Cila është forma e syve tuaj?

Përcaktimi i formës tuaj natyrale të syve është po aq i rëndësishëm sa gjetja e nuancave më të këndshme të hijeve për to. Njohja se si të aplikoni hijen e syve dhe linerin do t'ju ndihmojë të përforcoj më mirë tiparet që i përshtaten fytyrës suaj. Ne iu drejtuam artistit të grimit Jeffrey Paul për të zbuluar truket për secilën formë specifike të syve, në mënyrë që të mund të përfitoni sa më shumë! 

SY TË THELLË 

Sytë e vendosur thellë janë të mëdhenj dhe të vendosur më thellë në kafkë, duke krijuar iluzionin e vetullave më të theksuara. Jeffrey sugjeron të ndriçoni hijen natyrale me një nuancë bezhë apo ndonjë nuancë të ngrohtë metalike në sy. Për shkak se majat e qerpikëve kanë të ngjarë të preken me kapakët tuaj, sigurohuni që të aplikoni hijen për vetulla të papërshkueshme nga uji për të parandaluar njollat. 

MONOLID

Monolidet janë të sheshta në sipërfaqe dhe nuk kanë shumë rrudha. “Kocka e vetullave është më pak e theksuar”, shpjegon Jeffrey. Krijoni definicionin dhe iluzionin e dimensionit në sipërfaqen e sheshtë me një gradient të hijeve të syve, nga e errët në të lehtë "hijezo nuancën më të errët afër vijës së qerpikëve, nuancën e butë neutrale në mes dhe nuancën me shkëlqim në kockën e vetullave", thotë Jeffrey. Gjithmonë dredhoni qerpikët për t'i ngritur. 

SY TË LËSHUAR

Sytë e lëshuar shfaqin një shtresë lëkure që bie mbi kapakun e syrit. "Për të tërhequr fokusin lart, shpërndani hijen më të errët mbi dhe jashtë qepallës," thotë Jeffrey. Kufizoni vijën e sipërme të qerpikëve për të intensifikuar dhe zmadhuar formën e syve tuaj dhe trashni bazën e qerpikëve, e cila gjithashtu mund të zhduket nën palosjen e qepallave. 

SY TË SPIKATUR 

Sytë e spikatur krijojnë pamjen e qepallave të projektuara. Për fat të mirë, fryrja ju jep shumë hapësirë në qepallë për të luajtur! "Për të parandaluar që qepalla të mbizotërojë grimin tuaj, përzieni tonet më të errëta në të gjithë syrin tuaj," thotë Jeffrey. "Për shkak se tonet e errëta zvogëlojnë hapësirën dhe madhësinë, grimi "smokey" funksionojnë shkëlqyeshëm me këtë formë të syve!" Aplikoni një liner të trashë përgjatë vijës së sipërme të qerpikëve për të zvogëluar më tej një pjesë të hapësirës. 

SY TË KTHYER LARTË 

Sytë e kthyer lart e marin formën e një bajameje klasike, me një ngritje natyrale në këndin e jashtëm. “Qepalla e poshtme ka më shumë theks dhe duket më e gjatë se qepalla e sipërme”, shpjegon Jeffrey. Për të barazuar qepallat, ai sugjeron aplikimin e hijes së errët ose lapsit përgjatë këndit të poshtëm të jashtëm për të ulur efektin e ngritur. Pavarësisht nëse po krijoni një grim standard "smokey" apo diçka tjetër, përdorni gjithmonë efektin e pasqyrës duke vendosur nuancat përgjatë vijës së poshtme të qerpikëve. 

SY TË KTHYER POSHTË 

Sytë e kthyer poshtë kanë një rënie të lehtë në qoshet e jashtme. Kjo është forma perfekte për të krijuar një formë seksi të syve “cat eyes”. "Aplikoni një eyeliner përgjatë kapakut të sipërm dhe shtrijeni nga jashtë dhe lart në një kënd 45 gradë," thotë Jeffrey. Ky efekt do të krijojë simetri dhe do të shtojë një efekt mahnitës! 

SY TË VENDOSUR AFËR 

Sytë e vendosur afër janë kur gjerësia në mes të syve është më e vogël se një sy. "Krijimi i iluzionit të një hapësire më të madhe është thjesht çështje e përdorimit të hijeve të lehta të syve në qoshet e brendshme," thotë Jeffrey. Provoni nuancat nudo të bardha ose me shkëlqim. "Aplikoni maskarë shtesë ose shtoni qerpikë individualë në këndin e jashtëm për të tërhequr fokusin nga jashtë." 

SY TË VENDOSUR GJERË 

Sytë e vendosur gjerë janë kur gjerësia në mes të syve është më e madhe se një sy. Për të krijuar një iluzion më të afërt të syve, "qarkoni vijën e sipërme dhe të poshtme të qerpikëve me një shtresë të zezë sa më afër kanalit të brendshëm të lotit," thotë Jeffrey. Përdorni brushën e maskarës për t'i anuar qerpikët tuaj të vegjël nga mesi i syrit drejt hundës. 

Burimi: beautylish.com 

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!