Para se të mendoni në shtimin e një ngjyre të buzëve apo hijeve të syve dhe eyeliner, pamjet më të bukura të grimit fillojnë me një bazë të mirë. Përderisa nuk ekziston aplikim i drejtë apo gabim në lidhje me grimin, nëse renditja e produkteve ju huton paksa, atëherë këtu është Lisa Potter- Dixon për të na treguar se si të arrini një bazë të mirë për një grim të bukur.
Më në fund do ta kuptoni nëse ju duhet të aplikoni korrektorin para bazës së grimit apo jo, disa këshilla për kontur dhe disa këshilla tjera në lidhje me grimin që nuk i keni ditur më herët.
- Përgatitni
Në mënyrë që të arrini një bazë të përsosur me shkëlqim, ju duhet të përgatitni lëkurën tuaj në tërësi. “Nëse nuk hidratoni lëkurën para se të aplikoni grimin, nuk do qëndroj edhe gjat dhe nuk do të duket aq bukur” thot Lisa, madje edhe lëkura e yndyrshme ka nevojë për hidratim.
“Ju duhet të hidratoni lëkurën 10 minuta para se të aplikoni grimin në mënyrë që ti lejoni asaj të arrij efektin e duhur”.
Këshillë: Aplikoni hidratuesin dhe pastaj rregulloni flokët, pastroni dhëmbët para se të filloni me grim.
- Primer & shkëlqim
Ekzistojnë disa lloje të primer-ëve, të formuluar për efekte të ndryshme. Ja si ta zgjidhni të duhurin për ju.
“Nëse ju keni lëkurë të yndyrshme dhe pore të hapura, një primer me bazë silikoni është i duhuri për ju” thot Lisa. “Sigurohuni që është jokomedogjenik në mënyrë që mos ti bllokoj poret e juaja”.
“I preferuar është një primer ndriçimi – aplikimi i së cilit do e bëj lëkurën të shkëlqej gjat tërë ditës. Për lëkurat me ngjyrë më të çelët, zgjidhni primer me ndërtone argjendi, për lëkurë më të errët, zgjidhni primer me ndërtone ari.
Gjithmonë duhet të aplikoni primer-in pas hidratuesit, por para bazës së grimit. “Filloni në qendër të fytyrës duke vazhduar me përzierje anash, shtoni më tepër në zonat e yndyrshme, pasi që kjo do ndihmoj në luftën kundër shkëlqimit gjat ditës.”
Pasi të aplikoni primer-in ju mund të aplikoni menjëher edhe bazën e grimit, nuk keni nevoj të prisni pas aplikimit të saj.
“Përdorni gishtërinjt për aplikimin e primer-it pasi që ngrohtësia e gishtërinjëve do e ndihmojë primerin të depërtojë në lëkurë”
- Baza e grimit
“Një nga gabimet kryesore që ne bëjmë në lidhje me bazën e grimit është se aplikojmë sasi të madhe të bazës, me mendimin se: sa më shumë bazë aq më mbulues do bëhet” thot Lisa. “Baza përdoret për të barazuar ngjyrën e lëkurës, ndërsa korrektori është ai që fsheh të metat në lëkurë”.
“Mënyra më e mirë për aplikimin e bazës është përdorimi i në sfungjeri të njomët” thot Lisa. “Meqë sfungjeri do jetë paksa i lagur, do e ketë të pamundur pastaj të thith produktin”.
“Mos harroni të aplikoni bazë edhe në qafë për një finish të barabart” thot Lisa. “Nëse preferoni pudër, aplikojeni në të njejtën mënyrë por me një brushë kompakte dhe aplikojeni me lëvizje rrethore pasi që kjo ju jep një finish të bukur”.
- Korrektor
Nëse nuk e keni kuptuar deri më tani, korrektori është shoku juaj më i mirë. “Nëse e aplikoni në mënyrë të duhur, ai mundet të fsheh gjithçka: rrathe të errëta, skuqje, njolla etj”.
“Juve ju duhen 2 lloje të korrektorëve: një korrektor i lëngshëm për pjesën nën sy dhe një korrektor krem për pjesën tjetër të fytyrës”, thot Lisa.
Për pjesën nën sy, merrni një korrektor me gjysmë hije më të hapur se sa baza, pasi që juve ju duhet që kjo zonë të jetë më e ndritshme. Përse i lëngshëm? “Zona e syve është 40% më e hollë se sa pjesa tjetër e lëkurës së fytyrës” thot Lisa.
Korrektori krem mund të jetë me ngjyrë të njejtë si baza, pasi që ai do përdoret në lëkurë të fytyrës dhe do ketë efektin e fshehësit.
Aplikoni korrektorin mbi bazën e grimit, në mënyrë që të shënjestroni zona të caktuara. Nëse e aplikoni nën bazë, ju do e largoni atë duke e aplikuar bazën.
“Nëse pjesa poshtë syve është e yndyrshme, aplikoni pak pudër pluhur”.
Për aplikim të korrektorit në pjesën tjetër të fytyrës, Lisa rekomandon përdorimin e gishtrinjëve në mënyrë që të krijoni një ngrohtësi dhe të lidhni korrektorin me bazën tuaj.
- Bronzer
Bronzeri dhe skuqësi bashkëpunojnë në harmoni të përsosur. Mos mendoni të zgjidhni në mes të dyjave se cilën do e përdorni , pasi që të dyja bëjnë punë të ndryshme.
“Bronzeri përdoret në mënyrë që ti jepni ngjyrës së lëkurës suaj ngrohtësi dhe pamje të shëndetshme, ndërsa skuqësi ju jep ngjyrë”, thot Lisa.
Qoftë përdorni bronzer pudër, krem apo të lëngshëm, aplikimi është i njejtë për të gjitha.
“Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë e aplikimit të bronzerit, është vizatimi i numrit 3 anash fytyrës suaj,” thot Lisa. ” Kjo do ju jep një kontur të butë dhe natyral”
Mos harroni të aplikoni edhe në qafë në mënyrë që qafa juaj të përshtatet me fytyrën.
- Skuqësi
Pjeshkë, roze dhe terrakota- aplikimi është mjaft i lehtë kur e gjeni hijen e duhur të tijë.
“Mënyra më e lehtë e aplikimit të skuqësit është duke buzëqeshur dhe aplikimi i tijë në mollëza” thot Lisa.
“Skuqësi në formë të pluhurit është i mirë nga finishi mat tek ai me shkëlqim, ndërsa skuqësi në formë të kremës është i mirë për një finish të njomë dhe shkon mirë me një bazë të lëngshme.”
- Theksimi
Theksimi në mënyrë të duhur është shumë efektiv. Mund të shtojë stukturë dhe shkëlqim në fytyrën tuaj.
“Pjesa më e mirë për aplikim të theksuesit janë pikat më të larta të fytyrës”, thot Lisa. “Këto janë pjesët ku drita reflektohet më së shumti, aplikoni në mollëza, në ashtin e vetullës dhe poshtë qendrës së hundës”.
Burimi: glamourmagazine.co.uk