Ka shumë arsye pse mund të ndodhë kjo gafë bukurise, por lajmi i mirë është se është i shmangshëm. Më poshtë, po ndajmë disa këshilla dhe truke se si të parandaloni një grim me pamje portokalli.
Tani që keni njohuri se pse pudra juaj e lëngët duket ngjyrë portokalli, mund ta shmangni atë krejtësisht. Ndiqni këto pesë këshilla më poshtë për të parandaluar që grimin të ndryshojë ngjyrën.
- Zgjidhni ngjyrën e duhur të pudrës së lëngët
Një nga mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar grimin me pamje portokalli është të kërkoni një pudër që përputhet me lëkurën tuaj. Ju ka të ngjarë ta dini tashmë tenin e lëkurës tuaj (ngjyrën natyrale të lëkurës suaj), kështu që pasi të përcaktoni edhe nëntenin (pigmentet që kalojnë nën lëkurën tuaj), do të jeni në gjendje të gjeni nuancën e duhur të pudrës së lëngët për ju.
- Aplikoni pudrën e lëngët në lëkurë pa yndyrë
Nëse pudra e lëngët duket portokalli, mund të jetë një tregues i qartë se keni të bëni me yndyrë të tepërt. Ju tashmë e dini se lëkura e vajosur mund të "ndryshoj" formulën e pudrës së lëngët. Pra, është e rëndësishme të filloni rutinën tuaj të grimit me hapat e duhur.
Filloni duke e pastruar butësisht lëkurën me letërthithëse, më pas aplikoni një primer matte që të mbajë yndyrën larg.
- Përputhni pudrën e lëngët dhe pudrën fiksuese
Përdorimi i një pudre pluhur për fiksim është një mënyrë e menqur për të parandaluar grimin të kthehet në ngjyrë portokalli. Ky grim thelbësor funksionon për të mbajtur pudrën e lëngët në vend dhe për të thithur vajrat e tepërta. Mund të ndihmojë gjithashtu në neutralizimin e pudrës së lëngët pasi oksidohet për të parandaluar nuancën portokalli.
- Ndryshoni pudrën e lëngët me stinët
Meqenëse aplikimi i një pudre të lëngët që është shumë e errët për tenin e lëkurës tuaj mund ta bëjë grimin të duket portokalli, është e rëndësishme që të mësoni se si ta ndërroni pudrën e lëngët sipas sezonit. Në muajt e verës ne shpesh kalojmë shumë kohë jashtë, gjë që natyrisht rezulton në një ten të nxirë.
Të gjithë duhet të kenë ngjyra dhe tekstura të shumta në arsenalin e tyre, sipas ekspertëve në L'Oréal Paris. Mbani ngjyrat më të errëta për kur jeni të nxirë. Ngjyrat më të lehta që përdorni në dimër mund të përdoren më pas si shkëlqyes gjatë verës rreth mollëzave, poshtë syve dhe në zonën T. Nëse diçka është bërë shumë e ngrohtë ose shumë portokalli, mos ngurroni ta përdorni atë si një përbërës bronzues, edhe nëse është pudër e lëngët.
- Kontrolloni pudrën tuaj të lëngët për oksidim
Meqenëse mund të jetë e vështirë të rregulloni grimin ngjyrë portokalli ndërsa jeni jashtë, është e mençur të kontrolloni nëse pudra juaj e lëngët oksidohet përpara se ta aplikoni. Vëreni pudrën e lëngët në kyçin e dorës ose krah dhe prisni disa orë për të parë nëse ndryshon ngjyrën. Nëse jo, rrini të qetë. Nga ana tjetër, nëse fillon të oksidohet, është koha të mendoni ta ndërroni atë.
Burimi: Lorealparisusa.com