëzakonshëm të tapetit të kuq të gjithë i duan për vete, duket se të famshmit janë fokusuar në detajet e vogla së fundmi. Ne kemi parë nuanca të zbehta dhe natyrale në thonjtë e shkurtër të Kim Kardashian, Rihanna që është në pritje të një fëmije gjithashtu së fundmi ka shfaqur një manikyr të ngjashëm të shkurtër. I kemi kushtuar vëmendje edhe ndryshimeve të manikyrit francez: Kourtney Kardashian së fundmi na befasoj me dizajne frutash perfekte për stinën e pranverës dhe Jennifer Lopez zgjodhi nuanca ngjyrash kromi rozë.
Tani, Kerry Washington është shumë në trend me pamjen e saj të shkëlqyer. Aktorja, përpara ndarjes së çmimeve të 31-të vjetore të Guild of America, postoi një set fotografik duke treguar thonjët e saj të artë e luksoz.
Me ndihmën e artistes së thonjve Kim Troung, gishtat e Uashingtonit shkëlqenin. Troung zbuloi se majat e yllit të Little Fires Everywhere ishin zhytur manualisht në ar për t'u kombinuar me fustanin e saj ngjyrë pjeshke nga Sergio Hudson dhe bizhuteritë nga Chopard. Thonjët e Uashingtonit të zbukuruar me dizajn francez janë praktik, të shkurtër dhe në formë ovale që e bëjnë këtë stil mahnitës dhe të denjë për ta provuar.
Burimi: allure.com