Eyeliner-i ka një përparësi që duket mirë tek të gjithë. Zgjatja e linerit është krijuar në vitet e 50-ta dhe ende e jep atë dozën e përsosmërisë që nevojitet për të zbukuruar çdo sy. Është çuditërisht e lehtë për t'u krijuar, dhe ju mund të përdorni çdo formulë të eyeliner-ve nga nga ato të lëngshme, xhel dhe ato kremoze. Artisti i grimit, Jason Sanchez sugjeron përdorimin e një eyeliner-i xhel me një brushë me kënd, sepse "kombinimi i produkteve ju jep më shumë kontroll dhe rrjedhshmëri".
Hapat për eyeliner-in perfekt:
- Zhyteni brushën në eyeliner dhe aplikojeni butësisht përgjatë vijës së qerpikëve, sipër syrit tuaj. Ju dëshironi që brusha të ndjekë kthesën lart të syrit tuaj. Për një pamje më dramatike, vazhdojeni më lart.
- Tjetra, ju dëshironi të krijoni efektin me krahë. Vendoseni brushën në këndin e jashtëm të vijës që sapo keni vizatuar dhe kthehuni drejt qendrës së syrit tuaj, duke e mbushur atë me goditje të lehta.
- Ndërsa i afroheni vijës së brendshme të qerpikëve, lyeni një vijë më të hollë. Ju dëshironi që efekti i linerit të filloj i hollë nga këndi i brendshëm i syrit duke u trashur pastaj në pjesën e jashtme.
- Lidheni linerin me cepin e brendshëm të syrit dhe mbushni çdo hapësirë të mbetur përgjatë vijës së qerpikëve.
- Përsëritni hapat 2 deri në 5 në syrin tuaj tjetër dhe voilà, ju keni përfunduar eyeliner-in tuaj magjepsës!
Burimi: Beautylish.com