Çfarë duhet të hani për një buzëqeshje më të bardhë

Po kërkoni një mënyrë të shpejtë dhe të lirë për t'i mbajtur dhëmbët tuaj të bardhë? Ju jeni me fat! Këtu janë disa trajtime natyrale që mund t'i provoni në shtëpi.

  1. Luleshtrydhet, mollët dhe rrushi

Ngrënia e luleshtrydheve, një molle të gjelbër apo rrush pas drekës ndihmon që buzëqeshja juaj të shkëlqejë. Pse? Acidi malik që gjendet në këto fruta vepron si një astringent, duke larguar njollosjen nga sipërfaqja. Ju madje mund të krijoni një pastë dhëmbësh vet, duke përzier luleshtrydhet e grimcuara në një tas me pak sodë bikarbonati (sodë buke) dhe më pas fërkoni përzierjen mbi dhëmbët tuaj. Vetëm sigurohuni që ta shpëlani tërësisht më pas për të hequr mirë farat e dredhëzës.

  1. Limoni

Limonët janë të mrekullueshëm në shumë aspekte, por a e dini se ata gjithashtu mund të heqin njollat? Në të vërtetë, fruti me kaq shumë veti përmban acid acetik, i cili vepron si një agjent zbardhues kundër kafesë, verës dhe substancave të tjera errësuese. Hidhni një lugë gjelle lëng limoni në shpëlarësin e gojës ose, përzieni lëngun me pak kripë ose sheqer dhe fërkoni skrabin mbi dhëmbët tuaj.

Nëse nuk keni shumë kohë, thjesht përtypja e një çamçakëzi ose pirja e ujit pas ngrënies do të ndihmojë në larjen e grimcave të ushqimit dhe baktereve që mund të çojnë në njollosjen e dhëmbëve.

Burimi: Beautylish.com

UNI Cosmetics Blog i dedikohet tërësisht promovimit të temave rreth flokëve, grimit, thonjve, trupit, modës dhe shumë temave të tjera edukative. Të gjitha temat, videot, fotot realizohen me një përkushtim të madh, duke angazhuar profesionistë nga secila fushë, me qëllim që t’ju ofrojmë një udhëzues për stilin tuaj të përditshëm!