Kremi/spreji për nxirje do t'ju japë një shkëlqim të madh, por çfarë ndodh kur ajo fillon të zbehet, duke e lënë lëkurën tuaj me nuanca të ndryshme? Në vend që t'i drejtoheni më shumë kimikateve, zgjidhni metoda natyrale të heqjes së nxirjes. Maestro e rrezitjes, ekspertja, Sophie Evans, na zbrulon disa zgjidhje të thjeshta të cilat mund t'i bëjmë vet që eliminon të gjitha gjurmët e rrezitjes suaj artificiale. Dhe pjesa më e mirë? Çdo përbërës mund të gjendet në kuzhinën tuaj!
Sheqer me limon
Përzieni së bashku një filxhan sheqer të papërpunuar dhe ¾ filxhan lëng limoni. Përdorimi i sheqerit të papërpunuar është thelbësor pasi kokrrat e forta e heqin nxirjen. Fërkojeni përzierjen mbi lëkurën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta. Më pas, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Sodë buke dhe limon
Përzieni gjysmë filxhani sodë buke (të mos ngatërrohet me pluhurin për pjekje) me gjysmë filxhani lëng limoni derisa të formohet një pastë e butë. Aplikojeni në lëkurën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta përpara se ta fshini me një leckë pastrimi. Ju mund të duhet ta përsërisni këtë proces disa herë, por funksionon!
Krem për heqjen e qimeve
Dëshironi një mënyrë të shpejtë për të hequr shkëlqimin tuaj nxirjen? Kremi për heqjen e qimeve dhe depilimi me dyll do të heq menjëherë nxirjen nga lëkura juaj, kështu që nëse bëni një gabim gjatë aplikimit të kremit/sprejit për nxirje, spërkatni menjëherë pak nga kremi për depilim në zonë dhe fshijeni!
Burimi: Beautylish.com