Aftësia për të arritur buzë të trasha duhet të përfshihet në aftësitë tuaja të grimit, ashtu sikur jeni të aftë për të arritur grimin e syve cat-eye dhe aplikimin e maskarës gjat kohës në mes të bisedës. Mund të themi se trendi i buzëve joshëse- e popularizuar nga Kylie dhe fotografitë e Instagramit- zyrtarisht është bërë një pamje kryesore e bukurisë. Edhe nëse nuk ju pëlqejnë këto gjëra, nuk do ju kushtonte asgjë nëse i mësoni disa hapa për të transformuar buzët e holla në ato të trasha, sikur sapo keni dalur nga estetika.
Grimerja Rokael Lizama na tregon hapat se si të arrijmë këtë trend të buzëve:
- Qëroni buzët me një qërues ose një brushë të dhëmbëve për të larguar lëkurën e vdekur.
- Vizatoni buzët jasht vijës natyrale të buzëve duke përdorur një laps të buzëve.
- Me anë të një brushe të rrafshët dhe me anë të një baze grimi, krijoni një vijë jasht vijës së buzëve.
- Mbushni buzët me një buzëkuq. Përdorni ndonjë buzëkuq me ngjyrë më të hapur në mes të buzëve për ti bërë buzët të duken më të mbushura.
- Për një dimenzion shtesë, përdorni shkëlqyes të buzëve me pak vezullimë.
Burimi: vogue.fr