Pas gjithë këtij dimri, është koha që flokët tuaj të shohin pak diell pranveror! Por sa më gjatë të keni flokët, aq më shumë ka gjasa që të keni maja të dyfishta, veçanërisht nëse keni flokë të ngjyrosur ose i stiloni me pajisje të nxehta. Flokët rriten afërsisht gjashtë centimetra çdo vit, kështu që gjatësia e flokëve pas shpatullave tuaja është të paktën disa vjeçare! Këtu janë këshilla nga koloristja e famshme e flokëve Rona O'Connor nga salloni Lukaro në Beverly Hills se si t'i mbani të shëndetshëm flokët tuaj të gjatë.
Si t’i heqim majat e dyfishta
- Qëndroni nën rrezet e diellit ose nën çfarëdo drite të ndritshme që të mund të shihni qartë fijet e flokëve tuaj, merrni një pjesë të vogël të flokëve dhe rrotullojini rreth gishtave.
- Shikoni majat e qimeve që dalin jashtë, a janë të ndara, të përdredhura, të ngatërruara me njëra-tjetrën apo të djegur?
- Duke përdorur një palë gërshërë të mprehta (gërshërët për manikyr janë të shkëlqyera për këtë), këputni majat e këqija. Mprehtësia e gërshërëve është e rëndësishme sepse tehet jo të mbrehura mirë thjesht do t'ju shqyejnë flokët dhe do të shkaktojnë më shumë dëm.
- Përsëriteni me një pjesë tjetër të flokëve. Mbani në mend se nuk keni nevojë të ekzaminoni të gjithë kokën për menjëherë. Dhe nëse thjesht këputni pak nga majat, kjo nuk duhet të ndikojë në prerjen origjinale të flokëve tuaj.
Këshillë: Për të ndihmuar në mbylljen e majave të dyfishta dhe për t'i bërë flokët të duken më i lëmuar dhe më të butë (majat e ndara janë veçanërisht të prirur ndaj thyerjes), fërkoni pak krem pa shpëlarje për flokë në majat e dëmtuara para fenirimit ose tharjes me tharëse. Ju mund ta aplikoni këtë teknikë para ose pasi t’i thani me tharëse.
Burimi: Beautylish.com