A është keq të flejmë me flokë të lagura?

Nëse bëni dush para se të flini, ju sipas të gjitha gjasave keni hamendësuar nëse gjumi me flokë të lagura është problem. Ndoshta keni dëgjuar se kjo mund t'ju bëjë që të sëmureni apo se mund të dëmtoj flokët tuaja apo lëkurën. Cila është e vërteta?

Le të adresojmë së pari këtë mit “mund t'ju bëjë që të sëmureni”.

“Kjo ide duket se përshtatet në një folklor të vjetër se nëse trupi i juaj është i lagur, kjo do të mund të shkaktoj ftohje," thotë Dr. William Schaffner,  profesor i mjekësisë pranë Divizionit të Sëmundjeve Ngjitëse në Qendrën Mjekësore Univerzitare Vanderbilt.

Përderisa kjo ide mbizotëron tek shumica e njerëzve, Schaffner thotë se kjo gjë është hedhur poshtë qe një kohë të gjatë. Është e vërtetë që gjasat i keni më të mëdha që të ftoheni gjatë muajve të dimrit. Por kjo ka të bëjë me mënyrat se si shumëzohen dhe shpërndahen viruset respiratore, thotë ai. “Ju nuk mund të ftoheni duke qenë të ftohtë," shton ai.

Një thashetheme tjetër që ndërlidhet me flokët e lagura është idea që bakteriet e dëmshme do të kolonizojnë jastëkun tuaj. Bakteriet që shkaktojnë sëmundje dhe viruset nuk paraqiten në mënyrë spontane, dhe kështu ju nuk do të sëmureni nëse e bëni jastëkun tuaj të lagur gjatë natës, thotë Schaffner says.

Por ka një përjashtim. Disa hulumtime të kryera kanë treguar se jastëqet - posaçërisht ato të cilat janë prodhuar me material sintetik - mund të strehojnë asmën - apo alergji që shkaktohen nga myku dhe këpurdhat. Këto mikroorganizma kanë prirje që mbijetojnë në ambiente që kanë lagështi, thotë Dr. Payel Gupta, një mjeke alergjiste e certifikuar dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane për Mushkërinj.

Gupta thotë që nuk ka dëshmi se njerëzit të cilët flejnë me flokë të lagura përjetojnë më shumë simptoma alergjike ose asma, prandaj çdo shqetësim lidhur me flokët e lagura janë teorike. Por nëse zgjoheni me hundë të mbushura, që kruhen apo me sy me shumë lot, probleme të frymëmarrjes apo simptoma të tjera alergjike apo asma - ose edhe nëse nuk jeni me këto simptoma - ju duhet të lani mbulesat e jastëkëve me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë për të reduktuar ekspozimin ndaj çfardo irrituesi potencial.

Kur vie puna tek shëndeti i flokëve dhe lëkurës suaj, mund të jenë arsye të tjera legjitime për të cilat duhet të brengosemi lidhur me flokët e lagura.

“Në përgjithësi, është menduar se nuk janë të mira për flokët e lagura të flejmë me to,” thotë Dr. George Cotsarelis, profesor i dermatologjisë në Univerzitetin e Mjekësisë të Pensilvanisë. Përgjatë kohës - kurdo prej disa ditëve tek disa javë apo muaj - uji mund të degradoj shtresën e jashtme mbrojtëse të gjëndrës së flokut, e cila quhet kutikulë, shpjegon ai. Sapo të jetë dëmtuar kutikula, uji mund të penetroj atë dhe të kapë kortekstin e mbrendshëm të gjëndrës. Dëmtimi mund të shkaktoj theyrje, thotë ai, duke përfshirë humbjen e shkëlqimit dhe elasticitetit.

Por është me rëndësi të potencohet fakti që gati çkado që ju bëni me flokët tuaja - prej bërjes së tyre me brushë, tek tharja e tyre dhe deri tek ngjyrosja apo ekspozimi i tyre ndaj rrezeve të diellit - mund t'i dëmtoj ato. Përderisa fjetja me flokë të lagura mund të mos jetë optimale, përdorimi i kondicionerit mund të ndihmoj në rregullimin e tyre, thotë Dr. Adam Friedman, profesor dhe ushtrues detyre i udhëheqësit të departamentit të dermatologjisë tek Shkolla e Mjekësisë dhe Shkencave Shoqërore pranë Univerzitetit George Washington.

Friedman thotë që e njejta është e vërtetë nëse indet potenciale të lëkurës që mund të rriten nga fjetja me flokë të lagura. Nëse flini në mënyrë anësore në krah, apo në bark, lagja e jastëkut dhe lëkurës së fytyrës suaj mund të shkaktoj irritim, thotë ai. Gjithashtu, pasi që uji në flokët tuaja avullohet, kjo mund të promovoj thatësi në fytyrën apo lëkurën e kokës, thotë ai.

Por shumë njerëz flejnë me flokë të lagura dhe nuk duket se kanë ndonjë problem, thotë ai. Dhe në disa raste, flokët e lagura mund në fakt që jenë të dobishme për flokët. Hulumtimi ka treguar që ftohja e kokës suaj gjatë natës e qetësojnë aktivitetin metabolik të trurit në asi mënyra që e promovojnë gjumin e thellë dhe të qetë.

Mund të ekzistojnë rreziqe të vogla që shoqërohen me gjumin kur janë flokët e lagura. Por për të gjitha shqetësimet shëndetësore që ju mund të brengoseni, kjo nuk do të duhej t'ju bëjë që të qëndroni tërë natën pa fjetur.

 

Burimi: time.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!