Si ta përshtatni hijen e vjollcë për faqe (purple blush) me tonin e lëkurës tuaj

Tonet e hijeve për faqe variojnë nga nuancat rozë deri te ato korale, por ngjyra që ne shpesh neglizhojmë është vjollca. Nga nuancat e manushaqes dhe jargavanit, te ato të livandos dhe kumbullës, vjollca mund t'ju japë një hije të freskët, me pamjen natyrale që e dëshironi. Nëse ju duket e frikshme ose jeni ende pak skeptik, këtu është një përmbledhje e shpejtë e nuancave më të përshtatshme për çdo ton lëkure dhe si t'i aplikoni ato. 

  • Hija e vjollce për tonet e lëkurës të hapura deri në mesatare 

Për tonet e lehta deri në mesatare të lëkurës, vjollcet e zbehta dhe rozë mund të ofrojnë një hije të butë ngjyrash pa qenë shumë të rënda. 

  • Hija e vjollce për tonet e lëkurës mesatare deri në të errëta 

Për tone më të errëta të lëkurës, nuancat kumbullës dhe ato vjollce më të mbyllura do të përzihen pa probleme duke përforcuar tonet natyrale të lëkurës. 

Aplikimi i hijeve vjollce 

Hijet vjollcë nuk kërkojnë ndonjë teknikë të veçantë, aplikojeni normalisht, si nuancat rozë ose pjeshke. Vendoseni hijen në mollëzat e faqeve tuaja për një pamje rinore. Aplikoni hijen në poshtë faqeve për një pamje të konturuar. Provoni ta aplikoni edhe pak mbi mollëzat tuaja, aty ku normalisht do të aplikoni shkëlqyesin, për një efekt lifting. Cila do që të jetë, nuk do të gaboni. 

Burimi: Beautylish.com 

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!