Buzë ombre inspiruar nga K-Beauty

Le t'ju prezantojmë me grimin e buzëve ombre. Frymëzuar nga K-Beauty, ashtu si shumica e trendeve më të mira të bukurisë, kjo pamje është pak më e hijezuar dhe e butë. Këtu është truku i grimit të buzëve ombre pa mundim.

Filloni me buzë të hidratuara

Sekreti për çdo grim buzësh është të filloni me buzë të hidratuara.

Zgjidhni ngjyrën

Ne ju rekomandojmë një nuancë të kuqe ose rozë të mbyllur për grimin ombre, por nuk mund të gaboni me asnjë ngjyrë buzësh që dëshironi.

Aplikimi

Këtu është çelësi: truku i buzëve ombre është ta aplikoni buzëkuqin ngadalë dhe butësisht me një furçë buzësh. Filloni duke aplikuar buzëkuqin në qendër, në pjesën e brendshme të buzës suaj të poshtme dhe vazhdoni në pjesët jashtë. Më pas, përsërisni të njëjtin proces në buzën tuaj të sipërme.

Nëse dëshironi më shumë intensitet, mund të filloni me një buzëkuq nudo ose korrektor për ta bërë ngjyrën më të ndezur. Ose, mund të vendosni ngjyra të tjera me të njëjtën teknikë. Mbani mend: ne duam skaje të papërsosura dhe të hijezuara që të duken sa më të natyrshme, prandaj mos e mendoni shumë.

Kaq e lehtë ishte!

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!