A keni menduar ndonjëherë se si t'i jepni qerpikëve një volum shtesë? Ja një teknikë nga profesionistë të grimit për të maksimizuar volumin dhe gjatësinë e qerpikëve!
Si të përfitoni nga brusha e maskarës tuaj
Mbështilleni brushën e maskarës me një peshqir të vogël ose qese, në mënyrë të mos i ndotni gishtërinjtë.
Kapni kokën e brushës dhe përkuleni ngadalë në mënyrë që të jetë në një kënd 90 gradë.
Aplikoni maskarën në zonat më të vështira për t'u arritur, si qerpikët e brendshëm dhe të poshtëm, duke mbajtur shkopin me gishtin tregues dhe gishtin e madh. Kjo ju mundëson të shtyni brushën e maskarës më thellë në bazën e qepallës, duke siguruar qerpikë më të trashë.
Tundeni brushën në mënyrë të përsëritur tek baza e saj dhe ngrijeni lart. Nëse nuk dëshironi ta deformoni brushën e maskarës tuaj, kjo teknikë funksionon njësoj edhe me brushat e maskarës njëpërdorimshëm, të cilat mund edhe t'i përdorni për të fshirë mbetjet e maskarës pas aplikimit.
Këshilla e parë: Mbani një sasi të vogël të brushave njëpërdorimshme të maskarës për rregullimin e përsosur të vetullave (ato janë të shkëlqyera për të hequr grimin e tepërt nga vetullat).
Këshilla e dytë: Përdorni fundin e brushës njëpërdorimshe për të aplikuar ngjitësin e qerpikëve artificial. Vendosni një sasi të vogël ngjitësi në fund të brushës dhe aplikojeni atë në qerpikët artificial për aplikim të barabartë.
Burimi: Beautylish.com