Pse nuk kemi menduar për këtë manikyr?!

Të gjithëve ju ka ndodhur të frekuentoni sallonet e thonjve dhe duke ju treguar ku të uleni që të prisni përderisa ato përfundojnë thonjtë e dikujt tjetër. Dhe deri sa pritni, ju sugjerojnë të përgjedhni ngjyrën tuaj të preferuar për manikyr.

Pra, ju ndodheni para një dileme të madhe, të zgjedhni të kuqen klasike sikur Olivia Palermo apo thjeshtë të zgjedhni nuancën nudo që shkon me gjithçka? Po çfarë nëse lakmoni për rozë të ndritshme, apo të purpurtë?

Për më tepër, nëse jeni në sezon veror dhe aplikoni ngjyra të mërzitshme si rezultat i përzgjedhjes së gabuar, ose thjeshtë e merrni të kuqen si univerzale që të dukeni mbresëlënese nëpër ahengje të ndryshme.

Pra, ndoshta keni dëgjuar për Emma Young – le t’i referohemi asaj si gjeni teknik tash e tutje – është zbulim apo truk i mahnitshëm që ju ndryshon jetën duke ju lejuar të përzgjedhni nuancën tuaj të preferuar duke përfshirë Iphone-in tuaj dhe aplikacionin Snapchat.

Ndoshta nuk e keni entuziazmin sa unë, por besoni se vërtetë është një truk që ju bën përshtypje në rastet kur jeni konfuze apo veproni me emocione në përzgjedhjen e llakut të thonjve.

Gjeniu teknik, Emma, thjeshtë merr një fotografi të ngjyrës së thonjve të rremë dhe më pas përdor Snapchat për ta kthyer në një sticker apo ngjitës të caktuar.

Pasi të marrë sticker-in, ajo e vendosë mbi njërin thua për të parë saktësisht se si do të duket ngjyra dhe sa e përshtatshme do të jetë në duart e saj.


Burimi: look.co.uk

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!