Gjetja e ngjyrës së duhur të pudrës së lëngët midis brendeve të ndryshme veçse është mjaft e ndërlikuar, pastaj kur vijnë opsionet ndaj formulave, përfundimeve dhe ekstrakteve të përbërësve të kujdesit të lëkurës, mund të duket krejtësisht e pamundur gjetja e të duhurit. Një nga problemet më të këqija, por të zakonshme, të pudrës së lëngët është kur grimi duket se fillon mirë, por kthehet në një nuancë portokalli deri në mesditë.
Më poshtë, do shpjegojmë pse pudra e lëngët kthehet në portokalli.
Pse ndodhë kjo?
Siç e përmendëm, ka një sërë arsyesh pse pudra juaj e lëngët mund të kthehet në portokalli. Një nga fajtorët më të zakonshëm për një fytyrë me pamje portokalli nuk është tjetër veçse oksidimi i pudrës së lëngët. Procesi i oksidimit shkaktohet nga ekspozimi i fondamentit tuaj ndaj ajrit. Si rezultat, ajo bën që fondatina juaj të errësohet në një nuancë portokalli. Kjo mund të ndodhë pas aplikimit ose gjatë kohës që produkti është akoma në shishe.
Pudra e lëngët gjithashtu mund të oksidohet për shkak të strukturës së lëkurës tuaj. Vajrat e tepërta në lëkurë janë një tjetër fajtor që mund të rezultoj në një grim që duket portokalli, pasi ato mund të përzihen dhe të "ndryshojnë" formulën e pudrës tuaj të lëngët.
Grimi mund të duket portokalli edhe nëse mbani një pudër shumë të errët për tonin e lëkurës tuaj ose nëse aplikoni një me nënten të gabuar. Nëse keni një nënten të ftohtë ose neutral, përdorimi i një pudre me një ton të ngrohtë mund të bëjë që grimi juaj të duket portokalli.
Disa njerëz duan pudrën e lëngët të ngrohtë ose ngjyrë portokalli, nëse keni një ten vërtet të zbehtë, pak ngjyrë portokalli do të sillte pak ngrohtësi në lëkurën tuaj, megjithatë për shumicën e njerëzve është më mirë të mbështeteni në tonet ulliri ose neutrale, asgjë shumë e ngrohtë. Një truk profesionist i artistëve të grimit është të konsideroni se sa afër çdo ngjyre kafeje është nuanca. Pavarësisht nëse është versioni më i lehtë qumështi ose ekspreso i errët, pudra nuk duhet të jetë kurrë shumë e ngrohtë.
Kjo mund të duket më e lehtë për t'u thënë sesa për t'u bërë nëse nuk jeni profesioniste e grimit, kështu që të paktën, përmbajuni këtij rregulli të thjeshtë: Gjithmonë sigurohuni që ta përputhni pudrën tuaj të lëngët me tenin dhe nëntenin tuaj të lëkurës për një pamje më të pastër.
Burimi: Lorealparisusa.com