Le të jemi të sinqertë! Ndonjëherë një veshje sportive mund të jetë motivuesi më i madh i stërvitjes. Me ardhjen e Lojërave Olimpike, Chromat e shfrytëzoi atë ide me shfaqjen e tyre FW20, që u prezantua në mesin e pajisjeve në palestrën Rise by We, që gjendet tek Distrikti Financiar. Frymëzimi i bukurisë – si ajo praktike poashtu dhe ajo plotësisht origjinale - gjithashtu ishin me tepri. "Ne donim të krijonim diçka sportive dhe realiste me flokët, pasi që modelet janë duke bërë ushtrime fizike tanimë edhe live" tha stilistja e flokëve Justine Marjan, duke përgatitur flokët me sprej të teksturës së TRESemmé, "për të shtuar një cilësi të gjallë." Disa musë morën pjesëza, lidhëse të papërsosura konopi me shirita të personalizuar Chromat të shtrirë nëpër to, ndërsa disa stile flokësh ponitejll festonin tekstura të ndryshme. "Disa vajza po dërmojnë kapëset e tyre, të tjera po dredhojnë kaçurrelat e tyre natyrale, dhe ne po bëjmë shumë edhe stile të flokëve për fëmijë," tha Marjan.
Fytyrat ishin të zbukuruara me nuanca hijesh energjike nga MAC: disa portokalli dhe të verdha, disa të kaltra dhe të verdha, të tjerat nuanca ari. Artistja e grimit, Fatima Thomas tha që ajo ishte frymëzuar nga një pikturë me simbolikë të luftës: "Në kohët e lashta, njerëzit i lyenin fytyrat e tyre dhe pastaj shkonin të luftonin".
Pamjet e bukurisë nuk ndaluan deri tek mjekra. Themeluesit e markës së thonjve Lady Fancy, në bashkëpunim me kompaninë e nuancave për thonj CND, donin të përsërisnin disa prej të njëjtave modele në printimet në veshje. "Ne po bëjmë shumë shtresime ngjyrash me ombre dhe me punën e vijëzimeve," shpjegoi bashkëthemeluesja Eda Levenson. Ylli Florence Griffith Joyner, aka Flo-Jo, gjithashtu luajti një rol të madh në vizionin e ekipit. "Në përgjithësi, unë përpiqem vazhdimisht të nderoj krijuesit e artit të thonjve," tha Levenson. "Historia e saj daton që nga dekadat e kaluara kur njerëzit mendonin se arti i thonjve është një gjë e re. Gratë e ngjyrave janë me të vërtetë në qendër të historisë së saj dhe në çdo mënyrë që të mund ta nderojmë atë, gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë pjesën tonë për të mbajtur trashëgiminë dhe historinë të gjallë."
E fotografuar nga Corey Tenold
E fotografuar nga Corey Tenold
Burimi: vogue.com