Ka shumë persona me fat që duket se janë bekuar në mënyrë të mbinatyrshme me lëkurë të përsosur dhe të tonifikuar. Pastaj vijmë ne të tjerët.
Qoftë nga shenjat e akneve, enët e thyera të gjakut, rosacea, alergjitë apo acarime të ndryshme, skuqja mund të jetë një bezdi e vërtetë kur shpresoni për një lëkurë të qetë dhe të përsosur në të cilën të aplikoni grimin, për të mos përmendur njollat e errëta dhe rrathët poshtë syve.
Njollat e kuqe dhe zonat e errëta mund të jenë të vështira për t'u mbuluar me një fondantinë të thjeshtë, por lloji i duhur i korrektorit mund të ndikoj shumë, veçanërisht kur zotëroni artin e korrigjimit me ngjyra.
Korrigjimi me ngjyra është, në thelb, aplikimi i një ngjyre për të neutralizuar të kundërtën e saj. Gjithçka kthehet në atë që kemi mësuar në shkollë - rrota e ngjyrave! Le të shohim disa ngjyra neutralizuese dhe si t'i bëjmë ato të funksionojnë për ne.
Përdorimi i së gjelbrës
Së pari, le të shohim se si të përballemi me skuqjen. Nëse duam ta fshehim atë, duhet të zgjedhim ngjyrën që është në anën e kundërt me ngjyrën që duam ta fshehim në të gjithë rrotën e ngjyrave, e cila do të ishte jeshile për njerëzit me lëkurë të hapur me nuanca të lëkurës rozë. Për njollat e kuqe që mbulojnë një zonë më të madhe të fytyrës, një primer për korrigjimin e ngjyrave mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në minimizimin e poreve dhe linjave të holla.
Përdorimi i së verdhës
Njerëzit me nuanca të lëkurës të errët-mesatare deri në mesatare, me ten të verdhë, mendojnë se e verdha ndihmon në luftimin e skuqjes. P.sh. për të fshehur rrathët e errët poshtë syve, duhet të përdorim të verdhën, pasi është drejtpërdrejt përballë vjollcës në rrotën e ngjyrave.
Po korrektorët e tjerë?
Pasi të përdorni korrektorin për korrigjimin me ngjyra, mund të aplikoni një korrektor të thjeshtë dhe të lehtë për të ndihmuar në përzierjen e tij me fondantinën. Për një pamje sa më natyrale, sigurohuni që të aplikoni korrektorin tuaj përpara fondantinës. Nëse keni kapilarë të shpërthyer ose keni skuqje rreth vrimave të hundës, sigurohuni që të përzieni edhe pak korrektor rreth anëve të hundës. Përdorni pluhur të lehtë, të tejdukshëm për të vendosur korrektorin në vend përpara se të aplikoni fondatinën.
Goditni dy zogj me një gur
Nëse preferoni të mos merreni me përdorimin e shumë produkteve, ekziston një mënyrë tjetër për të maskuar skuqjen, kremërat korrigjues.
Hidratohuni
Para se të aplikoni blush-in tuaj, mos harroni të hidratoheni. Edhe pse kjo është gjithmonë e rëndësishme, është veçanërisht e domosdoshme që ta mbani lëkurën tuaj të hidratuar. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e mbledhjen e grimit vende-vende.
Është e vërtetë, mund të jetë frikësuese të përdorësh këto lloj ngjyrash në fillim, por me praktikë mund ta perfeksiononi. Dhe mbani mend, pak është shumë.
Burimi: Beautylish.com