Lady Gaga nuk ka lëshuar ende ndonjë këngë në qarkullim në këtë vit, por ajo ndau me ne disa pamje intime të saj në vende të shkreta, duke e jetuar jetën e saj më të mirë si dhe duke ngrënë sushi në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja duket pa grim në fotografi, me flokët e saj ngjyrë rozë gjysëm të lidhura, dhe me vetulla të zbardhura. “Sushi!!!!! #2020,” Gaga e kishte emëruar fotografinë. Mbi 1 milion ndjekës e kishin pëlqyer foton:
Vetullat e zbardhura me të vërtetë e bëjnë pamjen e saj më ndryshe, ashtu siç mund ta shihni kur e krahasoni atë me një foto tjetër selfie të cilën e kishte bërë në dhjetor kur vetullat e saj ishin të errëta:
Fotografia e Gaga’s duke ngrënë sushi erdhi menjëherë pasi që këngëtarja konfirmoi lidhjen e saj të re romantike me partnerin e saj investitor, Michael Polansky. Te dytë ishin parë duke u puthur në Miami gjatë javës së ndeshjes finale të Super Bowl. Gaga e kishte postuar një foto të tyren në qytet, duke shkruar, “Patëm shumë momente kënaqësie në Miami. Dashuri për të gjithë përbindshat dhe fansat e mi të vegjël, jeni më të mirët! ”
Revista People raportoi që Polansky dhe Gaga ishin takuar përmes disa shokëve të përbashkët. Dhe burimi e kishte njoftuar E! që romanca është një zhvillim relativisht i re. Gaga “kishte patur lidhje dashurie me djalin e njejtë për më shumë se një muaj,” tha një burim për revistën në fillim të këtij muaji. “Ata janë duke u takuar me njëri-tjetrin qysh para pushimeve dimrore dhe ajo është duke u çmendur pas tij…ata janë duke u takuar me njëri-tjetrin për javë të tëra.”
Gaga nuk ka dhënë ndonjë intervistë në vitin 2020 ende, dhe në asnjë nuk ka folur për lidhjen e saj të dashurisë. Por ajo ishte intervistuar nga Oprah Winfrey në ELLE, në nëntor të vitit 2019, rreth dashurisë së saj me fansat dhe se si mirësia ka arritur t’ja shëroj të gjitha lëndimet.
“Mendoj se (qëndrimi im në lidhje me fuqinë shëruese të mirësisë) ajo filloi me të vërtetë kur filloi lidhjen e dashurisë me fansat e mi,” dhe vazhdoi të flas. “Duke shikuar tek audienca dhe duke i parë një numër njerëzish të cilin ishin si unë, njerëz të cilët ndiheshin të ndryshëm, që nuk ndjeheshin të vërejtur apo të mirëkuptuar. Dhe pastaj duke i parë shumë fëmijë të cilët ndiheshin të frikësuar që të jenë të hapur për atë se kush janë, ishte një përvojë ekzistenciale për mua, kur fillova të mendoj rreth asaj se çka do të thotë të jesh një individ – doja të luftoja për këta individ. Në të vërtetë e thash këtë një ditë tjetër në mediat sociale. Thashë, “Nuk e kam bërë këtë gjë për famë, por e kam bërë për të ndikuar.” Dhe kjo është e vërteta. E kuptova shumë herët që ndikimi im ishte që të ndihmoja në çlirimin e njerëzve përmes mirësisë. Do të thotë, mendoj është gjëja më e fuqishme në botë, posaçërisht në sferën e sëmundjeve mendore.”
Burimi: elle.com