Përpara se të filloni një udhëtim të shëndetshëm të rritjes së flokëve, është e rëndësishme të mbani mend se kjo është një qasje e dyfishtë: së pari, ne duam të riparojmë çdo dëmtim të mundshëm të flokëve, pastaj të inkurajojmë rritjen e shëndetshme. Këto të dyja kërkojnë kohë, ndaj mos prisni ndonjë mrekulli brenda natës. Sa për referencë, flokët rriten vetëm rreth një çerek deri në gjysmë inç në muaj, kështu që durimi dhe qëndrueshmëria janë thelbësore. Flokët, simptomat dhe dëmet e flokëve të të gjithëve janë të ndryshme, por këto 8 këshilla ia vlen të provohen.
Ndaloni larjen e tepërt
Kuptoni rutinën tuaj të larjes. Rutina e duhur varet nga floku dhe struktura juaj specifike, por përpiquni të shmangni larjen e përditshme, e cila mund të çojë në tharje të tepërt ose acarim në lëkurën e kokës. Filloni duke e larë me shampo çdo dy ditë max për të shmangur një lëkurë të thatë dhe të zhveshur. Plus, në ditët e larjes, sigurohuni që po përdorni shamopon e duhur, atë që pastron, ushqen, forcon flokun duke i lënë ato butë.
Mos i lini pa kondicioner
Përpjekja për t'i larë flokët më pak nuk do të thotë që duhet të kurseni në balsamin në ditët e larjes. Mendoni për kondicionerin si një dozë të forcës, butësisë dhe vitalitetit për flokët tuaj. Balsami i duhur do të hidratoj, do të përmirësojë elasticitetin dhe do t'ju krijojë një mburojë mbrojtëse fokëve tuaj për të parandaluar thyerjen.
Masazhoni skalpin
Stimulimi i skalpit dhe rrënjëve ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut në gjëndrën e flokëve, duke mbajtur një skalp të shëndetshëm. Ju mund të masazhoni kokën tuaj të lagur ose të thatë, por ju rekomandojmë vendosni një vaj ushqyes para larjes apo një serum forcues pas larjes.
Minimizoni dëmin nga nxehtësia
Përdorimi i tharëses vetëm një ose dy ditë gjatë javës mund të bëjë mrekulli në reduktimin e dëmtimit të flokëve. Nëse ky nuk është një opsion dhe keni nevojë për stilim me paisje të nxehta, sigurohuni që të përdorni paraprakisht një mbrojtës ndaj nxehtësisë për të mbrojtur flokët.
Mos u kurseni në trajtimet profesionale të flokëve
Rutina juaj e larjes është e mirë dhe gjithçka, por një trajtim i thellë javor do të sigurojë që flokët tuaj të ushqehen dhe forcohen shumë. Gjeni trajtimin e duhur bazuar në shqetësimin tuaj dhe përsëriteni atë çdo javë për të forcuar, ushqyer dhe ndihmuar në parandalimin e dëmtimit.
Kthehuni nga mëndafshi
Thashethemet janë të vërteta, gjumi në një këllëf mëndafshi do të reduktojë në mënyrë drastike fërkimin dhe tërheqjen e flokëve, duke zvogëluar rënien e flokëve gjatë natës. Në mënyrë të ngjashme, lidhëset e flokëve (scrunchies) nga mëndafshi do të ndihmojnë në reduktimin e tërheqjes së teprërt dhe ngatërrimit, për të reduktuar dëmtimin e flokëve. Thuani lamtumirë rënies së flokëve në këllëfën e jastëkëve ose lidhëseve që ju tërheqin flokët.
Zgjidhni vitamina ushqyese për flokë të shëndetshëm
Besoni apo jo, ekziston një korrelacion i drejtpërdrejtë mes ushqyerjes sonë dhe rritjes së flokëve. Një dietë e ekuilibruar e pasur me hekur, proteina dhe yndyrna të shëndetshme (arra, salmon, avokado) është plotësuesi i përsosur për pjesën tjetër të rutinës suaj. Nëse dëshironi të rrisni marrjen e lëndëve ushqyese, përdorni ndonjë suplement flokësh për të nxitur rritjen e flokëve.
Prisini shpesh
Nëse po rritni flokë të dëmtuar, p.sh. me maja e ndara, flokët tuaj do të duken më të hollë dhe do të rriten vetëm me një pikë të caktuar. Prerja e shpeshtë do t'ju ndihmojë të hiqni qafe dëmtimin dhe t'i rrisni flokët tuaj në maksimumin e tyre.
Burimi: Beautylish.com