Qasja e Cameron Diaz ndaj bukurisë dhe plakjes

Cameron Diaz ka dëshmuar edhe një herë pse është ylli i preferuar i Hollivudit nga të gjithë. Në një bisedë të re me Michelle Visage, aktorja flet për efektet "rinore" të famës, standardet joreale të bukurisë në shoqëri dhe pse ajo është njësoj si gjithë të tjerët. 

"Absolutisht, unë jam viktimë e të gjitha kundërshtimeve dhe shfrytëzimeve shoqërore të cilave u nënshtrohen gratë," i thotë ajo Visage. “I kam përjetuar të gjitha. Është e vështirë të mos e shikosh veten dhe të mos e gjykosh veten sipas standardit të të tjerëve të bukurisë.” 

Megjithatë, largimi nga qendra e vëmendjes e ka ndihmuar atë në rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit. “Gjëja e fundit për të cilën mendoj çdo ditë, është se si dukem”, tregon ajo. Është një largim freskues nga jeta e saj si aktore, ku ajo do të kalonte orë të tëra para pasqyrës për rregullimin flokëve dhe grimit "duke e ndarë veten në dysh". 

"Është toksike," shton ajo. “Është si, ‘Pse jam kaq e ashpër me veten? Trupi im është i fortë; trupi im është i aftë, pse të jem kaq e ashpër me të, kur ai më solli deri këtu?” Këshilla e saj për të kapërcyer këtë lloj autokritike? “Ndaloni së shikuari në pasqyrë dhe ndaloni muhabetet e selfie-ve”. 

Ndërsa Diaz përgatitet të mbushë 50 vjeç, ajo mezi e pret të ardhmen. “Mezi pres të jem 50 vjeç, është shumë e mrekullueshme sepse thjesht dini më shumë.” Sa i përket mënyrës se si synon të plaket, kur vjen puna te pamja e saj, ajo nuk shqetësohet. “Nuk dua të fokusohem se si do të dukem”, thotë ajo, duke pranuar se rrallë herë e lan fytyrën. “Unë tjeshtë nuk bëj asgjë. Unë kam miliarda produkte, të cilat i përdor dy herë në muaj nëse jam me fat.” aj nëse jam me fat.” 

Në vend të kësaj, Diaz dëshiron t'i drejtoj energjitë e saj për t'u ndjerë e fortë, në formë dhe plot energji për vajzën e saj. “Dua të ndihem vitale për fëmijën tim”, thotë ajo. “Dua të jem mamaja që vrapon rrotull. Unë dua që energjia ime të mbetet vitale.” 

Burimi: Vogue.com 

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!