Me përdorimin e syrit të saj të mprehtë për tipografi të cilësisë së mirë, studentja e dizajnit grafik dhe artistja për thonj krijon imagjinatë mahnitëse që i ka marr sytë e fansave të bukurisë në Instagram.
Janë disa dekada që ndjellin nostalgji aq potente sa që nuk mund t'i ikni ndikimit të tyre. Vitet 70 janë nga ato periudha. Dekada na ka dhënë stile flokësh voluminoze dhe fleksibile. Trendet e linjave grafike ultra-glamuroze, që nga epoka e diskos për të cilat ne ende jemi të emocionuar sot. Në këtë kohë, ne jemi duke e parë ndikimin e saj tek puna e artistes Rayah Naji, në të cilën ajo i kombinon artet e bukura për thonjt dhe aftësitë e dizajnit grafik për të krijuar "reklama" të mahnitshme që duket se kanë ardhur direkt nga revista e viteve 70.
"Reklamat" e Najit morrën një sasi të konsiderueshme të vëmendjes kur cicërrima e saj që shfaqte punën e saj u bë virale. Titulli i postimit ishte i përmbledhur dhe efektiv — "aftësitë e mia të dizajnit 🤝 arti im i thonjve." Dizajnet në mënyrë epike karakterizojnë një manikyr të bukur (siç janë këshillat e dhëna më poshtë nga Louis Vuitton French,) me sllogane të bëra në fonte retro.
Artistja 21 vjeçare na ka thënë se frymëzimi i saj së pari filloi me disa klasa dizajni. (Ajo është duke studiuar dizajn grafik në Universitetin Simmons dhe do të diplomoj në këtë semester.) Profesori i Najit në mënyrë të rregullt i ka ndarë me ndjekësit e saj revistat e vjetra me klasën, dhe ajo shumë shpejt ra në dashuri me fontet që përdoren zakonisht në reklama. "preferoj reklama të vjetra në krahasim me ato të ditëve të sotme sepse produktet janë paraqitur gjithmonë në një mënyrë më tërheqëse dhe argëtuese," thotë ajo për Allure. "Më pëlqen t'i sjell ideve të vjetra jetë të re."
Aftësitë e saj për dizajn grafik janë mprehur në klasën e saj, por aftësitë e saj për të bërë art në thonjt, ende jo. Ekspertiza e saj vjen nga mësimi i saj nga artistet e tjera në YouTube si dhe praktikave të shumta. Këtë vit, artistja e vet-mësuar është duke e marr zanatin më seriozisht. "E dashuroj dizajnin grafik, por krijimi i artit me duart e mia sjellë një kënaqësi të llojit tjetër," shpjegon ajo.
Por saktësisht si e bën kjo tërë këtë punë të bukur së bashku? Naji gjithmonë fillon me krijimin e manikyrit (duke i përdorur llaqet për thonj nga The Gel Bottle) para bërjes së fotove dhe fillimit të procesit të përmirësimit. Në mesatare, merr afërsisht nga një deri në dy orë për të përfunduar fotografinë.
Burimi: allure.com