Temperaturat në rritje vetëm sa e bëjnë më të vështirë rutinën tonë të rregullt. Për shkak të vapës, një ditë jashtë me miqtë është mjaft e vështirë dhe flokët janë pjesa më e vështirë për t'u trajtuar. Mirëpo, stilet e flokëve gjatë verës nuk duhet të jenë aspak të mërzitshme. Nëse jeni duke kërkuar modele flokësh elegante apo diçka klasike, ne do t'ju rikujtojmë modelet më të mira të flokëve për gjatë verës. Shfrytëzoni stile të reja të frymëzuara nga të famshmit këtë sezon vere.
- Bishtalecat klasike me gërshetë
Të mposhtim vapën e tmerrshme të verës mund të jetë një domosdoshmëri dhe padyshim, ne jemi të sigurt se gërshetat mund të jenë gjithashtu një domosdoshmëri. Modelet e flokëve të lidhura na duhen gjatë stinës së verës dhe kush na bën të dukemi më mirë se gërshetat? Gërshetat me bisht janë një model flokësh super i lehtë. Ju thjesht mund t'i rregulloni flokët me kapëse ose shirita trendi për t'i bërë flokët edhe më tërheqëse.
- Flokë të valëzuara
Një stil tjetër klasik që është gjithmonë tërheqës. Flokët e valëzuar janë opsioni më i përsosur dhe më i sigurt për ta kaluar këtë verë me shumë stil. Ju thjesht mund t'i shtoni stil pamjes suaj me aksesorë të ndryshëm.
- Flokë të lidhur lartë
Koncepti i flokëve të lidhur lartë nuk është vetëm elegant, por edhe praktik. Një mënyrë e thjeshtë dhe me stil për të theksuar lojën tuaj të modës, një flokët e lidhur lartë i shtojnë një faktor elegant pamjes tuaj. Ariana Grande, Kim Kardashian dhe shumë të tjerë po e praktikojnë këtë model elegant flokësh. Edhe këtë model flokësh mund ta rregulloni me llojin e duhur të aksesorëve.
- Modeli i flokëve gjysmë-lart gjysmë-poshtë
Një klasik total veror, ky model flokësh është mënyra e përsosur për ta mbajtur stilin tuaj personal. Kjo dukje jep një pamje me ndikim të lartë e pa mundim. Pavarësisht nëse jeni vonë për në zyrë ose dëshironi të provoni diçka më ndryshe për takimin tuaj, një model i flokëve gjysmë lart gjysmë poshtë është perfekt për t'u provuar.
Burimi: swirlster.ndtv.com