Le të jemi të sinqertë, kur keni shpenzuar kohë dhe para për të një fenirim, do të dëshironit që ajo të zgjaste disa ditë. Por, për shumë prej nesh, të flesh me flokë të feniratur është shumë e vështirë; gjasat janë që do të zgjoheni me flokë të shprishur apo dredha.
Jeni kurioz se si të ruani pamjen pas fenirimit? Vazhdoni të lexoni për të zbuluar këshillat e ekspertit dhe parukierit të famshëm të L'Oréal Paris, Jonathan Colombini, se si të flini me flokë të feniruar, në mënyrë që të dukeni të këndshëm në mëngjes.
- Ruajeni formën gjatë natës
Është teknikë e veçantë për ruajtjen e fenirimit gjatë natës, thotë Colombini.
“Lidhni flokët në një topuz të lirshëm (ose dy nëse keni flokë të dendur) të vendosur në majë të kokës, kjo do ta mbajë fenirimin tuaj të paprekur dhe do të sigurojë që flokët tuaja të qëndrojnë të mrekullueshme”, thotë ai. Një mënyrë tjetër për të mbajtur fenirimin gjatë gjumit është të provoni të flini me flokët e vendosur mbi jastëk, në vend që të flini me flokë nën qafë.
- Vendosni jastëkut një këllëf mëndafshi ose sateni
Parandaloni elektrizimin e flokëve duke fjetur në një këllëf prej mëndafshi ose sateni. Butësia e mëndafshit dhe e satenit eliminon fërkimin mes flokëve tuaj dhe jastëkut dhe mund t'ju ndihmojë që flokët tuaj të duken të freskët në mëngjes.
- Gjallëroni flokët me shampo të thatë
Nëse zgjoheni dhe zbuloni se flokëve tuaj u mungon volumi, ju mund t'i ringjallni dukjen tuaj me pak shampo të thatë". Sipas Colombinit, "shampotë e thata i japin gjallëri dhe volum flokëve tuaj në mëngjes".
- Zbusni elektrizimin me llak flokësh
Edhe nëse keni ndjekur këshillat e mësipërme, mund të zbuloni se disa fije flokësh thjesht nuk do të qëndrojnë në vend. Një llak i lehtë, mund të ndihmojë në zbutjen e fijeven anësore të bezdisshme dhe në freskimin e pamjes së flokëve tuaj.
Burimi: lorealparisusa.com