Trajtimi i thonjëve me një pedikyr pa shkuar në një sallon profesional do të ju kursejnë kohë dhe para. Një pedikyr shtëpiak nuk do të marrë shumë nga koha juaj në qoftë se ju ndiqni këto hapa të lehtë që i japin këmbët tuaja një pamje vibrante.
1- Përgatitni një legen të mbushur me sasi të mjaftueshme të ujit të ngrohtë, të mjaftueshme për të thithur këmbët tuaja. Hidhni në ujë sasinë e dëshiruar të pastruesit të këmbëve, kripës së banjos apo kripës Epsom.
2- Lageni një top pambuku me pastrues llaku ose aceton. Përdoreni atë për të hequr llakun e vjetër nga thonjët tuaj.
3- Shkurtoni dhe limoni thonjët. Gjatësia dhe forma e thonjve varen nga preferencat e juaj.
4- Zhytni këmbët tuaja në legenin e mbushur me ujë të ngrohtë për të paktën 10 minuta. Ju mund t'i zhytni ato shumë më gjatë nëse dëshironi.
5- Fërkoni të dy këmbët me një furçë të vogël. Procesi jo vetëm që do të heqë lëkurën e vdekur por madje edhe do të zbutë këmbët tuaja.
6-Aplikoni krem qërues për këmbë për të zbutur më tej dhe zhveshur këmbët tuaja dhe zonat më të vrazhda.
7- Hiqni këmbët tuaja nga legeni. Pastaj, thani ato me peshqir. Kur tharja të përfundojë, masazhoni këmbët me një losion masazhi për këmbë.
8-Shtyjini kutikulat përgjatë thonjve me një shkop portokalli. Pas zhytjes së këmbëve në ujë të ngrohtë, kutikulat do bëhen të buta.
9- Për të forcuar thonjtë dhe për të shmangur thyerjet, aplikoni një shtresë bazë. Sigurohuni që sipërfaqet e pjerrëta dhe të pabarabarta të thonjve tuaj janë mbuluar siç duhet.
10- Aplikoni ngjyrën tuaj të zgjedhur të llakut. Lëreni shtresën e parë të thahet para se të bëni një aplikim të dytë të llakut.
11- Për të përfunduar me tërë procesin e pedikyrit, e tëra që duhet të bëni është që të aplikoni një top kot dhe rezultati do jetë një pedikyr i përsosur i këmbëve.
Burimi: foot.com