Lexoni në vazhdim këshillat për rritjen sa më të shpejtë të flokëve duke arritur gjatësinë e dëshiruar.
- Mbani mend se flokët nuk rriten brenda natës. Rritja e flokëve merr vërtetë kohë. Flokët në mënyrë tipike rriten vetëm rreth një të katërtën e një centimetri, thuhet sipas stilistëve të njohur botëror. Thjeshtë duhet të praktikoni që të jeni të durueshëm dhe rezultatet vijnë.
- Ironikisht, gërshërët janë miku juaj. Megjithëse shkurtimi i majave të flokëve rregullisht nuk ndikon që ato të rriten më shpejtë, por që i mban ato më të shëndetshme dhe parandalon dëmtimin e tyre, andaj edhe preferohet prerja më shpesh. Është mirë të kërkoni sugjerim nga stilisti juaj i flokëve për gjatësinë e prerjes çdo 10-12 javë për të parandaluar skajet e dëmtuara.
- Përdorni kondicioner çdoherë që lani flokët me shampo. Nëse flokët tuaja janë të lagur, kjo nënkupton se duhet të përdorni kondicioner. Me kalimin e kohës, nga ngjyrosja apo përdorimi i preparateve ngrohëse, majat e flokëve fillojnë të hollohen dhe të humbin cilësinë. Kondicioneri ndihmon në zëvendësimin e lipideve dhe proteinave brenda boshtit të flokëve, duke bërë që flokët të rriten shpejtë dhe shëndetshëm.
- Mos i lani me shampo sa herë që bëni dush. Është tronditëse kur dëgjon se disa femra anashkalojnë kondicionerin kur bëjnë dush, gjë që është gjëja më e keqe që mund të bësh për flokët – sidomos kur përpiqesh t’i rritësh të gjata – dhe në të vërtetë është shampoja që duhet ta anashkaloni sa më shumë të jetë e mundur. Qëllimi i shampos është të eliminojë papastërtitë por nga ana tjetër mund të largojë edhe vajrat natyralë që i mbajnë fijet e flokëve të buta dhe të shëndetshme.
- Bëni një shpëlarje me ujë të ftohtë në fund të çdo dushi. Kjo me të vërtetë ndihmon në rritjen e flokëve duke i mbajtur të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Uji i ftohtë shtrihet më lehtë në pjesën e jashtme të flokëve, gjë që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë dhe dëmtimit nga nxehtësia – vetëm se këtë duhet ta bëni për disa sekonda ndërsa efektet janë të mahnitshme.
- Aplikoni një trajtim me vaj ose maskë çdo javë. Flokët që janë më të gjata se nën shpatullat tuaja nënkuptojnë se janë më të vjetra dhe se duhet kondicioner shtesë për t’i mirëmbajtur ato. Sugjerohet përdorimi i maskave dhe vajrave me bazë hidratuese për çdo javë. Është mirë të bëni trajtim natyral para se të aplikoni shampo, të tillë si me vaj kokosi, bajame apo vaji jojoba. Meqenëse vajrat mund të lënë mbetje në flokë, lëreni të veprojë për rreth 10 minuta e më pas lani me shampo. Këto vajra janë në gjendje të mbushin fijet e flokëve me acide yndyrore dhe pasi të pastrohen me shampo të rregullt ndikojnë në ushqyerje.
- Merrni në konsideratë përdorimin e suplementeve për rritje të flokëve. Trupi juaj kërkon shumë lëndë ushqyese për të arrirë flokë të reja, nga proteinat e mjaftueshme e deri tek një shumëllojshmëri e mineraleve thelbësore. Pra, është e rëndësishme dieta juaj e të ushqyerit sepse një dietë e ekuilibruar ndihmon në marrjen e sasisë së duhur të vlerave ushqyese për krijimin e flokëve të shëndetshëm. Para se të filloni me ndonjë suplement është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj që të siguroheni në sasinë e duhur.
- Krehni flokët me brushë të butë. Krehja e vazhdueshme e flokëve mund të shkaktojë dëm fizik ndaj flokut tuaj, andaj keni kujdes gjatë krehjes sidomos kur i keni flokët e lagura, sepse kjo mund të shkaktojë rënien e flokëve. Investoni në krehër të butë dhe cilësor në mënyrë që ta keni më lehtë procesin e krehjes.
- Hidhni jastëkun tuaj të pambukut. Rekomandohet që të përdorni jastëk prej mëndafshi apo sateni sepse ka një sipërfaqe më të butë që nuk shkakton fare fërkim.
- Kurrë mos mbështjellni flokët me peshqir. Çfarë mund të jetë më e dëmshme se kapja e flokëve me peshqir? Kjo shkakton shumë thyerje dhe dëmtim sepse flokët shtrëngohen aq shumë dhe si pasojë e brishtësisë mund të dëmtohen lehtë. Përzgjedhni të paktën peshqirë më të butë mikrofibër të cilët janë krejtësisht të përshtatshëm për tharjen e flokëve.
- Ndërroni lidhjen e flokëve bisht. Është një lëvizje e lehtë që ju ndihmon në ruajtjen e fijeve të flokëve duke mos i mbajtur të shtrënguar vetëm në një pjesë.
- Nëse keni flokë të thinjur, të thatë apo shumë të brishtë, provoni trukun për të bërë një bishtalec apo punxh. Kështu flokët tuaj do të pushojnë nga tensioni i lastikut që përfundon i mbështjellur rreth flokëve dhe ju ndihmon t’i mbani të kapur butësisht.
- Jepuni flokëve tuaj pushim kur bëhet fjalë për mjetet ngrohëse për flokë pasi kjo shkakton dëmtim të madh në flokët tuaj. Sa më të shëndetshëm t’i keni flokët, aq më shumë do të rriten ato!
Burimi: cosmopolitan.com