Adriana Lima është jashtzakonisht femër tërheqëse saqë ajo kurrë nuk ka dëgjuar për faceTune. “Unë dua të jem reale dhe pa mashtrime. Sidomos keni rastin të më shihni nëpër fotografitë e mia gjatë stërvitjeve, dukem tërësisht e djersitur dhe shkatërruar”, thekson Lima. Më poshtë Lima ndan këshillat si të shëroni aknet brenda natës, trajtim bukurie me avokado si dhe sekreti i një selfie supermodelesh.
Qasja e saj për kujdesin e lëkurës
Pas zgjimit nga gjumi ajo pohon se nuk e tepron me aplikim të shumëllojshëm të produkteve kozmetike. Ajo thjesht vë krem dielli dhe fillon sakaq punën. Ajo thekson edhe për përdorimin e pastruesve të fytyrës, serume dhe losione të lehta. Çdoherë që të udhëtoni, lëkura juaj varet nga moti dhe klima dhe ndryshimet në lëkurë bazohen në shumë gjëra të ndryshme se çfarë hani dhe ku udhëtoni.
Eliminimi i akneve brenda një nate
Unë thjeshtë relaksohem dhe pres derisa një puçërr të zhduket. Zakonisht më shumë se një puçërr nuk më paraqitet në fytyrë, por në rastet e tilla thjeshtë aplikoj pak pastë dhëmbësh në vendin ku ndodhet puçrra dhe brenda nates ajo thahet.
Pamja e saj e përditshme rrezatuese
Në agjendën e bukurisë sime gjatë qëndrimit në Miami ndodhem në prani të fëmijëve të mi dhe më pëlqen të vë maskara dhe shkëlqyes buzësh. Por, kur dal për ndonjë mbrëmje, më pëlqen të vë buzëkuq me nuancë të kuqe, thjeshtë jam e çmendur pas tij.
Zgjidhja e flokëve brenda natës
Në Brazil bëjmë lloj lloj kapje flokësh. Ju mund ti kapni flokët apo ti mbërtheni nga pas me shnolla e pastaj gjatë ditës ti lironi. Secila femër braziliane e di se si bëhet kjo. Unë praktikoj kapjen e flokëve vetëm në rast të ndonjë takimi të rëndësishëm apo një darkë të këndshme me miqtë.
Stërvijtet e saj
Më pëlqen boksi. Kur udhëtoj, praktikoj më shumë vrapimin, dhe ndonjëherë ngritjen e peshave. Mvaret nga mënyra se si ndjehem. Unë pëlqej stërvitje të rënda dhe intenzive, ku djersitem jashtmase dhe përjetoj shumë lëvizshmëri.
Si të qëndroni të motivuar
Gjithmonë e motivoj veten për stërvitje pasi mendoj gjithëherë për rezultatet pozitive – është një ndjenjë shumë e mirë. Meqenëse kam fëmijë dhe udhëtoj shpesh, duhet patjetër që të ushqej trupin tim, kështuqë unë ushqehem shëndetshëm me fruta, perime, proteina dhe gjithçka që mban trupin tim në balans. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj akoma të jem një modele për kaq shumë vite me rradhë.
Për një ‘selfie’ të përsosur
Unë zakonisht pëlqej të bëj fotografi nga pozicioni lart. Nuk e di pse. Nuk mendoj se jam ndonjë eksperte e selfie-ve, por që për mua fotografimi nga lart vërtetë funksionon për një pamje të mrekullueshme.
Rituali i saj i përditshëm në lidhje me bukurinë
Më pëlqen të përziej kondicionerin tim me një avokado të tërë. Pra, flokët marrin një shkëlqim të përkryer. Këtë e përdori vetëm për flokët dhe jo më shumë se një herë në javë.
Burimi: elle.com