Njerëzve ju pëlqen shkëlqimi që fitojnë nga pjastra, por nganjëherë mund të rezultojë në flokë që nuk duan të lëvizin. Andrew Carruthers, sygjeron përdorimi i pjesëve diagonale duke përdorur lëvizje të ngadalshme të pjerrëta për flokë me shkëlqim dhe volum.
Pjesë diagonale
Përdorimi i pjesëve diagonale ndihmon në krijimin e një finishi të lëmuar përderisa ruan lëvzijen në flokë. Pjesët horizontale krijojnë shtresa të rrafshëta të cilat bien njëra mbi tjetrën, përderisa pjesët diagonale krijojnë shtresa që bien në diagonale në mënyrë që të lëvizin sa më lehtë dhe më mirë.
Ngadal dhe me temperaturë të ulët
Temperatura e ulët me lëvizje të ngadalshme ose temperaturë e lartë me lëvizje të shpejtë? Ngadal dhe temperaturë e ulët do të krijojë rezultate të barabarta, pasi që i lejon temperaturës të shpërndahet tërësisht në flokë.
Pjerrët
Në mënyrë që ti shmangemi majeve të pa jetë dhe flokëve pa volum, lakoni majat e flokëve duke përdorur pjastrën si dhe me anë të një krehëri. Kjo lehtësisht lakon flokët duke krijuar lëvizje të mira me maje të lëmuara.
Burimi: instyle.com