Masazhi japonez i fytyrës mund të jetë një nga gjërat më të bukura që mund t'i bëjmë vetës. Kjo praktikë është vërtetuar se heq ëntjen e fytyrës tuaj dhe nxit mikroqarkullimin, i cili rrit qarkullimin e gjakut në enët që mund të grumbullojnë papastërti që shkaktojnë lëkurë të lodhur dhe rrudha të holla. Kjo rutinë gjallëruese jo vetëm që freskon qelizat e gjakut dhe largon ato papastërti, por gjithashtu e bënë lëkurën të ndihet fantastike dhe ju merr vetëm 2 minuta kohë gjatë rutinës tuaj për kujdesin e lëkurës. Ju mund të habiteni se sa shpejt kalojnë ato momente të çmuara.
Përfshini masazhet e fytyrës në rutinën e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Në mëngjes, masazhoni fytyrën duke e pastruar për të stimuluar mendjen dhe lëkurën tuaj. Në mbrëmje, bëni një masazh ndërsa hidratoni lëkurën me kremëra ushqyes. Ka shumë mënyra për t'i bërë masazhet e fytyrës, por çelësi është të lëvizni gjithmonë lart dhe jashtë, nga qendra e fytyrës.
Masazh fytyre Asayake
Asayake do të thotë "shkëlqim i mëngjesit" në japonisht. Ky lloj masazhi kërkon që masazhimi të bëhet me pëllëmbë të duarve ftohura me ujë të ftohtë për të shtrënguar dhe zgjuar lëkurën. Përsëritni hapat e mëposhtëm pesë herë.
- Hapi i parë: Aplikoni krem hidratues në duart tuaja për t'i lejuar ato të rrëshqasin në lëkurë.
- Hapi i dytë: Masazhoni butësisht duart lart përgjatë qafës.
- Hapi i tretë: Lëvizni lart nga qendra e mjekrës tuaj përgjatë kockës së nofullës, duke ushtruar presion të lehtë.
- Hapi i katërt: Vendosni gishtat përgjatë hundës dhe lëvizni nga jashtë përgjatë kockës orbitale.
- Hapi i pestë: Vendosni gishtat mbi vetullat tuaja dhe rrëshqitni lart drejt vijës së flokëve.
Masazh fytyre Yuyake
Ky masazh quhet “shkëlqimi i mbrëmjes”, ai çliron tensionin dhe detoksifikon përmes drenazhit limfatik, fillimisht fërkoni duart për t'i ngrohur. Pastaj përsërisni çdo hap më poshtë pesë herë.
- Hapi i parë: Filloni me gishtat pak sipër vijës së flokëve dhe largohuni nga balli me një lëvizje para-mbrapa lëkurës së kokës.
- Hapi i dytë: Aplikoni krem hidratues në duart tuaja. Shtypni gishtat mbi cepin e brendshëm të vetullave dhe rrëshqisni nga jashtë përgjatë vetullës, duke u ndalur para veshëve.
- Hapi i tretë: Shtypni gishtat tregues dhe gishtat e mesëm në bazën e hundës dhe lëvizni nga jashtë përgjatë mollëzave.
- Hapi i katërt: Vendosini gishtat pas veshëve dhe rrëshqisni përgjatë nofullës dhe qafës deri në kockën e klavikulës. Kjo është e vetmja lëvizje me drejtim poshtë që do të përdorni, për të inkurajuar kullimin limfatik.
Burimi: Oprah.com