Nëse rregullisht i stiloni flokët me paisje të nxehta apo i lyeni flokët shpesh, me siguri i njihni shenjat e flokëve të dëmtuara, si: thatësia, thyerja e tyre, majat e dyfishta etj. Për fat të mirë, vitet e fundit, kemi shumë produkte të kujdesit për flokët që janë të dizajnuara për të riparuar flokët e dëmtuar në një nivel molekular. Produktet e kujdesit për flokët bond-building/repair (ndërtimi/riparimi i flokëve) mund të përfshijnë shampo, kondicioner, maska, trajtime dhe produkte stilimi, shpesh konsiderohen se kanë cilësi të mrekullueshme e riparuese edhe për flokët më të dëmtuara. Përpara se të zhytemi në shkencën që qëndron pas produkteve bond-building, do t'i përgjigjemi pyetjes: "A funksionojnë vërtet?"
Si funksionon bond-building?
Flokët përbëhen nga një proteinë e ngjashme me fibra, e quajtur keratin. Lidhjet kimike i mbajnë ato qeliza të keratinës së bashku, duke formuar korteksin (ose bërthamën e brendshme) të çdo fije floku. Paisjet e nxehta, ngjyrat e flokëve, trajtimet kimike, stilime të ndryshme dhe faktorët stresues mjedisorë mund të dobësojnë ose thyejnë lidhjet që strukturojnë flokët. Produktet e bond-repair synojnë të mbushin ato lidhje të thyera, duke përmirësuar integritetin strukturor të fibrave individuale të flokëve. Duke ndrequr këto lidhje të thyera, trajtimet e bond-building mund të ndihmojnë në forcimin e riparimin e flokëve të dëmtuar.
Kush duhet t’i përdorë?
Çdokush mund të përfitojë nga produktet për ndërtimin e lidhjeve, pavarësisht nga lloji, struktura, ngjyra e flokëve ose rutina e stilimit. Edhe flokët natyralë mund të dobësohen nga krehja, gërshetat, rrezet UV, uji i kripur, klori ose faktorë të tjerë mjedisorë. Mirëpo, ata që shpesh i zbardhin apo bëjnë trajtime kimike shpesh në flokët e tyre mund të shohin rezultatet më dramatike nga një trajtim me bond-repair.
Si ndryshojnë ato nga trajtimet me proteina?
Trajtimet me proteina ndihmojnë gjithashtu në riparimin e flokëve të dëmtuar, thjesht në një mënyrë ndryshe. Proteinat mbushin përkohësisht vrimat në shtresën e jashtme mbrojtëse të flokëve, të njohur si kutikula. Bond-builders, nga ana tjetër, depërtojnë në korteksin e flokëve dhe punojnë brenda flokëve. Produktet e pasura me proteina ndihmojnë flokët në mbrojtjen dhe përforcimin e kutikulës së flokëve, mbajnë lagështinë dhe nxisin elasticitetin dhe forcën e tyre.
Burimi: Beautylish.com